zgjidhet

Nikolas Geixh rizgjidhet në krye të Federatës Panepirote

Postuar në 27 Shkurt, 2019 16:55

Nikolas Geixh u rizgjodh kryetar i Federatës Panepirote te Amerikës në kongresin e 40-të që u mbajt në Clearwater të Floridas.

"Ne kemi zgjedhur një bord të përbërë nga “veteranë” të  lindur në Epir dhe anëtarë më të rinj të cilët kanë lindur në Amerikë, por me ndjenja të forta për atdheun dhe traditat e prindërve të tyre"-shtoi ai.

Zgjidhet demarkacioni

Postuar në 16 Shkurt, 2018 17:03

Një ditë para 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi. Ajo është nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe homologu i tij malazëz Dushko Markoviç. Thaçi bëri të ditur se pikat e nënshkruara, pjesë e marrëveshjes me Malin e Zi, pritet të ratifikohen në parlamentin e Kosovës.

Zgjidhet Kryeprokurorja e Përkohshme, Opozita në tym (Video)

Postuar në 18 Dhjetor, 2017 12:15

Me 69 vota të mazhorances, Parlamenti zgjodhi Arta Markun në postin e Kryeprokurorit të përkohshëm. Votimi u zhvillua mes protestes së opozitës brenda në sallë ku u hodhën edhe tymuese, si dhe jashte saj, ku mbeshtetes të saj tentuan të hyjnë në sallen e kuvendit, gjë që nuk u lejua nga kordoni i policisë.

Thoma Gëllçi, drejtor i ri i RTSH-së

Postuar në 06 Maj, 2016 13:15

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar zgjodhi Thoma Gëllçin si drejtor të përgjithshëm të RTSH-së. Gëllçi u zgjodh me 7 vota nga 11 anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së. Ai kandidonte në këtë post përballë Petrit Malajt. Thoma Gëllçi ka shërbyer si këshilltar i kryeministrit Fatos Nano dhe Drejtori i Departamentit të Informacionit, pranë Keshillit socialist të Ministrave. Ai ka drejtuar në të shkuarën edhe gazetën partiake "Zëri i Popullit".

Subscribe to RSS - zgjidhet