zgjedhjet

Daul: Bojkoti, i papranueshëm. Negociatat vijojnë mbi draftin e McAllister

Postuar në 02 Maj, 2017 23:33

Pas video konferencës që u zhvillua me gruoin parlamentar të Partisë Demokratike, Presidenti i Partive Popullore Europiane Joseph DAUL bëri deklaratën e mëposhtme:

Edhe Gjermania do i njohë zgjedhjet pa opozitën

Postuar në 02 Maj, 2017 14:02

Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz ka deklaruar sot se qeveria e saj do ti njohë zgjedhjet e 18 Qershorit edhe nëse në to nuk do të marrë pjesë Partia Demokratike. “Zgjedhjet duhet të zhvillohen në datën e caktuar. Nëse PD nuk hyn në zgjedhje është vendim i trishtë. Edhe nëse PD nuk hyn në zgjedhje ne do ti njohim”, ka deklaruar  Susanne Schütz. Pak ditë më parë ishte ambasadori amerikan, Donald Lu, i cili tha se zgjedhjet do të jenë legjitime edhe nëse në to nuk merr pjesë Partia Demokratike.

18 Qershori, 50 parti bojkotojnë zgjedhjet

Postuar në 30 Prill, 2017 14:07

Nëse në zgjedhjet e 2013 morën pjesë gjithsej 66 parti politike në 18 Qershor do të garojnë vetëm 17 subjekte. Pushteti do të konkurojë me parti të vogla dhe të krijuara rishtaz, nga të cilat do të dalë dhe opozita legjitime, nëse i referohemi percaktimit kushtetues apo deklaratës së ambasadorit amerikan. Të paktën 7 nga këto parti kanë qenë në koalicion me Partinë Socialiste. Me këto parti në garë nuk ka shumë dilema se si do të jetë konfigurimi i parlamentit të adhshëm, pikëpyetjet janë deri ku do të shkojë marrëzia për t'i futur më zgjedhje pa një numër të madh partish në opozitë. 

Paralajmërohen zhvillime të forta me zgjedhjet e Kavajës: “Mos paguani asnjë taksë pas 18 qershorit”

Postuar në 30 Prill, 2017 14:03

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka bërë thirrje sot që qytetarët të kundërshtojnë fasadën e një shteti që po legjitimon zgjedhje që janë de facto një partiake. Në një fjalë të mbajtur me protestuesit e PD-së, Basha ka paralajmëruar zhvillime në zgjedhjet e 7 majit në Kavajsë duke theksuar se pas 18 qershorit me zgjedhje pa opozitën, lind e drejta që qytetarët të mos paguajnë më taksa.

Lista e kandidatëve që sqaron votën unanime për Metën dhe paralajmëron parti të një lloji të ri

Postuar në 29 Prill, 2017 23:10

Në media po qarkullon së fundmi një listë kandidatësh të Partisë Socialiste për zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit. Lista siç thuhet zyrtarisht është vendim i mbledhjes së kryesisë, që u parapri nga disa dorëheqje dhe deklarime për moskandidim nga disa deputetë aktualë.

Pesë çështje që duhen zgjidhur pas dështimit të negociatave

Postuar në 25 Prill, 2017 23:22

Dështimi i neogciatave me ndërmjetësimin e huaj, përtej drafteve dhe veprimeve se kush doli i parë, kush tha çfarë, kanë rëndësi për persepktivën që krijojnë.

Ende jo një katastrofë*

Postuar në 24 Prill, 2017 08:27

Mund të kishte ndodhur edhe më keq, por megjithatë rezultati i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë (23.04) nuk të bën të lumtur. Populistja e djathtë, Marine Le Pen renditet e dyta dhe futet në balotazh duke arritur suksesin më të madh politik të saj. Nacionalistja e pa frenuar është në ofensivë. Që nga marrja në dorë e kryesimit të partisë nga babai i saj antisemitist, ajo e ka udhëhequr Front National drejt suksesit - fillimisht në zgjedhjet lokale, ato europiane dhe tani në zgjedhjet presidenciale.

“Ne, Populli…” dhe ëndrra presidenciale, 1994

Postuar në 21 Prill, 2017 17:58

Do të mbeteni pa parlament, pa president, pa qeveri…Brukseli ia ka treguar qysh në fillim Tiranës fundin e kësaj krize. Deri tani kemi mbetur pa institucione të Drejtësisë, që duheshin ngritur sipas ndryshimeve në Kushtetutë, kur KLD ka mbaruar mandatin, (janë tejkaluar afatet për zgjedhjen e tyre). Tashmë skenarët janë hedhur në tavolinë dhe opozita intensifikon përpjekjet për realizimin e qëllimit të saj.

Rusia ndikoi në zgjedhjet amerikane me “propagandë”

Postuar në 20 Prill, 2017 10:21

Ish-zyrtarë amerikanë kanë shpjeguar përmbajtjen e dy dokumenteve konfidenciale nga Grupi i Reflektimit, mbi atë që agjencitë e inteligjencës amerikane e quajtën një përpjekje intensive ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane të  8 nëntorit. Zyrtarët e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara thanë se i kishin përvetësuar dokumentet nga Instituti rus për Studime Strategjike me seli në Moskë, por ky i fundit nuk i është përgjigjur kërkesave për komente..

Serbi/Vuçiç protestuesve: Marshoni sa më gjatë të mundeni!

Postuar në 14 Prill, 2017 09:20

Pas fitores në zgjedhjet presidenciale, Aleksandër Vuçic po përballet me protesta në Beograd. Një pjesë njerëzish nuk po pranojnë dot që Vuçiç do të jetë sërish qendra e politikës serbe edhe për katër vjet si president pas qëndrimit në detyrë si kryeministër. Një karrierë e shkuar fjollë, ndonëse problemet në këtë vend nuk mungojnë. Mirëpo Vuçiç ngjan i qetë kur dje ka deklaruar se uron që njerëzit të marshojnë sa më gjatë të jetë e mundur. Mjafton që kjo të jetë paqësore, ka shtuar ai.

Pages

Subscribe to RSS - zgjedhjet