Drejt ikjes edhe ideatori i fundit socialist

Postuar në 19 Shtator, 2019 22:22

Damian Gjiknuri po reflekton. Deklaroi se ka vendosur të vetësakrifikohet për  reformën zgjedhore në mënyrë që ndryshimet e Kodit Zgjedhor të bëhen bashkë me Partinë Demokratike. Ai tha se është ideatori i pjesëmarrjes në komision edhe të partive joparlamentare dhe të një vendi vakant me të drejtë vetoje të PD-së, ndërsa Taulant Balla e përmendi si ekspertin më të shquar që politika ka në çështjet e zgjedhjeve.

Luftë deri në ushtarin e fundit amerikan

Postuar në 19 Shtator, 2019 17:43

Me "përplasje totale" kërcënon Irani nëse Shtetet e Bashkuara apo Arabia Saudite fillojnë një sulm ndaj këtij vendi. Në një intervistë ekskluzive për CNNi, ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif paralajmëron se në rast konflikti dy vendet do të duhet të luftojnë "deri në ushtarin e fundit amerikan".

Ilir Beqaj propozon të falen gjobat e AKU-së

Postuar në 19 Shtator, 2019 17:04

Deputeti socialist, Ilir Beqaj propozon  që të falen  gjobat që Autoriteti Kombëtar i ushqimit u ka vendosur operatorëve që merren me prodhimin apo tregtimin e produkteve ushqimore.

Simulimi i konfliktit bërthamor SHBA-Rusi, 18 milionë të vdekur/orë

Postuar në 19 Shtator, 2019 15:59

Universiteti i Princeton ka zhvilluar një simulim video për pasojat e një konflikti të mundshëm bërthamor mes SHBA dhe Rusisë. Sipas këtij simulimi parashikohet që goditjet e para bërthamore të vijnë pas avancimit të forcave konvencionale dhe do të jenë goditje taktike, paralajmëruese. Lufta bërthamore mendohet se nis pas kësaj faze dhe sipas idesë së zhvilluar Rusia do të asgjësonte Europën, ndërkohë që SHBA do të sulmonte bazat e lëshimit në Rusi.

Sonila Qato jep dorëheqjen nga drejtimi i ARrSH. Paralajmëron emërimin në detyrë tjetër

Postuar në 19 Shtator, 2019 15:20

Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Përmes një postimi në Facebook, Qato e lidh vendimin e vet me situatën e krijuar së fundmi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Më poshtë deklarata e Qatos:

Burgu si pasion dhe dalldi e papërmbushur qeverisëse

Postuar në 19 Shtator, 2019 12:54

Të gjithë e mbajmë mend kryeministrin e tanishëm kur bërtiste lart e poshtë nëpër Shqipëri duke përëritur fjalën Burg. Burg për këdo që i prishte fasadën e Shqipërisë që kishte imagjinuar, për këdo që kishte ndërtua pa leje, burg andej e burg këtej. E kishte sefte në detyrë dhe sevdanë për shtet e kishte të madhe. Kaluan ca vjet dhe shqiptarët e nuhatën se nuk kishin të bënin me ndonjë Bej të sertë që kur të bën benë të gjen belaja. Kishin të bënin me një rrufjan që këtej bërtet e këtej shkel syrin. Ndaj edhe ato vepra që të fusnin në burg, jo vetëm që u shtuan por e kapën për fyti vendin.

Qeveria italiane ofron kreditim fiskal për nxjerrjen nga qarkullimi të makinave të vjetra deri në Euro 4

Postuar në 19 Shtator, 2019 12:27

Në Itali qeveria e re po mendon të nxisë nxjerrjen nga qarkullimi të makinave të vjetra përmes mekanizmit të kreiditimit fiskal. Në kuadër të ligjit për klimën është parashikuar një bonues 2000 euro për këdo që çon për skrap makinën e vet që shkon deri në modelin Euro 4 dhe kjo normë vlen sidomos për qytete të Italisë të cilat kanë thyer kërkesat për cilësinë e ajrit.

Zgjedhjet e 30 qershorit, Ilegjitime dhe të paligjshme. Çdo marrëveshje duhet të nisë që këtej

Postuar në 18 Shtator, 2019 22:43

 

Kush sjell ndërmend qëndrimet e qeverisë shqiptare dhe mediave të saj pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet lokalae të 30 qershorit do të mund të kujtojë se ato përqendroheshin në një pikë: Zgjedhjet ishin legjitime

“Blloku” i Isuf Kalos

Postuar në 18 Shtator, 2019 15:43

 

Elva Margariti dhe Anila Denaj janë ministre vetëm sepse janë gra

Postuar në 18 Shtator, 2019 15:24

Gazetari Sokol Balla, i afërt me pushtetin dhe me kryeministrin aktual Edi Rama, ka dhënë së fundmi një intervistë përmes së cilës flet edhe për situatën politike në vend. Ndër të tjera, Balla ka shprehur mendimin e vet për ministrat e kabinetit të Edi Ramës, duke shprehur mendimin se dy ministre duhen larguar.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS