Kapet për herë të parë në video bashkimi dhe ndarja e dy atomeve
Shkencëtarët kanë arritur të lokalizojnë me video bashkimin dhe ndarjen e atomeve. Filmimi është bërë i mundur nga një ekip kërkuesish nga Britania e Madhe dhe Gjermania sipas të cilëve kjo është hera e parë që lidhja evolucionare, formimi dhe shpërbërja është kapur në shkallë atomike në proces.
A e sjell vërtet vota ndryshimin?
E mbajmë mend Shkuriun të gjithë. Patjetër që po. Ishte negativi i modelit të Rilindjes së Edi Ramës. Vërsulur mbi një femër të cilës i zhvishet pa asnjë teklif pa ditur se nga pas, mu përballë vrimës së paparashikuar të brekëve qëndronte një kamera e cila po ekranizonte për mbarë shqiptarët kënetën morale të një grupimi që ka mbërthyer për fyti Shqipërinë.
Mero Baze: Në Shqipëri nuk ka drejtësi
Dje botuesi i gazetës “Tema”, Mero Baze shkruante për ata që sipas tij janë përgjegjës për 21 janarin 2011 dhe përpjekjet e tyre që t’i shpëtojnë drejtësisë. Baze vë në dukje se ka të tjerë që po qesëndisin Edi Ramën se nuk futi dot në burg Sali Berishën dhe Ilir Metën duke kaluar më tej në “qartësimin e disa gjërave”. Dhe këto gjëra në fakt janë vetëm një gjë: Në Shqipëri nuk ka drejtësi.
Arrin në 9 numri i viktimave të virusit në Kinë
Virusi i ri që ka shpërthyer në Kinë ka rënduar bilancin e viktimave që kanë arritur në nëntë mes 470 rasteve të konfirmuara.
Infeksioni mendohet se ka ardhur nga kafshët dhe tashmë është konfirmuar se kalon edhe nga njeriu te njerit. Virusi i ngjan SARS-it të vitit 2012 dhe jep një formë pneuomonie me pasoja fatale. Mediat vënë në dukje se këtë herë Kina ka vendosur të raportojë në mënyrë të rregullt për atë që po ndodh, në ndryshim nga skereti me të cilin u mbulua SARS.
Plani i Putinit për një pension të pjesshëm
Nuk do të ketë një Vladimir Putin të dytë. Presidenti rus dërgoi shumë mesazhe në fjalimin e tij drejtuar vendit më 15 janar, disa prej tyre të paqarta dhe të bëra objekt debati nga njohësit e mirë të Kremlinit. Por lëvizja ishte e qartë. Askush nuk do të ketë aq shumë fuqi kushtetuese sa ka shijuar Putini që nga viti 2000 në katër mandatet e tij si udhëheqës rus - ose në të vërtetë të jetë në gjendje të shërbejë për katër mandate siç ka bërë Putin.
Ore mirë takohemi dhe dalim fotografi po nuk na mbështet askush. Pa merak se tani kemi OSBE-në tonën
2.229 miliardë vjet/Zbulohet krateri më i vjetër meteorik në Tokë
Një krater në Australi, i quajtur krateri Yarrabubba, mendohet të jetë më i vjetri në Tokë i konstatuar deri më tani. Sipas shkencëtarëve ai është krijuar 2.229 miliardë vjet më parë nga një goditje meteorike dhe përbën një rast të veçuar nga krateret e tjerë të vjetër pasi daton 200 milionë vjet më herët.
Zbulimi ka shtuar dyshimet se goditjet nga trupat qiellorë mund të kenë çuar në alterim të klimës në Tokë duke i dhënë fund një periudhe të ngrirjes së madhe siç quhet ajo e Tokës Top Bore.
Dritëhijet e uljes së tatimit mbi dividendin
Dyfytyrësia e PD-së/Për sistemin zgjedhor të vendosë populli. Për reformën territoriale do të vendosim vetë
Partia Demokratike mendon se reforma territoriale ka dështuar dhe se rishikimi i hartës administrative të vendit është prioritet absolut.
Në mbledhjet e Kryesisë së Degëve Korçë, Pogradec, Devoll, Kolonjë dhe Maliq, i sigurova për planin tonë konkret për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë ekonomike ku është përfshirë si pasojë e keqqeverisjes.
SHBA, mesazh Greqisë: Me Turqinë të bisedohet!
Administrata amerikane e Donald Trump ka bërë të ditur se nuk do të sakrifikojë raportet me Ankaranë zyrtare as për një projekt të madh si gazsjellësi EastMed. Përveç qëndrimit ambig të presidentit Trump për këtë çështje, gjatë vizitës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis në SHBA, edhe këshilltari për Sigurinë në Shtëpinë e Bardhë, Robert O’Brien ka përsëritur qëndrimin, duke kërkuar nga Greqia të mos përshkallëzojë politikën e vet.
Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, O’Brien ka thënë se SHBA inkurajon bashkëpumimin.
