Kryeministri e sheh të arsyeshme të qajë disa sekonda për viktimat e tërmetit

Postuar në 30 Nëntor, 2019 10:50

Kryeministri Edi Rama është përlotur sërish. Teksa lexonte emrat e viktimave z. Rama në një çast e ka parë të arsyeshme të preket dhe drithërojë pak zërin duke përmbushur rolin e plakut të moçëm mjekërbardhë që ka dhimnjen e atij që di shumë. 

Lotët skenikë të këtij aktori kuptohen në kontekstin e dominimit të raportimit mediatik post tërmet nga emri i këtij njeriu që këtu kërcënon me burg, nga ana tjetër vjen vërdallë rrënojave i hequr në fytyrë dhe në shoqërinë e bishtave të zakonshëm. 

Reduktohet numri i goditjeve sizmike

Postuar në 30 Nëntor, 2019 07:31

Në 8 orët e fundit numri i lëkundjeve sizmike që kanë goditur territorin shqiptar është reduktuar ndjeshëm. 

Prej orës 24:00 e deri më tani janë regjistruar vetëm 3 lëkundje me magnitudë maksimale 3.3, ndërkohë që lëkundje me të njëjtin intensitet janë regjistruar në detin Jon dhe në Kretë, dy rajonet më afër nesh.

Ngjan se shpjegimi i ekspertëve për pasgoditjet po verifikohet edhe pse aleli për godinat e dëmtuara qëndron në fuqi, përderisa ato konsiderohen të rrezikshme për jetën e banorëve.

Pa median politikanët shqiptarë do të ishin çobenj

Postuar në 29 Nëntor, 2019 22:40

 

Trillim apo realitet?
Mediat shqipe edhe në ketë zezëditë kanë filluar të gatuajnë ndodhi dhe lajme të pavlera e spektakolare, më shumë se informata dhe lajme të rëndësishme e të dobishme.

Një dashuri me epiqendër pushtetin

Postuar në 29 Nëntor, 2019 22:28

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sot nga Lezha se sfida e përballimit të tërmetit duhet kaluar bashkarisht. Me bashkarisht zoti Rama ka parasysh beniaminin e tij në Partinë Demokratike, Lulzim Basha, një video të të cilit e shpërndau dje përmes rrjeteve sociale. 

Atë që z. Rama nuk e thotë me gojë ka lënë ta thotë rekuizita e tij e kësaj parade postsizmike, më qartë xhupi i tij kuqezi. 

Zoti kryeministër po kujdeset që të luajë teatrin e bariut të shqiptarëve ndërkohë që po shfrytëzon momentin për të riaktualizuar tezat e tij të dashura të bashkqeverisjes me PD-në. 

Zoti Rama ndalo ndërtimet, jo mediat!

Postuar në 29 Nëntor, 2019 16:15

Çfarë është emergjencë në këto ditë ku Durrësi dhe Thumana u ngjajnë zonave të bombarduara dhe ky pikëpyetjet mbi sigurinë e ndërtesave që kanë mbetur në këmbë janë të mëdha? Tani që mjegulla e raportimit po qartësohet, harta e dëmeve në ndërtesa po zgjerohet edhe në Tiranë, Shijak, Kavajë e Laç.

Lëkundjen e njëpasnjëshme të pastërmetit me gjasë kanë shkurtuar jetëgjatësinë e shumë objekteve të tjera të neokapitalizmit që nuk dihet mbi ç'kritere janë vlerësuar dhe vijojnë të vlerësohen si të sigurta.

Antifashiste, nacionaliste apo komuniste?! Cili ishte karakteri i Luftës?

Postuar në 29 Nëntor, 2019 15:25

 

E mbushur me mitizime, monopolizime dhe të pavërteta. Kështu serviret historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare sipas studiuesit Uran Butka, edhe 75 vjet pas çlirimit të vendit. Në një bisedë për TemA TV, ai vëren se pjesë e Luftës janë në fakt jo vetëm ata që luftuan për Lëvizjen Nacionalçlirimtare, por edhe nacionalistë të Ballit apo të Legalitetit dhe jo vetëm.

Ministria e Mbrojtjes: Numrat e llogarisë ku mund të ndihmoni për të prekurit nga tërmeti

Postuar në 29 Nëntor, 2019 14:46

Lidhur me fatkeqësinë natyrore, Ju mund të dhuroni duke përdorur një kartë krediti ose debiti nëçdo banke drejt llogarisë së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Kontributi i dhënë nga ana juaj do të përdoret nga Emergjencat Civile në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti.

Numrat e llogarive:

“Kontribute vullnetare, Emergjenca” në bankat e nivelit të dytë.

Banka Credins:

IBAN ne ALL (Lek):  ​AL29 2121 1016 0000 0000 0030 0001

Një shtet, dy sisteme

Postuar në 29 Nëntor, 2019 12:49

Qesh i pranishëm në një tryezë të rrumbullakët, ku dy mësimdhënës universitarë serbë të Kosovës në këmbimin e mendimeve të tyre shpaluan një botë të cilën kishte kohë që mendoja se qe braktisur. Njëri mësimdhënës pyeti tjetrin se a mund ta kritikonte eprorin e vet publikisht, dhe mori përgjigjen negative, me shpjegimin e shkurtër dhe pothuajse pa nevojë për të elaboruar më shumë, se frikësohej ta bënte. Në bisedë e sipër kuptova se frika nuk ishte vetëm ajo e humbjes së vendit të punës; kishte edhe më shumë përmbajtje në atë frikë.

Heronjtë po i nxjerrin nga kazani

Postuar në 28 Nëntor, 2019 22:39

Tri ditë zgjat çudia. Edhe kur vjen nga natyra. Tërmeti po na mëson me pafuqinë tonë, po zbulon paaftësinë tonë në vendosjen e rregullit dhe përgjegjshmërisë, si dhe po dikton lëvizjet njerëzore të solidaritetit. 

 

Për disa të tjerë tërmeti ka prodhuar heronj. E nisi kryeministri që sevdalliset me veten në Facebook kur pyeste në mënyrë konkluduese: kjo mund të ishte foto e ditës. Ose kur shpallte: heroi i sotshëm është një zjarrfikës nga Vlora. 

Tërmeti i së martës, një ilustrim konkret i nevojës për informim

Postuar në 28 Nëntor, 2019 14:51

Tërmeti i së martës dhe lëkundjet e panumërta që vijojnë të ndihen në Shqipëri e kanë kthyer të gjithë vëmendjen e qytetarëve te mediat tradicionale dhe ato online. Nevoja për t’u informuar në lidhje me atë që ndodh, në kushtet e pasigurisë që krijojnë tërmetet i kanë bërë me mijëra shqiptarë të zonave të Durrësit dhe Tiranës të shkarkojnë në smartfonët e tyre aplikacionet që përditësojnë të dhënat për çdo lëkundje të tokës. Më i përdoruri rezulton të jetë Last Quake (tërmeti i fundit), një aplikacion i Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS