Dekori për Serbinë në Novi Sad
Në Novi Sad të Vojvodinës është mbajtur i ashtuquajturi samit tripalësh mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nga ky takim, që organizohet nga Serbia, vend që po i njihet statusi i liderit rajonal, ka dalë lajmi se të tre liderët kanë rënë dakord që të krijohet një minishengen ballkanik.
Tradhëtia e fundit..!
Njoftimi i Presidentit amerikan Donald Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria dhe lajmet për pushtimin turk të rajonin kurd zemëruan nga kurdët. E gjithë kjo lëvizje shihet si një "thikë pas shpine" e SHBA-ve për aleatët e tyre në luftën kundër Shtetit Islamik, pasi është e qartë se operacionet ushtarake të Turqisë kanë për qëllim goditjen e kurdëve.
Studimi/Depërtimi i mafies në ekonomi, uli punësimin me 28% në Italinë e Veriut
Banka e Italisë ka publikuar së fundmi një studim sipas të cilit penetrimi i mafies kalabreze, Ndragheta në ekonominë e Italisë Veriore dhe atë Qendrore ka çuar në reduktimin me 28% të vendeve të punës.
Studimi është shtrirë në vitet 1971-2011 dhe ai llogarit në nivel matematik sesi ndikon në punësim prania e botës mafioze. Depërtimi është i thellë dhe sipas bankës ka prekur botën e sipërmarrjes, profesionistët, administratën publike, politikën.
Kopshti Botanik duhet prishur se ka shumë ferra? Veliajt i duhet shfaqja me “pedagogët që duam”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës është vënë sërish në rolin e ushtarit të bindur dhe bashkëpunëtorit në marrëzinë e radhës ndaj pronës publike.
Protestave për transferimin e Kopshtit Botanik nën administrimin e Bashkisë, z. Veliaj i është përgjigjur me një sjellje karakteristike:
Rrëmuja e Trump në Ballkan
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë t’i përmbahen idesë se marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës kalon nga shkëmbimi i territoreve. E lidhur kryesisht me ish-këshilltarin e Sigurisë, John Bolton, ideja në fjalë u kundërshtua nga Gjermania, ndonëse u pranua nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe u mbështet nga qeveria e Edi Ramës.
Sugjerimi i profesorit: Ta shkruajmë historinë me frymë kompromisi
Historiani Paskal Milo shkruan sot në një opinion të publikuar nga gazeta “Panorama” për rishkrimin e historisë dhe rolin e Akademisë së Shkencave në të.
Në një prej paragrafëve të vet, z. Milo thotë:
Bankat greke faturojnë edhe PIN-in e kartave
Presioni i vazhdueshëm për të rritur fitimet nga njëra anë, dhe përpjekja për t'i orientuar klientët e tyre në përdorimin e transkaksioneve elektronike, të cilat kanë kosto më të ulëta operative se ato tradicionale, i kanë shtyrë bankat të aplikojnë një numër tarifash për shërbime që më parë ishin falas.
Vitet e fundit të ardhurat nga përqindjet e komisioneve janë rritur. Edhe reagimet e klientëve janë në rritje gjithashtu, veçanërisht të atyre që janë më pak të njohur me instrumentet e reja të ofruara nga institucionet e kreditit.
Regjimi i Asadit apel kurdëve: Bashkohuni me ne kundër Turqisë
Operacioni ushtarak turk në Siri ka vendosur kurdët nën qitje të drejtpërdrejtë duke çuar në buzë të humnerës shpresat e tyre të rritura për krijimin e një shteti apo entiteti politik.
BB: Janë shtuar rreziqet nga PPP-te, ekonomia varet nga shiu
Tregëtia me jashtë ka ndikuar negativisht në ritmet e rritjes ekonomike. Në prezantimin e Raportit për vendet e Ballkanit, Banka Botërore parashikon një ngadalësim të rritjes ekonomike për Shqipërinë në 2.9 përqind, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë elektrike nga pakësimi i reshjeve.
Në raport thuhet se janë shtuar rreziqet nga projektet e partneritetit publik privat (PPP) dhe se Banka Botërore po harton një raport për PPP-të, ku po analizohen kostot dhe performanca e kontratave. Banka rekomandon që të ketë shumë përfshirje të qeverisë në instrumentet PPP.
Siguri, jo më Demokraci/Jemi rikthyer në Ballkan. Në Greqi do investojmë, Turqia është shumë e rëndësishme për Ne
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetën konservatore greke, “Kathimerini”, me rastin e vizitës së tij në Greqi. I pyetur nëse SHBA-të janë rikthyer në Ballkan, pas perceptimit se me ikjen e Barack Obamës, ato u tërhoqën nga rajoni, Pompeo shprehet prerazi se rikthimi është i sigurtë dhe madje mbi synime strategjike.
