Edhe Vuçiç qenka nën përgjim
Ministri i Brendshëm seb, Nebojsa Stefanoviç thotë se shërbimet e huaja përgjojnë presidentin Aleksandër Vuçciç. Në një intervistë për gazetën “Vecernje Novosti” ai shprehet se subjekti më i preferuar për t’u përgjuar në komunikimet elektronike është Vuçiç, përveç të tjerëe.
Memoriali/Ferrat e Veliajt më të pranueshme se sallata e PD-së
Nëse Erion Veliaj dha një përgjigje alla Veliaj, (ndoshta dhe nga më të sinqertat e tij)për vendosjen e memorialit të dëshmorëve të 15 Korrikut në Kodrat e Liqenit Artificial, duke thënë se nuk u bë hataja apo se Bashkia pastroi ferrat e liqenit, sqarimet e Partisë Demokratike për pjesëmarrjen në ceremoni vetëm qëndrime serioze të një partie nuk mund të quhen.
Maqedonia e Veriut heq Diellin e Verginës
Në Maqedoninë e Veriut ndalohet nga sot përdorimi i Diellit të Verginës. Kjo gjë parashikohet në Marrëveshjen e Prespës të nënshkruar midis Greqisë dhe vendit fqinj.
Karikatura e një liridashësi!
Një nga personazhet që ishte i pranishëm në ceremoninë e vendosjes së memorialit në Kodrat e Liqenit për të rënët e grushtit të shtetit në Turqi në mbrojtje te presidentit Erdogan, Bujar Kapexhiu ka dhënë shpjegimin e tij pse mori pjesë në ceremoni. Zoti Kapexhiu, karikaturist i njohur pranë PD-së, ashtu si Erion Veliaj ka shpjeguar për Panorama se nderoi të rënët për liri. Madje Kapexhiu shkon më tej duke folur për komplot ndaj zotit Erdogan.
Prapë e shtyve aeroportin e Vlorës?
Disa projekte që mund të quhen edhe “pazare” personale të kryeministrit kanë ngecur. Një ndër to siç konfirmon zoti Rama është aeroporti i Vlorës. U tha se punimet do nisnin që në qershor të 2018, por asgjë nuk ka lëvizur edhe pse kryeministri ka postuar në të shkuarën foto nga negociatat e tij personale në Turqi për këtë çështje.
Mirënjohje për arvanitasin që shpëtoi 70 njerëz
Me shpenzime publike do të bëhet funerali i Kostas Arvanitis, peshkatarit që shpëtoi dhjetëra njerëz me varkën e tij ditën e tragjedisë së zjarreve në Mati verën e kaluar.
"Kostas Arvanitis, i cili u nda nga jeta, ishte njeriu që mallëngjeu të gjithë Greqinë, kur ai dhe gruaja e tij Chryssa, djali i tij Dimitris dhe ndihmësi egjiptian Mahmoud Messafer, shpëtuan 70 njerëz me varkë natën e tragjedisë. në Mati. Humbja e tij na mbush me trishtim ”-thuhet në një deklaratë për shtyp të Zyrës së Kryeministrit grek.
Fshati digjet Hahn-i krihet
Kredibiliteti i BE-së ka kapur fundin në Maqedoni pas skandalin me kryeprokuroren Speciale Katica Janeva, e cila përflitet në përgjime se ka marrë mbi 1 milionë euro për lirimin e një biznesmeni. Mirëpo Brukseli ka tjetër hall, të dënohen ata që kanë bërë apo publikuar përgjimet e jashtëligjshme. Të paktën këtë thotë eurokomisioneri në largim Johanes Hahn në një reagim mbi skandalin e kryeprokurores Janeva, një investim i drejtëpërsdrejtë i BE-së.
"Myftiu" politik i Tiranës dhe tufa e PD-istëve që nderuan Erdoganin
Erion Veliaj, mund të quhet pa frikë edhe“Myftiu politik” i Tiranës. Të paktën nisur nga komenti për memorialin e vendosur në parkun e Liqenit Artificial të Tiranës në nderim të ushtarakëve turq që mbetën të vrarë në grushtin e shtetit në Turqi.
Ndonëse u mundua të heqë çdo përgjegjësi nga vetja duke thënë se personalisht nuk ishte i pranishëm në ceremoninë që u ndoq nga mëkëmbësi i tij Mazniku, Veliaj iu referua një lloj konsensusi që i bëri bashkë drejtuesit e bashkisë dhe një tufë PD-istësh të vetëquajtur shoqëri civile
Xhonson e nis me zgjerimin e burgjeve
Kryeministri britanik Boris Xhonson ka dalë në mbështetje të policisë në mënyrë që kjo e fundit të ushtrojë të gjitha kompetencat e saj për verifikime dhe kontrolle fizike të personave të dyshuar pa qenë nevoja për mandat gjykate. Ky udhëzim u ka shkuar 43 stacioneve policore në Angli dhe Uells. Kjo masë sipas tij është e nevojshme për të luftuar krimin. Xhonson premtoi se do të rrisë kapacitetin e burgjeve britanike për 10,000 të dënuar.
Tre hapa para si ushtar
Edi Rama duket se është vërtet ndonjë hap para politikanëve që duan t’i marrin pushtetin.
Amerikanët donin të bënin diçka që më e pas e quajtën reforma në drejtësi dhe z. Rama vrapoi për t’u bërë zëdhënës kryesor i kësaj politike. Aq sa e ktheu reformën në gogolin ideal ndaj Berishës dhe Ilir Metës.