KLGJ prezanton sistemin e normës për gjyqtarët

Postuar në 24 Dhjetor, 2019 17:22

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar së fundmi një vendim që parashikon administrimin e të dhënave statistikore për çdo gjyqtar. Për realizimin konkret të kësaj pune, KLGJ-ja ka miratuar modelet e tabelave standard – 50 gjithësej – në të cilat do të shënohen elementë të tillë si sasia, shpejtësia, heqja dorë nga gjykimi, volumi i çështjeve gjyqësore, të ndara sipas veprave penale apo civile përkatëse.

E mbështet apo jo Europa Minishengenin?

Postuar në 24 Dhjetor, 2019 14:21

Tashmë është e qartë se nisma e Minishengenti Ballkanik e ka ndarë politikisht botën shqiptare. Një tregues për këtë është edhe alibia e zakonshme e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, që e shet këtë si një nismë që ka mbështetjen e SHBA dhe BE-së. Duke theksuar paraprakisht se një njeri i lirë, por edhe një shoqëri që është e lirë, ka të drejtën të mendojë dhe të mos bjerë dakord as me SHBA dhe as me BE-në, le të shohim sa e vërtetë është një gjë e tillë duke iu përmbajtur qëndrimeve publike.

Mbi konfliktin në Egje dhe mënyrat e zgjidhjes së tij

Postuar në 24 Dhjetor, 2019 13:53

 

Sfida e paprecedentë që i vendos Greqisë marrëveshja mes Turqisë dhe qeverisë libiane të Fayez al-Sarraj, ka sjellë si pasojë një përpjekje të re për të kuptuar motivimet turke nga tre kënde të ndryshme. 

Akademia e Shkencave e Kosovës: Minishengeni nuk mund të funksionojë në asimetrinë aktuale në Ballkan

Postuar në 24 Dhjetor, 2019 12:47

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka reaguar për nismën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit serb, Aleksander Vucic, për krijimin e projektit të ashtuquajtur “Minishengen”. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës konstaton se një nismë e tillë ka për qëllim rrënimin e perspektivës evropiane të rajonit të Ballkanit. Sulmet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në drejtim të Kosovës nga ASHAK-u i shohin si një hakmarrje të paarsyeshme që ka konotacion shqetësues për të ardhmen e raporteve Kosovë-Shqipëri.

Reagimi i plotë:

Murgjit dhe priftërinjtë në Mal të Zi protestojnë para Parlamentit

Postuar në 24 Dhjetor, 2019 11:17

Murgj dhe priftërinj janë mbledhur sot para godinës së Parlamentit të Malit të Zi për të kundërshtuar miratimin e një drafti që parashikon sipas tyre vjedhjen e pronave të Kishës Ortodokse dhe cenimin e pozitës së saj. Të drejtuar nga Mitropoliti Amfilohije dhe Peshkopët Joanikije dhe Metodije, klerikët kanë kënduar këngë dhe janë lutur para godinës në fjalë ndërkohë që në kishë është mbajtur edhe një meshë.

Europa e standardeve mbaron në Ballkan

Postuar në 23 Dhjetor, 2019 17:09

Raste të shumta dhune janë shënuar në kufijtë e Ballkanit, ku kalojnë emigrantët që mbërrijnë nga zonat në konflikt. Një raport i Rrjetit të Monitorimit të Dhunës Kufitare për muajin nëntor analizon praktikat e paligjshme dhe kërcënuese për jetën nga ana e policisë, që kontrollon kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian.

Dialogu Kosovë - Serbi nuk mund të relativizohet nga minifundi i Minishengenit

Postuar në 23 Dhjetor, 2019 13:15

Ka një nxitim dhe shqetësim të madh në qarqet e pushtetit në Tiranë për të korrigjuar perceptimin publik mbi atë që po ndodh me nismën e Shengenit ballkanik. Përpjekja tinzare synon ta shndërrojë izolimin e Kosovës në vetëizolim dhe politikë qorre të Prishtinës zyrtare. Komedia po arrin deri aty saqë i sugjerohet në mënyrë arrogante palës kosovare të shohë se sa herë që Kosova mungon në nisma rajonale, kjo i jep mundësi Serbisë të deklarojë se Kosovën e përfaqson ajo. Një gjë krejt e pavërtetë. 

Pesë dënime me vdekje për vrasjen e Khashoggit

Postuar në 23 Dhjetor, 2019 11:29

Arabia Saudite ka dënuar me vdekje pesë njerëz për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në tetor të vitit 2018. Krahas këtij dënimi, prokuroria e vendit ka dhënë dënime me burg për tre persona të tjerë. 

Dënimi në fjalë i përgjigjet një vale ragimi ndërkombëtar dhe publikimit të audiopërgjimeve ku për shumëkënd përgjegjësia e vrasje shkon deri te princi i kurorës Mohammad Bin Salman. Ky i fundit ka pranuar përgjegjësi, por jo se ka urdhëruar ekzekutimin e Khashoggit në konsullatën saudite në Stamboll për shkak të shkrimeve kritike. 

 

Si mund ta deformojnë demokracinë pajisjet e reja të votimit

Postuar në 22 Dhjetor, 2019 19:00

 

Shtetet e Bashkuara kanë zakonin shqetësues të të investuarit në pajisjet e reja të votimit me një prekje të ekranit, tani risi, por që më vonë provohen si katastrofike. Ndërsa zgjedhjet qëkonsiderohen më të rëndësishmet për një brez po afrohen, Kongresi duket se ka gati financimin e një gjenerate tjetër makinereish të tilla me prekje, universalisht të njohura si Ballot Marking Devices (BMD), të cilat funksionojnë si stilolapsa elektronikë, duke shënuar zgjedhjen në fletën e votimit në emër të votuesit.

Qeveria e ka të pjekur, tërmeti nuk i tund objektivat buxhetorë

Postuar në 22 Dhjetor, 2019 17:03

Tërmeti nuk e ndikon objektivin buxhetor të qeverisë. Të paktën sa i përket rritjes ekonomike. Në një njoftim në Facebook, ministrja e Financave, Anila Denaj shpalos buxhetin 2020, si buxhet të Rindërtimit dhe Vazhdimësisë. Objektivi i rritjes ekonomike: 4%. Investimet publike, jo më pak se 4.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Çdo gjë pra duke si jo më mirë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS