Drejtori i AKBN: Negociatat për detin nuk pengojnë kërkimet në Jon
Shteti shqiptar do të avancojë me kërkimet për naftë në detin Jon pavarësisht mungesës së një marrëveshje me Greqinë për kufirin detar dhe zonat ekskluzive ekonomike. Kreu i Agjencisë Kombëtare të Burimeve natyrore, Adrian Bylyku, njëherësh pjesë e grupit negociator shqiptar për marrëveshjen me Greqinë zbulon se gjatë kësaj periudhe kontaktet me palën greke kanë qenë në nivel teknik.
Kurti: Nuk e takoj Presidentin pa formuar shumicën parlamentare
Kandidati për kryemonistër i Kosovës, Albin Kurti ka sqaruar sot përpara Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje, arsyet se përse refuzoi ftesën e presidentit të Republikës, Hashim Thaçi për takim konsultativ.
Gërmadhat e financuara me para publike
Debati i fundit – ose më saktë operacioni i pështymës industriale – që prodhoi Festivali i Këngës, na sjell në vëmendje rolin e pamundur që institucionet publike mund të luajnë si të tilla.
Nëse e lëmë për një çast çdo informacion mënjanë, pra të tregohemi të çinteresuar për cilësinë e këngëve etj., me vesh dhe sy dëgjon dhe shikon se Festivali është në fakt çështje interesi e pak njerëzve.
A do të lindë Europa kontinentale më 2020?
Më 2020 BE do të zvogëlohet dhe politika e saj do të bëhet edhe më e ashpër. Britanikët do të largohen përfundimisht. E kjo ka pasoja për raportin e forcave në BE.
Po konturohet gradualisht një distancim prej aksit gjermano-francez si qendër vendimtare pushteti dhe një kthim tek strukturat historike. Ndër to bën pjesë edhe krijimi i një blloku europiano lindor-qendror, pikërisht në pjesën ku dikur qeverisnin Habsburgasit: grupi i Vishegradit me Hungarinë, Poloninë, Çekinë dhe Sllovakinë si dhe me vendet e tjera të rajonit të lidhura gjithnjë e më ngushtë me të.
Leverdis ta quajnë Republikë
Shqipëri 2019.
Ka parlament, por nuk ka opozitë parlamentare. Ka Parlament, por sms e një njeriu vlen më shumë se ligji.
Ka President, por dekretet e tij nuk zbatohen. Është në procedurë shkarkimi, por duhet firmë e Gjykatës Kushtetuese.
Ka shkelje kushtetute, të drejtash? Orë e çast. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese.
Ka varfëri të trashëguar siç na thonë. Ama kilometri i rrugëve që shtrohen kushton 20 milionë euro.
Ka shumë gënjeshtra dhe fabrikime për mua në Shqipëri
Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka deklaruar se në Shqipëri dhe Kosovë thuhen shumë gënjeshtra për të, por se ai është në pritje të krijimit të qeverisë së re në Kosovë në mënyrë që të vijohet dialogu.
Ka kaq shumë gënjeshtra dhe fabrikime për mua në Shqipëri, por unë pop res në heshtje që ata të bëjnë diçka, të formojnë një qeveri që të mund të flasim
citohet Vuçiç nga mediat serbe.
Në programin “Serbia 2025” ai ka premtuar rrogë mesatare 900 dollarë dhe pensione 430-440 dollarë.
Rusia dislokon raketat e para hipersonike. Putin: Një zhvillim që krahasohet me lëshimin e satelitit të parë më 1957
Rusia ka njoftuar dislokimin e të parave raketa bërthamore hipersonike që e vendosin këtë vend në krye të sigurisë globale. E quajtur Avangard, raketa në fjalë lëviz me shpejtësi 27 herë më të lartë sesa shpejtësia e zërit dhe mund të mbajë ngarkesë efektive me forcë shpërthyese deri në 2 megatonë.
Minishengeni, nisma jonë. CEFTA dhe Procesi i Berlinit, proces me monitorim
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka shpjeguar në një intervistë për Deutsche Welle arsyet e nismës së MInishengenit, kush qëndron pas saj dhe çfarë sjell ajo krahasuar me marrëveshjet në fuqi.
Ky është një proces autentik i vendit tonë, Shqipërisë dhe Serbisë, ne u bëjmë shpejt thirrje vendeve të tjera në rajon të na bashkohen.
Nervozizmi i një të paprekshmi
Organizata Politike denoncon përmes Facebook një rast dhune në TEG, ku sipas saj janë dhunuar aktivistë të saj. Më poshtë deklarata e plotë:
Kryeministrit nuk i mjafton Ligji: Shpifësit janë Qafirë!!!
Kush beson nuk shpif, nuk mallkon dhe nuk flet shëmtuar apo si të ishte budalla”, citoi Rama fjalët e Profetit Muhamet (paqja mbi të)

