Merr përmasa gjeopolitike përplasja për autoqefalinë e Kishës së Ukrainës

Postuar në 06 Tetor, 2019 19:11

Nga Stambolli në Moskë dhe Kiev, mosmarrëveshjet për dhënien e autoqefalisë Kishës së Ukrainës nga Patriarkana Ekumenike shtrihen në "zemrën" e Afrikës duke marrë dimensione gjeopolitike me Kremlin të përfshirë në mënyrë të drejtëpërdrejtë.

Pala ruse po përpiqet të parandalojë njohjen e Kishës së sapokrijuar e Ukrainës nga Kishat e tjera Ortodokse në mënyrë që të izolojë Patriarkun Ekumenik. Bartholomeë, paritetin e të cilit e vë në diskutim.

Nuk jemi gati për të përballur lajmin e zbulimit të jetës në Mars

Postuar në 06 Tetor, 2019 17:45

Kreu i ekipit shkencor të NASA-s, Jim Green ka deklaruar se misioni i radhës në Mars do të jetë më i avancuari i realizuar deri më tani.

Pikëpyetjet rreth rezultateve të këtij misioni janë më shumë etike dhe kanë të bëjnë me raportin e njeriut me jetën dhe kuptimin e saj. Green mendon se nëse do të zbulohet se në Mars ka patur dikur jetë, apo ka edhe ende forma të jetës, problemi që do të shtrohet do të jetë në Tokë, te njerëzit.

Raport pesimist: Ndryshimi klimatik do të rrezikojë njerëzimin para vitit 2050!!!

Postuar në 06 Tetor, 2019 17:09

Një raport i hartuar nga ekspertë australianë të klimës paralajmëron se "ndryshimi klimatik tani përfaqëson një kërcënim ekzistencial afatshkurtër dhe afatmesëm" për civilizimin njerëzor.

Debat dhe përballje gjyqësore për zhvarrosjen e John Dillinger

Postuar në 06 Tetor, 2019 14:05

Zyrtarët në Indiana kanë miratuar një kërkesë për zhvarrosjen e eshtrave të gangsterit famëkeq amerikan, John Dillinger. Kërkesa është bërë nga familjarë të Dillinger, me dyshimet se në vend të tij është varrosur dikush tjetër. FBI-ja ka bërë të qartë se agjentët e saj e qëlluan atë për vdekje në Chicago në vitin 1934, dhe më pas ai u varros në kryeqytetin shtetëror të Indianës. Zhvarrosja është planifikuar për 31 dhjetor 2019, por varreza e ka kundërshtuar vendimin në gjykatë. 

Kosova voton, a do të ketë një aleancë LDK-VV, që  mënjanon linjën e UÇK-së?

Postuar në 06 Tetor, 2019 11:37

Këtë vit për herë të parë, përveç vëzhguesve të pavarur të OJQ-ve të ndryshme, procesi zgjedhor në Kosovë do të monitorohet nga prokurorë specialë. Për këtë qëllim, siç njoftoi Prokurori i Përgjithshëm, 44 prokurorë u emëruan në 44 komuna për të parandaluar dhunën, mashtrimin dhe shpërblimin e votave. Fushatat e partive në përgjithësi kaluan pa probleme, por pati përpjekje për ryshfet ndaj votuesve. Autoritetet vendosën gjithsej 154,000 euro gjobë për kandidatët dhe partitë gjatë periudhës së zgjedhjeve.

Një qokë e vockël e Top-Channel për Erion Veliajn

Postuar në 05 Tetor, 2019 20:00

Televizioni Kombëtar Top-Channel transmetoi në edicionin qëndror të lajmeve një kronikë mbi qeset plastike dhe dështimin e ministrit Klosi për t’i hequr ato nga përdorimi, duke lënë të kuptohet se ministri në fjalë nuk ka përmbushur një objektiv të vendosur nga kryeministri Rama në 2018.

Zgjedhjet në Kosovë, asgjë nuk mund të parashikohet

Postuar në 05 Tetor, 2019 19:24

Intervistë DW me ekspertin gjerman për Ballkanin, Bodo Weber, në prag të zgjedhjeve parlamentare të Kosovës.

DW: Të dielën Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Çfarë vendoset në këto zgjedhje?

Polemika për zhvarrosjen e Frankos në Spanjë

Postuar në 05 Tetor, 2019 14:58

Ekstremi i djathtë spanjoll, dhe veçanërisht partia Vox, po përgatitet për një mobilizim të fuqishëm me rastin e një vendimi nga gjykata supreme e vendit sipas të cilit qeveria nuk ka nevojë për një leje për të hequr trupin e diktatorit Franco nga mauzoleumi i Madridit. Qeveria socialiste e kryeministrit Pedro Sanchez e ka shpallur prioritet zharrosjen e Franco-s, duke argumentuar se vendi nuk mund të vazhdojë të heroizojë diktatorin që vdiq në 1975.

Shpresë dhe siguri vetëm nga gratë

Postuar në 05 Tetor, 2019 14:56

Edi Rama ka menduar një marifet të ri për të mbajtur kontrollin mbi partinë e vet. Pasi eliminoi zgjedhjet reale në parti, pasi zgjeroi Kryesinë dhe pasi vendosi vetë të sillte në mbledhjet e saj çdo ministër, pasi vendosi zv.ministra që nuk janë propozime të PS-së dhe nuk kanë lidhje me të, kryetari i saj ka vendosur që edhe në nivelin bazë organizativ të fusë sherrin.

Në datën 21 shtator të këtij viti, anëtaret e kryesisë, gratë deputet dhe gratë ministre propozojnë që në të 5000 organizatat socialiste të vendoset bashkëkryesia e një burri dhe një gruaje.

Derrat visarianë filmohen duke përdorur vegla pune për të gërmuar tokën

Postuar në 05 Tetor, 2019 14:25

Ekologjistja Merdith Root-Bernstein ka filmuar në një kopësht zoologjik në Paris një familje derrash Visajanë që përdornin një copë druri si vegël pune për të gërmuar tokën. Kjo është hera e parë që një specie si derri dokumentohet të përdorë vegla pune, pasi specie të tjera si shimpazetë, delfinët, apo edhe korbat dihet se kryejnë veprime të tilla.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS