Iran-Perëndim, kush gënjen më shumë?

Postuar në 15 Janar, 2020 12:41

Ky është një fragment i shkëputur nga një dokumentar i vitit 2009 i BBC-së për marrëdhëniet e Perëndimit me Iranin. Kjo është pjesa e dytë e dokumentarit që flet për periudhën pas Revolucionit Islamik deri në luftën e Irakut.

Çështja e (kë)Tyre

Postuar në 15 Janar, 2020 11:51

Opozita e drejtuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka hedhur në veprim të vetmin argument që ka për të mbrojtur marrëveshjen e djeshme: me këtë takim u deligjitimua Parlamenti. Kjo thjesht nuk është e vërtetë. Le të kthehemi pas në kohë. Ose këta zotërinj të kthehen pas në kohë e të kujtojnë sesi dikur, opozita socialiste e Edi Ramës bojkotoi për rreth 6 muaj parlamentin, kërcënoi se do digjte mandatet, por pastaj hyri në Parlament për rrogën e deputetit.

Ishte apo jo legjitim ai Parlament?

Zilia e një ish-kryeministri për një kryeministër

Postuar në 14 Janar, 2020 18:12

Sot ish-kryeministri Sali Berisha shkruante në Facebook se me largimin e Ramës nga drejtimi i OSBE-së, imazhit të Shqipërisë i është dhënë një goditje për shkak të korrupsionit qeveritar. Shkruan ndër të tjera z. Berisha:

Heshtja me kaq vlerë për të gjithë

Postuar në 14 Janar, 2020 17:35

Pas një kohe relativisht të gjatë për standardet e veta të komunikimit, ka reaguar sot ambasada amerikane në Tiranë. Përmes një njoftimi në Facebook ajo përshëndet tryezën e dialogut mes palëve. Thuhet në deklaratë:

Pse nuk reagon edhe sot?

Postuar në 14 Janar, 2020 17:31

Dje gjykata e Tiranës pushoi çështjen ndaj Lulzim Bashës dhe zyrtarëve të tjerë të PD-së për “lobimin rus”. Menjëherë reagoi Partia Socialiste. Taulant Balla u betua se kjo çështje nuk mbyllej teksa akuzoi Prokurorinë për shkelje të qëllimshme procedurash. Sot z. Balla publikoi disa dokumente të reja. Sot Gjykata e Krujës ka liruar nga burgu Endrit Doklen, I dënuar me burgim të përjetshëm. Prokuroria e këtij rrethi ka deklaruar se do apelojë vendimin. Partia Socialiste nuk ka reaguar ende. Nuk ka nxjerrë as Taulantin, as ndonjë dokument.

Kleringu i blerjes së normalitetit

Postuar në 14 Janar, 2020 14:28

Sot mediat kanë raportuar një takim mes Damian Gjiknurit, Rudina Hajdarit, Petrit Vasilit dhe Oerd Bylykbashit. Takimi ka patur në vëmendje reformën zgjedhore dhe konsensusin rreth saj. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pyetur për faktin se nëse prania në tryezë e Damian Gjiknurit përbën problem ose jo, Basha është përgjigjur se “nuk më intereson me kë përfaqësohet PS”.

Hegjemonia e Samir Manes*

Postuar në 14 Janar, 2020 12:28

 

“Hë pse?” As se është i bukur, as se është i ditur, madje as se është i pasur. Po sepse është aq i pushtetshëm sa të ketë në dorë jetën e qindra minatorëve dhe ajrin shoqëror të miliona bashkëqytetarëve tanë; dhe të mos ngurojë ta ushtrojë këtë pushtet orë e çast. Po nis t’ju sqaroj:

Arroganca perandorake, një cikël i përsëritur në Histori

Postuar në 14 Janar, 2020 01:44

 

Rusia dhe Turqia tentojnë paqëtimin e palëve në konfliktin civil në Libi

Postuar në 14 Janar, 2020 01:17

Rusia dhe Turqia po tentojnë të përsërisin në Libi atë që realizuan në Siri. Dy rivalët Sarraj dhe Haftar janë takuar në Moskë ku raportohet se janë njohur me një draft marrëveshje armëpushimi.

Agjencia ruse “Sputnik" raporton se dokumenti parashikon ndalimin e të gjitha operacioneve ofensive ushtarake dhe lidhur me këtë pikë Haftar ka kërkuar kohë deri të martën dhe mandej është larguar nga Moska pa firmosur. 
I njëjti dokument parashikon krijimin e një komisioni të përbashkët, krijimin e një linje beteje dhe shmangien e goditjeve të qyteteve kryesore. 

Orgjia e dosjeve që rrjedhin në media duhet ndaluar

Postuar në 13 Janar, 2020 22:33

Sot ka rrjedhur në media dosja e plotë hetimore e ngjarjes së Mallakastrës ku mbeti e vrarë shtetasja Drita Saliaj. Ka qenë Abc News që ka bërë publikimin dhe mandej xhirua ka vazhduar si zakonisht. Televizioni në fjalë referon si burim Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe në materialin e përcjellë nuk bëhet asnjë redaktim.

Aty zbulon se përtej vrasjes ka një rreth njerëzish që merren me trafik lëndësh narkotike përmes një dinamike ngjarjesh që të krijon idenë e një vendi larg, shumë larg nga “njerzillëku" i Tiranës.

 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS