zv.minister i financave

Nga timoni në tepsi/Edi Rama cakton zv.ministër të Financave "ekspertin që flet brroçkulla"(video)

Postuar në 11 Nëntor, 2020 17:32

Sot mediat kanë raportuar se kryeministri Edi Rama ka emëruar në detyrën e zv.ministrit të Financave, Besart Kadinë, i trajtuar si ekspert ekonomie dhe me funksione në Partinë Demokratike. Kadia është i disati zyrtar “opozitar” që merr funksione publike nga qeveria e z. Rama,  e cila sipas një zhargoni të Qëndrestarëve do të duhet të njihet si qeveria e Neobllokmenëve. Në fillim Visho Ajazi që shkoi ambasador, më tej Ridvan Bode në Bankën e Shqipërisë, tani Kadia. Siç mund të shihet z. Rama nuk heq dorë nga bashkqeverisja. Jo me PD-në, aboslutisht jo. Por me ekselentët.

Subscribe to RSS - zv.minister i financave