Veto franceze për negociatat

Postuar në 15 Tetor, 2019 12:20

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të diskutojnë sot nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut  do të lejohen të nisin bisedimet zyrtare për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Një hap i tillë nuk mbështetet nga Franca, që pritet të vendosë veton për të dy vendet. Diplomatë europianë i thanë Agjencisë Gjermane të Lajmeve se Parisi i sheh gjërat ndryshe nga vendet e tjera edhe pse është i izoluar në qëndrimin e vet.

Rusia ndërmjetëson marrëveshje mes kurdëve dhe Damaskut zyrtar kundër Turqisë

Postuar në 15 Tetor, 2019 11:11

Kurdët kanë arritur një marrëveshje me qeverinë siriane të Bashar al Assad për frenimin dhe kundërvënien e ofensivës turke në veti të Sirisë. Mediat raportojnë se kurdët do të dorëzojnë qytetin e Manbij dhe Kobanes në kontrollin e Damaskut zyrtar pas një marrëveshjeje që u ndërmjetësua nga Rusia. Media shtetërore siriane njoftonte dje se trupat ushtarake kanë nisur lëvizjen drejt veriut të vendit për të “përballur agresionin turk në territorin sirian”.

Me kë është Shqipëria në Siri?

Postuar në 15 Tetor, 2019 02:44

U mendua se ishte një rrokadë e organizuar në terren. Amerikanët dilnin jashtë sepse nuk dëshironin më të luftonin në Siri, turqit hynin brenda. Presidenti amerikan Donald Trump e mbrojti tërheqjen me faktin se SHBA nuk ka pse të angazhohet në luftëra të pafundme tribale që zhvillohen prej qindra vjetësh. Kur sapo u duk se pazari ishte mbyllur, plasi çështja kurde. Po me kurdët? Si mund të braktisen ata kaq kollaj?

Venecian e lexon si të duash

Postuar në 14 Tetor, 2019 18:33

Komisioni i Venecias nuk i ka lëvizur ndonjë gjë të madhe draftit fillestar të vet për çështjen e opioninit të kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Në opinionin e publikuar, Komisioni thekson se ai ka marrë parasysh pretendimet e të gjitha palëve duke dalë në disa përfundime që në fakt nuk e shterojnë debatin aktual.

Por ky opinion mund të vihet në konteket të debatit nisur nga reduktimi që i është bërë nga mediat afër pushtetit:

A ka shkelur Kushtetutën Presidenti i Republikës kur shtyu datën e zgjedhjeve lokale?

Ambasadori turk në Tiranë: Besojmë se kemi mbështetjen e Shqipërisë për luftën në Siri (Video)

Postuar në 14 Tetor, 2019 18:26

Ambasadori i  Turqisë në vendin tonë, Murat Ahmet Yoruk, doli sot në një konferencë për shtyp për të sqaruar qëllimet e sulmit të ushtrisë turke në Siri. Ai tha se operacioni i quajtur “Burimi i paqes” do të garantojë pikë së pari rikthimin e sirianëve në shtëpitë e tyre.

Yoruk theksoi se forcat e armatosura turke po veprojnë vetëm në hapësirat ku gjenden militantët e DAESH-it, PKK-së dhe YPG-së, duke shtuar se kjo është edhe arsyeja pse Ankarajmë po përpiqet të krijojë një zonë sigurie në veri të Sirisë.

Dhoma Italiane e Tregëtisë: Në Shqipëri gjërat nuk funksionojnë

Postuar në 14 Tetor, 2019 17:50

Debati publik në Shqipëri është i dominuar  jo rastësisht nga temat politike, duke i dhënë pak hapësirë asaj çfarë ndodh realisht me ekonominë dhe treguesit që publikohen periodikisht lidhur me rritjen ekonomike. Së fundmi Dhoma Italiane e Tregëtisë në Shqipëri CIA dhe Confindustria Albania kanë reaguar lidhur me shifrat e bëra së fundmi publike nga INSTAT për e rritjen e PBB-së për temujorin e dytë të këtij viti ku sipas tyre ka pasur një ngadalësim më shumë se dyfishi nga sa ishte parashikuar nga Qeveria.

Majtas.net, kosherja dixhitale e së majtës

Postuar në 14 Tetor, 2019 14:34

Është thënë shpesh se një nga armët kryesore të z.

Retrospektivë/Nga Macmillan që qante para De Gaulle për të hyrë në TPE te Brexit

Postuar në 14 Tetor, 2019 13:17

Debati i pafundëm për marrëveshjen e Brexit ka detyruar mediat të sjellin në vëmendje episode historike që duan të shpjegojnë drejtësinë e liderëve të dikurshëm. France 24 sjell kështu qëndrimin e ish-presidentit Charles de Gaulle që kundërshtonte përfshirjen e Britanisë së Madhe në Tregun e Përbashkët Europian.

Rrëfimi i një Bilbilfryrësi, ish-agjent i CIA-s

Postuar në 14 Tetor, 2019 12:51

"Shkalla e lirisë së një vendi matet vetëm nga respekti që ai tregon për të drejtat e qytetarëve të tij"- Edward Snowden.

Ish-agjenti greko-amerikan, John Kiriakou i konsideruar si  Whistleblowrs pasi denoncoi  përdorimin e torturave të CIA-s në burgjet sekrete flet në një intervistë të gjatë për rrezikun me të cilin përballet demokracia dhe publiku nga operacioniet e pakontrolluara të shërbimeve të sigurisë, presidencën Trump dhe përplasjet në Lindjen e Mesme

Gropa financiare e Shqipërisë, KLSh: Qeveria po fsheh detyrimet reale

Postuar në 14 Tetor, 2019 12:43

Revista “Monitor” shkruan sot se qeveria shqiptare ka fshehur detyrimet e prapambetura që arrijnë në 75 miliardë lekë, me synim ruajtjen formale të parametrave buxhetorë. Revista flet për një skenar të ngjashmë me Greqinë, një vend ku kriza financiare shpërthu edhe si pasojë e keqraportimit të qëllimshëm nga autoritetet greke të kohës të bilancit. Dokumenti që konstaton këto shkelje është raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, “Mbi zbatimin e buxhetit të shtetit 2018” sipas të cilit raportimi i Ministrisë së Financave është i ndryshëm nga treguesit realë buxhetorë. Në thelb kjo fsheh mun

Pages

Subscribe to ResPublica RSS