Trump premton një Groenlandë pa kulla
Presidenti amerikan Donald Trump i është referuar sërish qëllimit të tij për të blerë Groenlandën nga Danimarka, por duke duke premtuar me humor se nuk do të ndërtojë kulla në ishullin e Arktikut.
"Premtoj se nuk do ta bëj këtë në Grenlandë!" – shkruan Trump në tëitter duke e shoqëruar postimin me një fotomontazh ku duket hoteli i tij me njgyrë të artë i ndërtuar në Las Vegas i vendosur në një peizazh bokolik në rajonin danez ku jetojnë 56,000 banorë.
Shteti me tjegulla, partia me rregulla (procesverbali)
Një procesverbal i bërë publik nga ish-kryeministri Berisha lidhur me mbledhjen e degës lokale të PS në Shkodër një ditë para konstituimit të Këshillit të Ri Bashkiak tregon gjendjen e rëndë ku ndodhet Partia Socialiste, e vetëshpallur si partia e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi.
Përtej fasadës që përcjellin asambletë e hapura ose kryesitë e mbyllura, situata faktike është pasqyrë e arrogancës që përcjellin njerëzit e kupolës, ku përfshihen të besuarit e kryetarit Rama si Tom Doshi apo Senida Mesi.
Toma marshon në Shkodër, konstituim nën mbrojtjen e RENEA-s (Video)
Demokracia foli, ashtu si marshimi i Tom Doshit pas konstituimit të Këshlllit të ri Bashkiak të Shkodrës. Mbledhja e thirrur nga prefekti u shoqërua me tensione. Para godinës së Universitetit Luigj Gurakuqi ku u mbajt mbledhja e konstituimit u mblodhën mbështetës të shumtë të Partisë Demokratike. Mes policisë dhe protestuesve ka patur momente përplasje, pas tentativës së mbështetësve të opozitës për t’u futur brenda.
Turqi, zëvendësohen kryetarët e tre bashkive
Autoritetet turke zëvendësuan kryebashkiakët e tre qyteteve të Turqisë juglindore - Dijarbakir, Van, Mardin, të cilët i përkasin Partisë Republikane Popullore (HDP përfaqëson pakicën kurde), pasi i akuzon për terrorizëm.
Në vend të tyre janë emëruar prefektet e këtyre krahinave.
Paris, klienti vret kamarierin se i'u vonua sanduiçi
U mërzit sepse iu vonua sanduiçi që kishte porositur, kështu që nxori armën dhe qëlloi kamerierin!
Ky incident i pazakontë me një fund tragjik për kamarierin 28-vjeçar ndodhi të premten në mbrëmje në picerinë Mistral në periferi të Parisit, e cila është e bllokuar tashmë nga policia.
Dëshmitarët thanë se klienti i picerisë ishte i tërbuar me faktin se duhet të priste. Pyetja e të gjithëve në Noisy-le-Grand është një: "E vrau për një sanduiç?"
Një përgjigje për artistin që merr në gojë artistët
Edi Rama kërkon të bëhet zëdhënës i njerëzve që i konvenojnë në qëllimin e tij për të prishur godinën ekzistuese të teatrit kombëtar. Pa ndonjë skrupull dhe me një përulësi që nuk përputhet me malinjitetin që e karakterizon në raport me demokracinë dhe të mirën publike, kryeministri postoi në profilin e vet një status të Mariana Kondit, duke e prezantuar si një artiste të rreshtuar pro shembjes së Teatrit.
Dosja konfidenciale, pasojat e daljes pa marrëveshje nga BE
Britania do të përballet me mungesa të theksuara të ilaçeve apo karburanteve nëse del nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje. Në porte pritet të krijohet një konfuzion i madh për shkak të forcimit të kufirit me Irlandën. Të gjitha këto pasoja parashikohen në një dokument të qeverisë britanike të botuar të dielën në gazetën Sunday Times.
Sipas përllogaritjeve të Londrës, 85% e kamionëve që kalojnë Evropën "mund të mos jenë të gatshëm" për kontrollet doganore franceze, çka mund të shkaktojë probleme serioze në porte dhe pika kontrolli.
Saranda e njëmijë e një depozitave. Aty ku shurra konkuron denjësisht presionin e rubinetit
Jemi në rrugën “Abedin Dino” në Sarandë. Për atë që ka jetuar aty e di shumë mirë se çfarë do të thotë ujë me orar. Jo tani, por qysh në kohët kur Saranda propagandohej si vitrina e Shqipërisë sonë të dashur socialiste.
Saranda është nga ato vende ku nuk të bëhet ta hapësh televizorin. Ku Tirana të duket si një vend tjetër, i ndryshëm, i largët, si pas një dogane të cilën e kalon për herë të parë.
Skenar për ta drejtuar Shkodrën me nënkryetar
Shkodra mund të drejtohet nga nënkryetari i Bashkisë deri në zgjedhjet e reja. Ky është një nga skenarët që qarkullon në korridoret e mazhorancës, pas skandalit me Valdrin Pjetrin.
Të hënën prefekti i Shkodrës ka njoftuar mbledhjen e konstituimit të Këshillit Bashkiak në ambjetntet e Universitetit Luigj Gurakuqi. Në njoftim thuhet se mbledhja do të bëjë konstituimin e Këshillit, zgjedhjen e organeve të reja përfaqësuese dhe shpalljen e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të ri.
Ana tjetër e turizmit shqiptar (Video)
Episodi i një përplasjeje mes një pronari të një restoranti dhe një grupi turistësh spanjollë është bërë publike, duke treguar një tjetër anë të turizmit shqiptar. Pamjet janë aspak të këndshme pasi në video duket pronari i lokalit që kacaviret në xhamin e parë të furgonit duke e goditur atë. Furgoni ka ecur për rreth 3 km në këtë situatë, ku pasojat mund të ishin fatale. Një pamje aspak e denjë për në pikun e sezonit turistik që me siguri do bëjë xhiron e mediave të huaja.