Lëmsh me hartat e pronave në Shqipëri, BB zbulon kaosin në regjistra
Një studim i posaçëm për çështjet e pronave, i publikuar së fundi nga Banka, që ka financuar shumë projekte për hipotekat dhe kadastrat, gjeti se hartat ekzistuese kadastrale të mbajtura nga ZRPP nuk pasqyrojnë përgjithësisht situatën aktuale në terren. Sipas shqiptarja.com njësitë e pasurive të paluajtshme (parcelat dhe ndërtesat kadastrale) në shumë raste janë të pozicionuara gabimisht dhe problematika është ndërlikuar me kalimin e kohës, duke ndryshuar specifikimet dhe sistemet e referencës.
SHBA nën hijen e nacionalizmit të bardhë
Molly Calliste, një regjisore e re amerikane po viziton disa vende të Europës për të prezantuar dokumentarin e saj të fundit me titull, “Humanity last. Refugees still hope” "Humaniteti i fundit. Refugjatët ende shpresojnë”. E gjendur në Greqi për Festivalin Ndërkombëtar të Filmit ajo është intervistuar nga CNN.gr, ku flet për atë që po ndodh në Shtetet e Bashkuara me emigrantët dhe racizmin e bardhë.
Avokati naive për Pjetrin apo mesazhe të koduara për çunat problematikë!?
“Valdrin Pjetri nuk është kriminel”- tha sot Edi Rama në një tjetër seri postimesh për çështjen e kryebashkiakut në tentativë të Shkodrës. Nuk kuptohet mirë se kë do të sqarojë Edi Rama, pasi kandidati socialist nuk është se po linçohet as nga media dhe as nga opinioni për të shkuarën e tij rrethanore, aq më tepër në një moshë të re. Në fakt askush nga ne nuk mbart interes për eksperiencën jetësore në emigrim të Valdrinit, apo të çdokujt tjetri. Historia e dekriminalizimit ishte një marrëzi e Lulzim Bashës, e tëra antikushtetuese, por që Rama e pranoi ama. Pse-ja, akoma s'dihet.
Meta i qartë, 13 Tetori vlen edhe për Shkodrën
Ashtu sic pritej Presidenti Ilir Meta nuk ka lëvizur nga qëndrimi i tij për zgjedhje lokale në 13 Tetor, bazuar në dekretin që ka nxjerrë vetë.
Rrethanat e krijuara pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, hapën një debat të ri për ripërsëritjen e zgjedhjeve të pjesshme në Shkodër. Mirëpo Presidenti ka hequr dilemat duke thënë se se sipas ligjit për pushtetin vendor, Bashkia e Shkodrës do të vazhdojë të drejtohet nga kryetarja aktuale, Voltana Ademi.
Krahas shqiponjës dhe qeleshes, Radha është pjesë e identitetit
Sali Berisha e quajti të vetn qeveri të shërbimeve dhe shërbesave. Por teksa Shqipëria hynte në epokën dixhitale, uji me orar p.sh mbeti një standard i pakonkurueshëm.
Zoti Rama qeveris me goditje dënimi ose penallti, pra me gjuajtje maksimaliste apo të sigurta. Ai ka edhe një platformë të bashkëqeverisjes. Shifrat e përcjellë janë përherë optimiste, por e vërteta qëndron ndryshe edhe për shërbimet më bazike.
"Shembja e Teatrit do ishte barbari"
Teksa nga krahu i qeverisë kanë shteruar zërat e artistëve që duan shembjen e Teatrit Kombëtar, një tjetër zë i skenës teatrore del hapur kundër projektit për shkatërrimin e godinës ekzsituese. Në një intervistë për Panorama, aktori Shkëlqim Bushati i njohur për rolin e Aurturo Ui, e quan barbari nismën për shembjen e teatrit
Prokuroria sqaron PD-në: Duam ndihmën e Ministrisë së Drejtësisë për verifikimin e Pjetrit
Prokuroria e konfirmoi sot se ka kërkuar ndihmën e Ministrisë së Drejtësisë për verifikimin e të shkuarës së Valdrin Pjetrit në Itali. Në një letërpërgjigje që i kthen Partisë Demokratike organi i akuzës thotë se autoriteteve të drejtësisë italiane u është kërkuar vënia në dispozicion e çdo lloji vendimi penal të dhënë nga gjykatat, si masa sigurimi personale apo vendime dëbimi, në emër të Valdrin Pjetrit.
Lajmi i MM: Ursula von der Leyen admiron Olta Xhaçkën
Pas problemeve me Valdrin Pjetrin më në fund vjen një lajm i mirë për Partinë Socialiste, që duhet thënë se ka vuajtur shumë nga keqkuptimet, sidomos me çunat e saj problematikë. Ndryshe është me zonjat në selinë rozë. Bëhet fjalë për krenari sa personale aq edhe partiake, pasi nuk pritej që Presidentja e e re e Komisionit Europian të Ursula von der Leyen të kishte si frymëzim politikanët shqiptarë dhe konkretisht Olta Xhacckën, të cilën e admiron për rrugëtimin që ka bërë.
Fundi i një aventure
I vënë përballë fakteve të pakontestueshme lidhur me të shkuarën e tij penale kryebashkiaku i dalë nga procesi i 30 Qershorit në Shkodër, Valdrin Pjetri nuk ia ka lênë barrën Prokurorisë, por ka pranuar ta lërë me kaq aventurën katapultimit në politikë. Në një postim në rrjetet sociale ai ka lajmëruar dorëheqjen nga funksioni i kryebashkiakut të zgjedhur, duke folur për histori rinore dhe pafajësi ligjore.
Postimii i Valdrin Pjetrit
Të dashur miq, bashkëqytetar, votues të Bashkisë Shkodër, anëtarë të PS, bashkëpunëtorë të mi....
“Kujdes me antishpifjen”
Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot ne lidhje me paketen ligjore “anti-shpifje” të propozuar nga qeveria, duke nenvizuar se po ndjek shqetesimet qe jane ngritur nga komuniteti i gazetareve dhe ka bere thirrje qe Qeveria dhe Parlamenti te marrin parasysh “të gjitha sugjerimet e shprehura nga komuniteti i gazetarëve, me kujdesin dhe vëmendjen e duhur që ato meritojnë”.
Reagim i Metës