zamir alushi

Më mirë deputet apo koordinator?

Postuar në 26 Shtator, 2017 20:22

Ju kujtohet projekti për zyrat e deputetëve socialistë në rrethe në vitin 2013. (Po shkrihen në një zyrë të vetme në vitin 2017! ) U kthyen në zyra pune, por funksionuan vetëm në momentin e fillimit, sepse vendet në administratë janë të kufizuara. Deputetët duke mos pasur akses në qeveri dhe administratë nuk arrinin të zgjidhnin asgjë, madje edhe hallet e tyre. Disa prej tyre ikën dhe bënë parti, të tjerë shpërthenin herë pas here në Kuvend, duke u kthyer në një problem për qeverisjen e majtë.

Pse Rama e nis programin me “çekun bebe”?

Postuar në 12 Shtator, 2017 16:57

Mundësi të barabarta për secilin, zhvillim ekonomik dhe social shumë më domethënës për njeriun e zakonshëm”, kjo është një frazë e shprehur dje në Kuvend nga kryeministri Edi Rama, në prezantimin e programit ekonomik. Këtu të vjen në mend një personazh i romanit të George Orwell, “Animal Farm”, që thotë se “disa janë më të barabartë se të tjerët”. Mund të mos e marrësh seriozisht një program qeverie, por kryeministrin Rama, që është një lider socialist, herë-herë as i majtë, as i djathtë, duhet analizosh se çfarë flet, sepse mes rreshtave mund të mësosh se ku fle djalli.

Nga piramidat te shkëlqimi i kartelit të bankave

Postuar në 11 Gusht, 2017 11:53

Bankat vazhdojnë të jenë të prirura të financojnë borxhin e qeverisë, ndërsa për bizneset dhe individët jepen vetëm “para xhepi” apo siç quhen, kredi për likuiditet. Këto hua janë sa për të mbajtur frymën gjallë, për të paguar rrogat dhe shpenzimet operative. Ndërsa kredia për investime shkon gjithnjë në rënie. Po ashtu, individi kreditohet vetëm me hua konsumatore duke aplikuar standarde shtrënguese, komisione të larta dhe duke rritur kostot e kredive hipotekore, me shpenzime të shpallura dhe të pashpallura.

Lëruani Kryeministrinë protestuesve...!

Postuar në 12 Maj, 2017 15:36

Në Kopenhagen, në një lagje mu në zemër të kryeqytetit, më kanë bërë përshtypje muret me grafite dhe ndërtesat e parestauruara, pikërisht në qendër të kryeqytetit. Pra, një kontrast me bukurinë dhe rregullin e këtij qyteti. Policia të paralajmëronte: Kujdes në këtë zonë, sepse popullohet nga hipitë. Banorët e kësaj zone ishin të rinj në vitet ‘60 kur shpërthyen protestat për liberalizim në të gjithë Evropën. Protestat ishin të dhunshme. Në Danimarkë ndodhi që këta të rinj të sulmonin këtë zonë dhe ta pushtonin. Mbretëresha urdhëroi policinë të mos ndërhynte.

“Ne, Populli…” dhe ëndrra presidenciale, 1994

Postuar në 21 Prill, 2017 17:58

Do të mbeteni pa parlament, pa president, pa qeveri…Brukseli ia ka treguar qysh në fillim Tiranës fundin e kësaj krize. Deri tani kemi mbetur pa institucione të Drejtësisë, që duheshin ngritur sipas ndryshimeve në Kushtetutë, kur KLD ka mbaruar mandatin, (janë tejkaluar afatet për zgjedhjen e tyre). Tashmë skenarët janë hedhur në tavolinë dhe opozita intensifikon përpjekjet për realizimin e qëllimit të saj.

Mbi sulmin e opozitës ndaj Knut Flekenstein*

Postuar në 12 Prill, 2017 17:49

“Shqipëria nuk është si Maqedonia”, -çfarë kishte nën rreshta vërejtja e raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Flekenstein, drejtuar opozitës dhe pse “i dogji” kjo Lulzim Bashës?

Ai na paralajmëron se do të mbetemi pa qeveri pa president, por të vazhdojmë kështu. Emond Spaho e sulmoi në Facebook si”të njëanshëm”, ndërsa Basha e përmendi në çadër, madje akuzoi diplomatët e BE-së dhe SHBA-së si mafiozë.

Loja e grekëve me naftën dhe prapambetja e Shqipërisë

Postuar në 07 Mars, 2017 19:48

A e dini se i vetmi vendburim nafte në pjesën kontinentale të Evropës, në këto vitet e fundit, është zbuluar në Shqipëri? A e dini se pasi u zbulua ky pus nga një kompani modeste, u ofrua holandezja Shell, që pritet ta zhvillojë këtë zonë naftë dhe gazmbajtëse? Sigurisht, që mund ta keni dëgjuar, por iu ka kaluar “flash”. Nafta në Shqipëri nuk përbën lajm, sepse as Shqipëria në botë nuk i bën reklamë pasurive të saj. Këtu pasuritë po vidhen në mënyrë koloniale, fshehurazi.

Subscribe to RSS - zamir alushi