Turqia refuzon planin e NATO-s për mbrojtjen e vendeve balltike nga Rusia: Shpallni YPG si terroristë
Turqia është deklaruar kundër planit të mbrojtjes së NATO-s për vendet e Balltikut dhe Polonisë, nëse aleanca nuk do të japë mbështetje për Ankaranë në luftën e saj kundër milicisë kurde në Sirinë Veriore. Ambasadori i Turqisë në NATO ka refuzuar të firmosë planin e propozuar duke ngritur në nivel informal kërkesën që milicia kurde të klasifikohet si organizatë terroriste.
Zbulohet pas 74 vjetësh spiuni i katërt i sovjetikëve në projektin amerikan të bombës atomike
Mediat amerikane raportojnë për zbulimin e një prej shkencëtarëve të projektit Manhatan që spiunoi për sovjetikët.
Projekti në fjalë synonte krijimin e bombës atomike që ishte monopol i SHBA që nga hedhja e bombës së parë në vitin 1945 e deri kur sovjetikët detonuan bombën e tyre në vitin 1949.
Oscar Seborer, me pseudonimin Godsend, thuhet se u kaloi informacone sovjetikëve mes viteve 1944-1946 teksa punonte si inxhinier në projekt. Roli i Seborer është ekspozuar nga historianët Harvey Klehr dhe John Earl Haunes në revistën e CIA-s.
Minishengeni sizmik, tërmeti godet edhe Bosnje Hercegovinën
Goditjet sizmike kanë vijuar edhe në këto momente, por me një tjetër epiqendër. Mediat raportojnë e Bosnje Hercegovina është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.4 ballë dhe qendra është llogaritur se ka qenë 75 km në jug të Sarajevës. Tërmeti është regjistruar rreth orës 10 të paradites së sotme.
Ministrja e Mbrojtjes: 7 të vdekur nga tërmeti. Dy goditje kryesore sizmike dhe 100 goditje dytësore
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka dalë këto momente në një deklaratë për mediat për të informuar publikun për goditjen sizmike të mëngjesit të sotshëm. Xhaçka ka konfirmuar se ka patur 7 jete të humbura dhe dy goditje kryesore si dhe 100 goditje dytësore. Ministrja ka kërkuar solidaritet dhe ka theksuar se qeveria dhe strukturat e mbojtjes civile janë në terren. Më poshtë video:
Bilanci zyrtar deri në orën 08:30: 6 të vdekur nga tërmeti
Autoritetet shqiptare konfirmojnë se nga tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit 2019 kanë humbur jetën 6 persona, 2 në Thumanë, 3 në Durrës dhe një në Kurbin.
Sipas të dhënave paraprake nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, raportohet se epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana.
Bilancit paraprak i shtohen edhe të lënduarit që janë mbi 100 dhe dëmet materiale për të cilat ende nuk ka një përllogaritje.
Në Durrës raportohet të jetë shembur edhe mbikalimi I Shkozetit si dhe disa objekte.
Durrësi, më i godituri. Raportohen viktima nga tërmeti
Tërmeti që ka goditur Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotshëm ka sjellë viktma. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga kryeministri Edi Rama që ka qenë gjatë natës në Durrës, qyteti që është goditur më shumë.
Në orën 07:00 është regjistruar edhe një lëkundje tjetër me magnitudë 5.9 ballë, që konsiderohet paslëkundje.
Nuk ka ende një bilanc zyrtar, por ministrja e Shëndetësisë Manastirliu komunikoi se ka mbi 100 njerëz të lënduar. Në mediat sociale janë përcjellë pamje nga Durrësi ku janë shembur pallate dhe janë regjistruar të paktën dy viktima.
Tërmet i fuqishëm godet Shqipërinë
Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë ka goditur Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotshëm. Sipas raportimeve të deritanishme epiqendra ka qenë në detin Adriatik. Tërmeti ka zgjatur dhe është ndjerë mirë në Tiranë duke detyruar banorët të dalin jashtë. Tërmeti ka qenë më i fuqishëm se ai i muajit shtator.

“Miu” i sms-ve shantazhuese e la litarin pas
Kryeministri i Shqipërisë ka konsumuar dje publikisht një atentat ndaj parimeve të funksionimit të shtetit demokratik. Teksa prezantonte paketën e re ligjore të quajtur anti-KÇK, zoti Rama paralajmëroi se ata deputetë që votojnë kundër ligjit do të përjashtohen nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.
Çfarë e trembi Sali Berishën që publikoi vetëm tani kontratën 2€/m2 të vilës së Ramës në Surel?
Gjatë një interviste televizive dje, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar kontratën e blerjes së tokës nga bashkëshortja e kryeministrit aktual, Edi Rama për shtëpinë e vet në Surrel. Tha Berisha ndër të tjera:
Kemi të bëjmë me saraje dhe jo vilë. Janë 58 metra gjatë themelesh. Unë banoj në një pallat që ka gjithësej 46 metra gjatësinë e themeleve dhe banojmë 70 familje se është me shumë kate. Pallati ka 47 metra kurse sarajet e kreut të Meduzës janë me një gjatësi themelesh 58 metra. Duken sarajet e Surrelit nga maja e Tomorit.
Një analizë e një projektligji të rrezikshëm për shtetin e së drejtës
Në datën 25.11.2019 u publikua projektligji për “Për parandalimin, ndjekjen dhe marrjen e masave ndaj krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimeve të rënda” i cili ka për qëllim parandalimin, zbulimin, identifikimin, dokumentimin me qëllim goditjen e organizatave dhe grupeve të strukturuara kriminale, si dhe çdo grup tjetër kriminal, me synim konsolidimin e sigurisë në vend nëpërmjet rritjes së kapaciteteve e nivelit të punës parandaluese e gjurmuese për zbulimin e gjurmimin e krimit të organizuar, terrorizmin e krimet e rënda.
