Dinamika e një vrasjeje me preçizion të lartë

Postuar në 04 Janar, 2020 00:59

Një raketë amerikane vrau të enjten në darkë vonë, komndantin e forcave iraniane Quds, Qasem Soleimani, duke përshkallëzuar konfliktin e ngrirë mes Teheranit dhe Washingtonit dhe duke ndezur tensionet rajonale. 
Dy dronë amerikanë MQ-9 Reaper kryen qitje me raketa ndaj një konvoji me dy makina që po largoheshin nga aeroporti ndërkombëtar i Bagdadit, duke vrarë Soleimanin dhe Abu Mahdi al Muhandis, kreu i Frontit të Mobilizimit Popullor, njohur edhe si Hashd al Shaabi, një milici e mirënjohur filoiraniane. 

Muxhahedinët iranianë kanë në veprim shërbimin e tyre sekret në Shqipëri. Akuza edhe për dy TV shqiptare

Postuar në 03 Janar, 2020 22:43

Olsi Jazexhiu, i prezantuar si historian ka dhënë në mesin e muajit dhjetor 2019 një intervistë për revistën e përdymuajshme amerikane “Counterpunch”. Revista është e njohur në ShBA, ndonëse për të ka qëndrime të ndryshme. 
Ajo e cilëson Jaxhexhiun si një historian shqiptaro-kanadez dhe e gjithë intervista është përqendruar në situatën e krijuar nga strehimi në Shqipëri i opozitës iraniane, muxhahedinëve të MEK. 

Pompeo e pranon: Soleimani po përgatiste sulme në rajonin e Lindjes së Mesme, jo në SHBA

Postuar në 03 Janar, 2020 17:18

Në një intervistë për CNN sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka komentuar se vrasja e Qasem Soleimanit ishte një domosdoshmëri për të shmangur sulme të mëdha që ai po përgatiste. Pompeo nuk ka dhënë sqarime mbi informacionet që disponon, por ka akuzuar Soleimanin si përgjegjës për çdo ngjarje në Lindjen e Mesme ku aplikohet dhuna.

Trump aludon se ka likuiduar personin kyç kundër negociatave me Teheranin

Postuar në 03 Janar, 2020 16:29

Irani nuk ka fituar ndonjëherë ndonjë luftë, por nuk ka humbur asnjë negociatë

Në 6 janar nis një revolucion tjetër. Është super...

Postuar në 03 Janar, 2020 16:07

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në faqen e vet në Facebook një material video për promovimin e shërbimeve të reja online nga portal qeveritar e-albania.

Video/Foto të supozuara nga vendi i vrasjes së gjeneralit iranian

Postuar në 03 Janar, 2020 13:13

Irani: Axhenda jonë mbetet e pandryshuar. Esmail Ghaani, pasues i Soleimanit

Postuar në 03 Janar, 2020 12:59

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë përsipër vrasjen e kreut të forcave Kuds të Gardës Revolucionare Iraniane duke argumentuar se ky veprim u ndërmor për të parandaluar akte të Iranit në të ardhmen.

Zaev jep dorëheqjen. Presidenti i Maqedonisë së Veriut mandaton Oliver Spasovskin për qeverinë teknike

Postuar në 03 Janar, 2020 12:13

Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Këtë mëngjes në orën 8.30 ishim në Qeveri. Nënshkrova dorëheqjen time, në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinës dhe në bazë të Ligjit për Qeverinë. Besoj se dokumenti do të arrijë në Parlament shumë shpejt, në mënyrë që procedura të fillojë gjatë ditës për të mundësuar miratimin e qeverisë teknike

ka thënë Zaev.

Vrasja e Soleimanit nga SHBA, kush ishte gjenerali i heshtur iranian

Postuar në 03 Janar, 2020 10:44

Gjenerali iranian, Kasem Sulejmani, i cili u vra në një sulm ajror të SHBA-ve në Bagdat ishte një nga personalitetet më të njohura në Iran dhe një nga rivalët më të fikshëm për Shtetet e Bashkuara dhe aleatatët e tyre.

Shefi i Forcave Kunds, të quajtura kështu sipas emrit të Jeruzalemit në persisht ka qenë njeriu kryesor në proceset politike për formimin e qeverisë irakiane që nga viti 2018.

Raportime mediatike për vrasjen në Baghdad të Qasem Soleimanit, një nga drejtuesit e Gardës Revolucionare Iraniane

Postuar në 03 Janar, 2020 02:42

Media shtetërore irakene raporton se në sulmin e fundit ajror ne aeroportin e Baghdadit ka mbetur i vrarë edhe kreu i forcave Quds, përgjegjëse për operacionet klandestine në Gardën Revolucionare Iraniane, gjenerali Qasem Soleimani. 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS