Ku humbi paketa antimafia dhe politika kundër koncesioneve?

Postuar në 23 Tetor, 2019 21:04

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë në një intervistë për Vizion Plus se ai në parim është dakord për një takim me kryeministrin Edi Rama. 

Nuk kemi përjashtuar asnjëherë dialogun. Por dy gjëra të ndryshme është propaganda , pra, ulja për t’u ulur, siç ndodhi në 2017-ën, ku u shfrytëzua vullneti i mirë i opozitës për të vënë interesin e Shqipërisë mbi interesat tona politike. U nënshkrua një marrëveshje, e cila nuk u zbatua dhe Edi Rama mori apo mbajti pushtetin në bashkëpunim me krimin e organizuar

Tenistja, historia e një fotografie që popullarizoi tenisin

Postuar në 23 Tetor, 2019 17:10

Një foto e quajtur “Tenistja” është shitur në miliona kopje që nga viti 1976 kur u realizua. Ideja i erdhi fotografit Martin Elliot i cili bindi të dashurën e tij, Fiona Butler të pozonte për një seri fotosh përmes të cilave shpresonte të krijonte një poster të suksesshëm.

Për në Athinë, kokëulur dhe me dilema!

Postuar në 23 Tetor, 2019 17:03

Pas 6 vitesh si kryeministër Edi Rama do vizitojë për herë të parë Greqinë javën e ardhshme, por sërish jo në një vizitë zyrtare. Megjithatë kreu i qeverisë shqiptare shkon në Athinë me kredite të dobëta, ndryshe nga pak vite më parë kur i trashte zërin zotit Vangjel. Si për ironi të fatit, vizita e tij në Athinë përkon përvjetorin e vrasjes në Bularat të Konstandin Kacifës, ngjarje për të cilin prokuroria shqiptare nuk ka ende një raport zyrtar, duke tejkaluar çdo afat të ligjshëm.

Urdhëri/Nuk ka më kontrata shitlblerjeje prone, pa paguar sigurimin për tërmetet

Postuar në 23 Tetor, 2019 16:06

Agjencitë në varësi të qeverisë shqiptare ka ecur shumë shpejt me zbatimin e Vendimit të saj për Sigurimin e Detyrueshëm të banesave, marrë në fillim të muajit tetor të këtij viti, pas tërmetit që godit vendin.

Pse mungoi Kryeministri gjatë prezantimit të Planit të Menaxhimit të Parkut të Butrintit?

Postuar në 23 Tetor, 2019 15:39

Pak ditë më parë, ministrja e Kulturës, Elva Margariti mori pjesë dhe njoftoi përfundimin e punës për Planin e Menaxhimit të Parkut të Butrintit. Plani është një bashkëpunim me Fondin Shqiptaro-Amerikan  dhe për të janë akorduar 250 mijë dollarë.

Plani parashikon rikapitalizimin e zonës në funksion të zhvillimit ekonomik me bazë turizmin arkeologjik. Nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë realisht, nëse do të ketë kontrata koncesionare, apo jo. Qeveria duket e frustruar nga ideja e koncesionit dhe prefereon t’i miratojë ato duke shmangur vëmendjen publike.

Nga ana ‘e duhur’ e historisë

Postuar në 23 Tetor, 2019 15:23

 

Mungesa e stendës “Albania” në panairin e librit në Frankfurt dhe Tetori i Librit në Tiranë

Postuar në 23 Tetor, 2019 13:58

 

Prej shumë vjetësh stenda “Albania” mungon në Panairin më të madh në botë që organizohet çdo vit në mes të muajit tetor. Është një shpërfillje e përvitshme që shteti shqiptar i bën një ngjarjeje me përmasa botërore në fushë të kulturës. Dhe nuk bën dallim nëse është qeverisje e majtë apo e djathtë, të gjithë e kanë fshirë prej kohësh nga agjenda e tyre njërin nga detyrimet bazë që kanë për mbështetjen dhe promovimin kulturës së vendit.

Si u bënë Franca dhe Holanda kundërshtare të zgjerimit

Postuar në 23 Tetor, 2019 12:04

Ishte një natë zhgënjyese në Bruksel kalimi nga e enjtja në të premten. Shumë orë liderët e vendeve anëtare të BE-së diskutuan për procesin e zgjerimit, më saktësisht për të nisur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pas shumë shtyrjesh, ishte koha që më në fund të merrej vendimi i cili për këto dy shtete do të ishte i një rëndësie të madhe, ndërsa për vendet e BE-së nuk do të paraqiste ndonjë obligim të madh. Fjala ishte për një hap në një proces shumë të gjatë dhe të vështirë.

Marrëveshje armësh dhe bankash, 7 orët e pazarit të Sirisë

Postuar në 22 Tetor, 2019 21:54

Pas gati shtatë orësh bisedimesh, Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan njoftuan në një konferencë të përbashkët shtypi se Rusia dhe Turqia do të fillojnë patrullin e përbashkët në Siri në një zonë sigurie 10 km nga kufiri turk.

Presidenti rus theksoi se forcat e huaja të vendosura në Siri në mënyrë të paligjshme duhet të largohen nga territori, duke shtuar se Ankaraja gjithashtu ndan këtë pozicion si dhe idenë që sovraniteti i Sirisë duhet të ruhet.

"Rama, një fotokopje e Gruevskit"

Postuar në 22 Tetor, 2019 18:04

Vetoja e vendosur nga Franca, Hollanda dhe Danimarka ka ngjallur reagime zinxhir sidomos në Maqedoninë e Veriut ku Zoran Zaev e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme në 12 Prill, duke e quajtur refuzimin e evropianëve një "gabim historik". Në të njëjtën kohë, analistët nuk e fshehin shqetësimin e tyre për një domino të rrezikshme në Ballkan.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS