Ngrijnë projektet e investimeve që nuk janë PPP

Postuar në 20 Nëntor, 2019 14:48

Qeveria është dukshëm në vështirësi financiare për të financuar vetë projekte publike. Ministrja e Financave, Denaj në përgjigje të interesit të deputetëve në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë tha se, buxheti i shtetit do të ngrijë financimin e  projekteve të tjera siç ka bërë edhe këtë vit, duke shtyrë financimin e projekteve të tjera buxhetore në fushën e investimeve për një vit më vonë.

Eksperimenti me Gjykatën Kushtetuese, tre anëtarë pa përvojë në gjyqësor

Postuar në 20 Nëntor, 2019 14:39

 Prej disa ditësh vazhdon tashmë debati për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Debate është përqendruar mbi afatet e dekretimit nga presidenti, organin e emërtesës, ishte Arta apo Marsida. Hollësi padyshim të rëndësishme, por që kanë anashkaluar një tjetër aspekt.

Në faqen online të Gjykatës Kushtetuese është përditësuar përbërja e saj duke përfshirë si gjyqtarë përveç Vitore Tushës dhe Besnik Muçit edhe tri kandidatet e reja, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji.

Kriza e përjetshme shqiptare

Postuar në 20 Nëntor, 2019 12:49

  

Enverizmi, një formë e mënjanimit të mendimit filozofik në komunizëm

Postuar në 19 Nëntor, 2019 21:13

"Kultet e komunizmit” ishte tema e Konferencës së III Kombëtare për totalitarizmin, e mbajtur pak ditë më parë në një nga sallat e Fakultetit të Shkencave Sociale.

Studiues, profesorë të sociologjisë, shkencave politike, historisë dhe filozofisë në kumtesat e tyre analizuan ngritjen e kulteve të ideologjisë komuniste.

Veliaj u premton banorëve të njësisë 10: Do hyjmë në histori!

Postuar në 19 Nëntor, 2019 20:21

Punët nuk po ecin keq për qeverinë. Opozita ka rënë rehat dhe po bën sikur është e shqetësuar për reformën zgjedhore. Në këtë situatë në skenë del përherë gastori i politikës, kryetari i Bashkisë së Tiranës. Sot z. Veliaj ka thënë nga një tur pseudodëgjesash për buxhetin e vitit 2020:

Jeta erdhi nga jashtë Tokës? Zbulohen gjurmë sheqernash(karbohidrate të shpërbëshme) në dy meteorë

Postuar në 19 Nëntor, 2019 16:58

Një ekip ndërkombëtar kërkuesish ka verifikuar mbetje sheqernash në trupat metorikë. Sheqernat janë element themelorë për krijimin e jetës dhe gjetja në fjalë i jep zë idesë se bombardimi i dikurshëm i Tokës nga meteorët ka përcaktuar lindjen e jetës në të.

Kë do besonte më shumë një qytetar: Liderin e Ballkanit, apo "Të Sëmurin" e Ballkanit?

Postuar në 19 Nëntor, 2019 16:37

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka pranuar në një konferencë për shtyp se ai është një njeri me probleme kronike shëndeti.

Jam një njeri i sëmurë në mënyrë kronike. Këto janë probleme të miat personale. Nuk jam një njeri me shëndetin më të mirë, por sat ë kem energji do luftoj. Nuk dua të hyj në hollësi…

ka thënë Vuçiç.

Ta shohim propozimin e Francës për atë që është

Postuar në 19 Nëntor, 2019 16:08

 

Ka një zhurmë të madhe në mediat europiane sot për të ashtuquajturin propozim francez për reformimin e zgjerimit të Bashkimit Europian. Sipas informacioneve paraprake presidenca finlandeze nuk e ka pranuar, ndërkohë që zëra kritikë ka edhe nga Berlini. Sipas palës gjermane i lihet dorë të lirë vetos së një vendi në një proces që duhet të konsiderojë edhe aspektet gjeopolitike.

ATSh-ja e bën Shqipërinë bahçe me lule. Loja banale me raportet e INSTAT

Postuar në 19 Nëntor, 2019 14:12

Dje Instituti i Statistikave publikoi raportin e vet për infalcionin, PBB-në, forcat e punës dhe bilancin tregëtar për muajin tetor. Raportet janë kompleksë dhe ka disa mënyra për t’i lexuar, por prirja është diçka që është e qartë dhe nuk mund të manipulohet me perceptime të njëanshme. Për ta kuptuar sesi përpjekja për të shitur rritje ekonomike sforcohet në tituj optimist le t’i hedhim një sy Agjencisë Telegrafike Shqiptare e cila drejtohet nga ish-zëdhënësja e Edi Ramës.

Presidenti: Zgjedhje të parakohshme

Postuar në 19 Nëntor, 2019 12:29

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka mbështetur sot kërkesën e opozitës joparlamentare për zhvillimin sa më shpejt të zgjedhjeve të parakohshme. Pas një takimi me drejtuesit e kësaj opozite, Presidenti autorizoi publikimin e kësaj deklarate: 

Presidenti Meta i njohu të gjithë pjesëmarrësit në takim me situatën dramatike të sundimit të ligjit, dhe veçanërisht me zbatimin e njëanshëm antikushtetues të Reformës në Drejtësi.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS