zef preci

Mosfinancimi nga bankat kompromenton projektin "1 miliardë për rindërtim"

Postuar në 23 Shtator, 2018 15:46

Pas dy projekteve të mëdha në infrastrukturën shqiptare, qeveria në fillim të këtij viti ka propozuar ndërtimin e autostradës Thumanë - Fushë-Krujë - Kashar, si pjesë e e programit kombëtar “1 miliard për rindërtim”. Autostrada Thumanë - Fushë-Krujë - Kashar, pjesë e korridorit blu, lidh veriun e Shqipërisë dhe Kosovën me aeroportin “Nënë Tereza” dhe portin e Durrësit, me një gjatësi prej 21 kilometrash. Por investimi ka ngecur në procesin e garancisë së kredisë, për të cilën duket se ka një hezitim nga bankat në vend.

Monopolizimi i shërbimit doganor nga kompani private(video)

Postuar në 05 Dhjetor, 2017 18:57

Shërbimi doganor sot rrezikon të monopolizohet nga kompani të fuqishme me mbështetjen e qeverisë, sipas një marrëveshjeje të heshtur që ka nisur dy vite më parë. Eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi komenton për Tema TV se si oligarkët po marrin në heshtje këtë shërbim, duke shënuar fundin e lirisë së tregut.

TemaTV

Kompromentimi i nismës për TVSH-në*

Postuar në 12 Tetor, 2017 22:57

1. Grupimi kryesor i biznesit që bën evazion (fsheh taksat) është biznesi i madh. Kjo ndodh si përmes korruptimit të institucioneve, si doganat, tatimet, inspektimet, etj., por edhe lidhjeve të shkurtra me lidershipin politik të vendit. Ndërkaq, e njëjta gjë ndodh edhe nëpërmjet mospajisjes së sipërmarrësve të vegjël me faturën përkatëse tatimore.

Mbi përfshirjen e biznesit të vogël në regjimin e TVSH-së

Postuar në 07 Tetor, 2017 16:18

Ditët e fundit, personalisht jam përfshirë modestisht në debatin publik rreth propozimit më të fundit të qeverisë për përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Së pari, përfshirja në skemën e TVSH-së e biznesit të vogël, nuk presupozon domosdoshmërisht 20%. D.m.th, interesi primar publik është përfshirja në sistem, gjurmimi i lëvizjes së mallit dhe detyrimi i biznesit të madh që të deklarojë të gjithë transksionet e veta. Ky grupim është burimi i vërtetë i evazionit dhe jo biznesi i vogël.  

Kontenierët e mbetjeve, hetimi duhet zhvendosur në dogana

Postuar në 03 Mars, 2017 15:25

Zef Preçi, ekonomist dhe drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike, poston sot në profilin e vet në Facebook disa komente mbi çështjen e 1300 kontenierëve me mbetje që dyshohet se kanë kaluar në Shqipëri, Çështja kërkon hetim dhe qartësim nga qeveria shqiptare e cila deri më tani ka deklaruar se asgjë nuk është e vërtetë. Por Preçi ngre disa dyshime dhe sugjeron se hetimi duhet të zhvendoset në Doganat shqiptare, aty ku operon edhe një konçesionar për skanimin. Më poshtë po përcjellim komentet e z. Preçi, meqenëse parashtrojnë dyshime të ligjshme:

Që të mos vazhdojmë të grabitemi

Postuar në 25 Dhjetor, 2016 11:57

Pak javë mbas përfundimit të zgjedhjeve administrative të 2015-s, së bashku me disa studiues dhe pedagogë të njohur të ekonomisë e financave, mora pjesë në një veprimtari publike e cila synonte krijimin e një këshilli konsultativ lokal për të mbështetur kreun e ri të Bashkisë Tiranë. Përkundër pesimizmit të shumë njerëzve, mendoja atëherë (dhe mendoj akoma) se një ndër problemet e mëdha të qeverisjes sonë në qendër dhe në bashki është mungesa e kapaciteteve dhe ekspertizës së stafeve të institucioneve publike, dhe këshilla të tillë vullnetarësh ndihmojnë për të zbutur këtë hendek.

I dashur socialist që të vjen keq për kritikat...

Postuar në 07 Gusht, 2016 01:10

I dashur socialist që të vjen keq për kritikat e mija e që mendon se unë nuk shoh rritjen ekonomike që thotë FMN e Banka Botërore! Po të përgjigjem hapur në këtë koment për rastin e mësipërm...

Problemi nuk qëndron thjesht tek emrat e aksionerëve/ortakëve në kompaninë e përzgjedhur

Gjergj Buxhuku e Zef Preçi: Aksioni kundër informalitetit, një sistem i ri fiskal mund të justifikonte

Postuar në 22 Gusht, 2015 13:05

Problemet që lidhen me korrupsionin, me informalitetin, me evazionin janë probleme të lidhura integralisht midis tyre, që ushqejnë njëra-tjetrën. Ndërkohë përfaqësuesit e biznesit gjejnë si shkak të informalitetit aplikimin e taksës progresive duke e renditur atë ndër faktorët kryesorë që ka sjellë rritje të evazionit. Në një prononcim për “Ora News” administratori i Konfindustrisë deklaron se tashmë bizneset evitojnë pagesat e taksave duke dhënë rryshfet.

Për evazionin e biznesit të madh, nuk ka nevojë për aksione...

Postuar në 20 Gusht, 2015 16:17

Aksioni i qeverisë kundër informalitetit dhe evazionit po paraprihet nga dyshimet për selektim dhe goditje vetëm ndaj një kategorie. Deri sa të ndodhë, këto janë vetëm parashikime, apo në rastin më të keq, paragjykime. Gjithsesi, në vijim të procesit, mirë është të dëgjohet edhe ajo që thotë qeveria, por edhe ajo që thonë njerëz të fushës. Arben Malaj dhe Zef Preçi mendojnë se aksion është kompleks dhe nuk dihet nëse do të godasë biznesin e madh, ku shihet edhe zemra e problemit.

Subscribe to RSS - zef preci