Dy haberet e xhumasë: ShBA mbështet Minishengenin. Trump është i përqendruar për punësimin në Ballkan
Mediat pranë qeverisë shkruajnë se i Derguari i Posaçëm i ShBA-ve, Richard Grenell ka dhënë mbështetje për Shengenin Ballkanik. Por zoti Grenell ka kërkuar që në këtë nismë të bëhet pjesë edhe Kosova.
Ne besojmë se që kjo nismë të jetë e suksesshme, ajo duhet të përfshijë të gjithë në rajon, përfshirë qeverinë e Kosovës. Administrata Trump është e përqendruar për të ndihmuar gjithë rajonin të krijojë mundësi ekonomike dhe punë për të rinjtë
citohet ai.
Erdogan refuzon shantazhin: Nuk besoj se Senati do kalojë rezolutën për genocidin armen
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se ai beson se Senati amerikan nuk do ta miratojë rezolutën e Kongresit që njeh genocidin armen.
Besoj se Senati do të veprojë me kujdes dhe nuk do të përsërisë gabimin e Kongresit. Nëse ShBA dëshiron me të vërtetë të veprojë ndershmërisht duhet të kufizohet në marrjen e qëndrimeve politike të cilat duhet t'i vendosin historianët
tha Erdogan gjatë një fjale të mbajtur në Maryland.
Për Notre Dame arkitekti duhet ta qepë gojën
Nuk është vetëm Shqipëria e vogël dhe pak demokratike që dëshmon sesi pushteti ndërhyn ende në punët arkitektonike. Edhe Franca e Emmanuel Macronit i dëshmon deliret e ngjashme me atë që shohim me stadiumin kombëtar apo edhe Teatrin Kombëtar në Tiranë.
Rrënjët e populizmit të djathtë në Europën Qendrore dhe Lindore
Sektarizmi antishtet i Rilindësve
Kryeprokurorja në detyrë Arta Marku thuhet se ka dorëzuar para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, një sondazh të kryer me stafin e vet sipas të cilit rezulton se “populli” e do Arta Markun në krye të organit të akuzës. Në prezantimin e vet para KLP-së, Marku ka pranuar ndër të tjera se ajo ka kompetenca të kufizuara me ndryshimet e tanishme kushtetuese dhe ligjore, ndaj edhe kështu shpjegohen dështimet e saj. Mirëpo pyetja që shtrohet këtu është se nëse situate ligjore është kështu përse rikandidon zonja Marku?
Presidenti njofton zyrtarisht ceremoninë e betimit të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Lë jashtë Arta Vorpsin
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka njoftuar sot zyrtarisht zhvillimin e ceremonisë së betimit të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti i referohet nenit 129 të Kushtetutës duke thirrur për betim vetëm Elsa Toskën, Marsida Xhaferllarin dhe Fion Papajorgjin, dy kandidate të zgjedhura nga Kuvendi dhe një nga vetë kreu i shtetit. Meta ka lënë jashtë ceremonisë Art Vorpsin, e zgjedhur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, duke i dhënë goditje një procedure të ngatërruar nga vetë shumica në pushtet.
Tani do të bashkojë Qipron
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini ka deklaruar gjatë një seance debati të mërkurën se një Qipro e Bashkuar brenda BE-së do të ndryshonte lojën.
Zonja Vorpsi ngatërron Presidencën me Telebingon
Veprimi i sotshëm i Arta Vorpsit për të kryer betimin si anëtare e Gjykatës Kushtetuese para noterit, është vetëm një epsiod i radhës në serinë e atyre akteve që karakterizojnë shumicën aktuale.
Trump i nxjerr bllof të gjithë. Kongresi ka miratuar sanksionet, presidenti i ofron 100 mld $ Erdoganit
Donald Trump ka nxjerrë sërish bllof mediat dhe bashkëpunëtorët e tij. Ndërkohë që prej javësh Shtëpia e Bardhë kërcënon me sanksione, sot njoftohet se presidenti amerikan ka bërë të kundërtën: përmes një letre ai i ka propozuar homologut turk, Recep Tayyip Erdogan një paketë 100 miliardë dollarë.
Në këmbim Trump kërkon që Turqia të heqë dorë nga blerja e sistemit rus S-400, një hap që sipas gazetës “The Washington Post" mund të acarojë raportet mes presidentit dhe Kongresit që muajin e kaluar votoi me shumicë për vendosjen e sanksiomeve.
Shtetformimi
Kur në fund të gushtit të vitit 1943 në Kuartierin e Führerit mora detyrën e të “Dërguarit të Posaçëm për Europën Juglindore” mbi Shqipërinë pak flitej. Atje njihej akoma ligjërisht Perandori Vittorio Emanuele dhe vendi qeverisej nga Mëkëmbësi i tij (Luogotenente). Gjermania mbante atje një Konsullatë të Përgjthshme e cila kryesohej nga z. Schliep.