zhvendosja

Ndryshon para kohe Modeli Magnetik Botëror. Poli i Veriut zhvendoset në Siberi

Postuar në 11 Janar, 2019 14:59

Revista e njohur “Nature” raporton për një vëzhgim të ri që ka të bëjë me fushën magnetike të Tokës. Sipas revistës në fjalë, ndryshimi që po ndodh është shumë i shpejtë dhe po çon në rrëshqitjen e Polit të Veriut nga Kanadaja drejt Siberisë, kjo për shkak të lëvizjeve “kaotike” të hekurit të lëngshëm nën sipërfaqen e tokës.

Larg taksave të Tiranës, prirje e biznesit për t'u zhvendosur në Kamëz

Postuar në 22 Nëntor, 2018 12:43

Rreth 32 biznese janë shpërngulur në pak vite nga Bashkia e Tiranës në atë të Kamzës, kryesisht biznese fasone. Tema TV shkoi në njërin prej këtyre bizneseve, pronarët e të cilit jashtë kamerave deklaruan se shpërngulja e tyre është bërë për shkak të taksave të larta vendore. Ndonëse në kryeqytet taksat vendore variojnë sipas zonave, në Kamëz, sipas zv.kryetarit të bashkisë, Artan Dervishi, ato janë të njësuara. Kjo bën, sipas tij, që tarifa totale që paguajnë bizneset ndaj Bashkisë së Tiranës është 3-fish më e lartë se në Kamëz.

Muxhahedinët iranianë zhvendosen nga Tirana

Postuar në 05 Janar, 2018 11:52

Ky vit i ka gjetur muxhahedinët iranianë në një tjetër zonë të Shqipërisë, pak më larg Tiranës ku ata ndodheshin prej kohësh. TemA TV ka realizuar një reportazh, ku shfaqen pamjet e kampit të ri në Manëz të Durrësit dhe ambientet e boshatisura në Yzberisht të Tiranës.

Tema Tv

Tri gafat e viteve 1985, 1993 dhe 2017 në historinë e arkivave të Shqipërisë

Postuar në 10 Maj, 2017 00:01

Autoriteti “për hapjen e dosjeve” në zbatim të ligjit të vet, i cili është në shkelje me ligjin e arkivave, ka shpalosur tashmë synimet e veta për shpërbërjen e fondeve arkivore të disa arkivave të vendit, në funksion të një sipërmarrje që kërkon energji të madhe e sjell shumë pasoja. Ky veprim, i nxituar dhe i pabazuar në asnjë praktikë arkivore, do të sjellë pasoja të rënda në rrjetin arkivor të vendit. I gjithë dokumentacioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas ligjit duhet të administrohet nga Arkivi i kësaj ministrie. Ai është unik dhe i pandashëm.

Rusi/Propozohet ligj për zhvendosjen e Leninit nga Mauzoleumi në Moskë dhe varrosjen e tij

Postuar në 21 Prill, 2017 12:14

Përfaqësues të partisë së Presidentit rus, Vladimir Putin, Rusia e Bashkuar dhe të një partie nacionaliste pro-Kremlinit, kanë paraqitur në Parlament një ligj që kërkon zhvendosjen e trupit të Vladimir Leninit nga Mauzoleumi në Moskë. Propozuesit kanë argumentuar se sondazhet tregojnë se shumica e njerëzve nuk dëshiron që Lenini, lideri Bolshevik të prehet aty ku është balsamosur që nga viti 1924. Përpjekjet e mëhershme për të lëvizur trupin dhe djegur atë, apo varrosur, janë kundërshtuar dhe për pasojë janë anulluar.

A gënjen ministrja Kumbaro për testamentin e Ibrahim Kodrës? (Video)

Postuar në 09 Shkurt, 2016 17:17

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro u pyet në Komisionin e Jashtëm për vendimin që parashikon zhvendosjesne eshtrave të piktorit Ibrahim Kodra nga Ishmi dhe rivarrimin në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë.

Kumbaro u tha deputetëve se zotëron aktin noterial, në të cilin, sipas saj piktori i njohur shqiptar shprehte vullnetin që të prehet në një vend në Durrës ose në Tiranë. Por Televizioni Klan që ka zbardhur testamentin thotë se ministrja Kumbaro gënjen pasi në asnjë rresht të testamentit , piktori nuk shpreh vullnetin për vendin ku do të donte të prehej.

Subscribe to RSS - zhvendosja