Mediat spanjolle shkruajnë se kryeministri bullgar po hetohet për pastrim parash

Postuar në 22 Shkurt, 2020 20:38

Antikorrupsioni në Bullgari po heton lidhjen e dyshuar të kryeministrit Boyko Borisov me një komplot riciklimi parash në nivel ndërkombëtar, me destinacion Barcelonën. Denoncimi në policinë katalanase, sipas të cilës “ka indicie vërtetësie”, është formalizuar në nisjen e hetimeve.  Sipas skuadrës që po kryen hetimet, faktet "do të tregonin ekzistencën e një organizate kriminale".

Duhet një redaktim që të mos quhet përrallë televizive

Postuar në 22 Shkurt, 2020 17:53

Ndiqeni një të ashtuquajtur dokumentar të transmetuar në Top-Channel më 23 nëntor 2019 me titull: Gjurmë Shqiptare - Butrinti, Ilir apo greko-romak?

Apel për ndihmë ministrit të Brendshëm: Grabitjet masive në zonat e minoritetit në Sarandë nuk zbulohen

Postuar në 22 Shkurt, 2020 15:45

Media të ndryshme lokale raportojnë për një situatë sipas tyre alarmante të krimit në fshatrat e pakicës greke në Sarandë. Rituali është konstant dhe i përvitshëm: në shtëpitë e këtyre fshatrave ku shpesh banojnë vetëm pleq, njerëz me maska hyjnë dhe grabisin në vazhdimësi. Policia lokale kryen veprimet hetimore dhe mandej thotë “mirupafshim”.

Koronavirusi po troket në Shqipëri dhe nuk jemi gati*

Postuar në 22 Shkurt, 2020 15:23

 

Dyndje në kurset e gjermanishtes, Kuka: Rritja e kërkesave lidhet me emigrimin

Postuar në 22 Shkurt, 2020 14:59

Irea është një nga dhjetëra të rinjtë që i janë përkushtuar mësimit të gjuhës gjermane.

Vetëm 17 vjeçe, por ajo e projekton të ardhmen e saj jashtë Shqipërisë. Ambicien dhe synimet i ka të mëdha.

Pranë institutit të studimit Gëte, mësojnë afro 500 persona të moshave të ndryshme. Numrin në rritje të personave që i janë futur gjermanishtes e pranon edhe drejtoresha Alketa Kuka.

Shumica e e atyre që zgjedhin të mësojnë gjuhën gjermane janë qytetarë që pritet të emigrojnë. Kjo pasi zotërimi i gjermanishtjes është një nga kushtet për të përfituar vizë pune.

Çështja është ta dojë edhe Europa Edi Ramën...pa filtra

Postuar në 22 Shkurt, 2020 12:53

Nuk e ka fajin Shqipëria, as qeveria. E ka fajin Europa, më saktë një pjesë e saj. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën “Një kontinent një e ardhme”. Sipas z. Rama rregullat nuk zbatohen për më të vegjlit.

Në çdo moment kur 1-2-3 vende kanë problemet e tyre, kanë dinamikat e tyre faktike dhe duan të thonë ‘jo’, ato e kanë mundësinë që të gjejnë pretekste, duke i drejtuar gishtin vendeve që u thonë ‘Jo’ për shkak të problemeve që kanë ata. Ne e dimë shumë mirë se ata kanë problemet e tyre…

Po shqiptarët çfarë fitojnë me ndarjen?

Postuar në 22 Shkurt, 2020 12:49

Opinion i analistit Veton Surroi për deklarimin e kreut të ri të Politikës së Jashtme të BE-së Borrell vë në dukje aspektin themelor të idesë së ndarjes së Kosovës, që një herë shitet si korrigjim kufijsh, një herë si delimitimim, pastaj si shkëmbim territori e në fund si ndarje.

Borrell ka pyetur si i bëhet që Serbia të fitojë diçka? Sepse në fund të fundit çdo kompromis duhet të kënaqë të dyja palët. 

Si i bëhet që Serbia të fitojë diçka?*

Postuar në 22 Shkurt, 2020 12:32

 

Romë, zbulohet një cenotaf kushtuar Romulit

Postuar në 21 Shkurt, 2020 23:01

Arkeologët besojnë se kanë zbuluar në Romë një cenotaf kushtuar themeluesit të Qytetit të Përjetshëm, Romulus(Romuli). Dhoma e vogël ku ndohet një sarkofag i thjeshtë është gjetur në forumin e vjetër dhe sipas drejtueses së Parlut Arkeologjik të Koloseumit, Alfonsina Russo, mund të bëhet fjalë për një objekt të shekullit VI p.e.s.  

Kjo zonë është shumë simbolike. Me siguri që nuk kemi të bëjmë me varrin e Romulusit, por është një vend kujtimi për të, një cenotaf

është shprehur ajo. 

Pastrimi i parave, një akuzë apo një shpifje e një kryeministri që është turp kombëtar?

Postuar në 21 Shkurt, 2020 14:13

“Thank you my dear enemy, (faleminderit e dashur armike).  Kemi bërë shumë beteja në të shkuarën si kundërshtarë, por ja ku jemi sot si një shembull që po shohim para për vendin

Pages

Subscribe to ResPublica RSS