Teatri Kombëtar mund të restaurohet dhe konservohet
Në një intervistë për gazetën “Panorama” Emin Riza, specialist i vjetër i monumenteve thotë se Teatri Kombëtar mund të restaurohet dhe se ai nuk duhet prishur.
Përse nxiton AMA?
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka reaguar sot me një deklaratë për shtyp ku trajton ndryshimet e fundme në tregun e mediave, konkretisht daljen e Klan dhe Klan Plus nga paketat e Digit-Alb. AMA thotë se reagimi i saj vjen si pasojë e ankesave të një numri të konsiderueshëm të ardhura pranë saj nga qytetarë në numër të konsiderueshëm. Gjithashtu AMA thekson se ka ngritur dhe një praktikë pranë Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit në lidhje me këtë.
BE drejt ndalimit të përdorimit të chlorpyrifos dhe chlorpyrifos-methyl në bujqësi
Bashkimi Europian pritet të ndalojë përdorimin e pesticideve chlorpyrifos dhe chlorpyrifos-methyl që përdoren kundr in sekteve në perime dhe fruta. Sipas vlerësimit të ekspertëve të vendeve anëtare të BE-së këto dy pesticide nuk kanë një kufi minimal për përdorim që të mos jetë i dëmshëm për shëndetin e njeriut, ndaj edhe vendimi i vetëm që mbetet është nxjerrja e tyre nga qarkullimi.
Raportet e brendshme: Frontex, dhunë ndaj emigrantëve në kufi
Shumë raporte konfidenciale të Agjensisë Evropiane të Kufirit, Frontex raportojnë se në kufijtë e jashtëm të BE, ekziston "përdorim i tepërt i forcës" dhe se njerëzit janë rrahur me tel dhe janë abuzuar.
Akuzat përfshijnë, ndër të tjera, roje kufitare në Bullgari, Hungari dhe Greqi. Shumë nga raportet e Frontex përfundojnë me deklaratën e thjeshtë se 'çështja është e mbyllur'. Këto janë rezultatet e një dokumentari të revistës politike “Report München”, i cili do të transmetohet të martën në mbrëmje në televizionin publik bavarez.
Luli, prapë solo..
PD nuk u regjistrua as në zgjedhjet e dekretuara nga Ilir Meta, ndryshe nga tri parti të tjera të opozitës. Një tjetër vendim i Lulzim Bashës që vazhdon të vardalloset me një axhendë që udhëhiqet nga interesi personal i kryetarit të PD-së për të mos dëmtuar më shumë apo çuar për lesh karrierën e tij. Si një politikan bashkëpunëtorët e të cilit nuk i njohim, ka nisur sërish një tur solo me strukturat e partisë në rrethe.
Çiçikovi i Ballkanit
Ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar pretendon se do të vendosë në vijë marrëdhënien ndërshtetërore mes Serbisë dhe Kosovës, hapja e problemeve gjyqësore për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj ka krijuar një parantezë përmes së cilës Beogradi zyrtar ka rikonfirmuar politikën e tij të vjetër. Shqiptarët janë kriminelë, ana e ligjshmërisë dhe drejtësisë qëndron nga Serbia.
A do t’i hiqet viza amerikane Damian Gjiknurit?
Shpallja “non grata” e Vangjush Dakos nga Departamenti i Shtetit la shije të hidhur majtas e aq më tepër në rrethin e ngushtë të kryeministrit, pjesë e të cilit ishte edhe ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit.
Në vitet e lavdisë së tij, Dako e shfrytëzoi faktin që ishte në një farë mënyre një nga maxhordomët e kryeministrit, duke trashur zërin edhe në asamblenë e Partisë Socialiste.
Galeria e thiatros qeveritare!
Prej disa ditesh kryeministri poston ne faqen personale në facebook portrete aktoresh që ashtu si qeveria duan t'i vihet rruspa Teatrit Kombëtar.
Radha në galerinë e oportunistëve që po zënë vend në vitrinën e Rilindjes është e Bujar Asqeriut. Ai ishtë ndër personazhet që fillimisht kundërshtuan shembjen e Teatrit dhe ngritjen e kullave, po diçka ndodhi dhe Bujari me shokë ndërruan rrugës.
Reagime për mbrojtjen e mjedisit nga kërkimet masive për naftë në Jon
Një anije e organizatës World Wildlife Fund pritet të lundron së fundmi në detin Jon me synim ndërgjegjësimin e banorëve të ishujve jonianë kundër kërkimit të naftës dhe gazit. Siç kishte njoftuar në vitin 2018, anija me imazhin e pandas në vela ka qenë në Zaqinthos, Itaka dhe Qefaloni, të tre pjesë e zonës prej 17 mijë km2 që Greqia ka akorduar ndaj kompanive të huaja për kërkime në Jon.
Edhe Ura Vajgurore shpallet destinacion turistik!
Agjencia Telegrafike Shqiptare jep një lajm që të bën optimist se pushteti në këtë vend ecën me parimin e punës edhe në periferi. Bashkia e Urës Vajgurore ka nisur punimet për realizimin e fazës së dytë të rikualifikimit të sheshit në qendër të qytetit, njoftoi kryetarja e kësaj bashkie, Juliana Memaj, e cila shtoi se sheshi i rikonceptuar është parashikuar të lidhet me pedonalen.