Zhvlerësohet presioni amerikan. Franca propozon samit për dialogun Kosovë-Serbi

Postuar në 14 Shkurt, 2020 12:24

Mediat e Kosovës shkruajnë se presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka shpreur gatishmërinë e tij për të ndërmjetësuar mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas këtyre mediave, Macron i ka dërguar një letër kryeministrit të sapozgjedhur të Kosovës, Albin Kurti përmes së cilës i sugjeron që dialogu të jetë pjesë e axhendës së një samiti europian:

Putin: Sa të jem unë president, jo martesave gay. Do vazhdojë me mami dhe babi

Postuar në 13 Shkurt, 2020 23:57

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se për sa kohë do jetë ai në Kremlin, martesa gay nuk do të legalizohet.

Po e përsëris: për sa kohë jam unë president kjo nuk do të ndodhë. Ka për të vazhduar me babi dhe mami

është shprehur Putin gjatë një mbledhjeje me komisionin shtetëror për ndryshimin e Kushtetutës.

Mediat po ashtu raportojnë se po diskutohet që në Kushtetutën e re të përfshihet norma e moslëshimit të territoreve, një përcaktim që thuhet se synon të bllokojë a priori kërkesat e Japonisë dhe Ukrainës. 

Në kohët e tkurrjes së Perëndimit

Postuar në 13 Shkurt, 2020 17:07

 

Ndoshta ka ardhur koha të fillojmë të mësohemi me realitete të reja. Konferenca e Sigurisë e Mynihut, forumi kryesor për debatin mbi politikën ndërkombëtare të sigurisë, publikon një raport vjetor që diskutohet gjerësisht nga zyrtarë dhe ekspertë të vendeve të ndryshme. Titulli që mban këtë vit Raporti i Mynihut për Sigurinë është i habitshëm dhe deri diku alarmues. Ai i  referohet fenomenit të "pa - Perëndimit" - ose ndryshe një botë më pak "perëndimore".

Siria njeh Genocidin Armen

Postuar në 13 Shkurt, 2020 16:33

 

Një tjetër vend ka njohur atë që quhet si Genocidi Armen. Parlamenti sirian ka marrë vendimin e njohjes së përkufizimit të një ngjarjeje historike sipas së cilës Perandoria Osmane është përgjegjëse për vdekjen e 1.5 milionë armenëve në vitet 1915-1917. 

Parlamenti dënon dhe njeh genocidin e kryer ndaj armenëve nga otomanët në fillim të shekullit të 20-të

thuhet në deklaratën e Parlamentit sirian.

Tre largime nga kreu i Financave

Postuar në 13 Shkurt, 2020 16:11

Një muaj më parë iku zv. ministri Erjon Luçi. Pak ditë më parë larguan zv. drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Xhavit Currin. Sot radha i ka ardhur zv. ministrit tjetër të Financave, Elton Haxhi.

Nuk mundet të vijoja të qëndroja më në atë detyrë -, citohet Haxhi.

Arsye zyrtare nuk ka për këto largime, por mesa duhet procesi i fiskalizimit me shkeljen e afateve ka krijuar tensione në Ministrinë e Financave.

Largimet vijnë ndërkohë që prej dy muajsh përfliten ndryshime në qeveri.

Hakeri ukrainas që u bë arma më e fortë e FBI-së dhe makthi i saj më i keq

Postuar në 13 Shkurt, 2020 14:52

 

Pas Jo-së së Kosovës, Tirana zyrtare duhet të sqarojë qëndrimin e vet për Minishengenin Ballkanik

Postuar në 13 Shkurt, 2020 14:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar pas vizitës në Shqiëpri se projekti I Minishengenit ballkanik është në funksion të interesit serb dhe rus në Ballkan. Në një intervistë për KTV, Kurti ndër të tjera ka thënë:

Beogradi "harron" Serbinë e Vjetër. Kthen sytë nga "Serbia Bregdetare"

Postuar në 13 Shkurt, 2020 14:00

Mediat serbe, të deklaruara edhe si liberale, po shkruajnë këto kohë gjerësiht për situatën në Mal të Zi. Kanë lënë Kosovën pak mënjanë, e kanë harruar si pa dashje Serbinë e Vjetër, për t’i kushtuar vëmendje Serbisë Bregdetare siç ndoshta imagjinojnë se është Mali i Zi. Ligji për lirinë fetare, miratuar së fundmi, ka vënë në lëvizje Beogradin zyrtar që sheh te të drejtat e Kishës Orthodhokse Serbe mundësi të ushtrimit të interesave të veta.

SHBA lëviz drejt autokracisë pas gjyqit të Presidentit Trump

Postuar në 13 Shkurt, 2020 13:11

 

Këta do luftojnë krimin në Shqipëri?!

Postuar në 13 Shkurt, 2020 13:01

Gazeta “Tema” raporton sot se Policia e Shtetit ka fshehur ngjarjen e aksidentimit të një qytetareje nga shtetasja Ilda Bejleri. Shkruan gazeta ndër të tjera:

Por më skandaloze se largimi i Ilda Bejlerit nga vendi i ngjarjes, është reagimi i policisë. Kjo e fundit e ka fshehur ngjarjen dhe nuk ka dhënë asnjë të dhënë për personin që ka aksidentuar gruan 63-vjeçare.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS