xhudo

Majlinda Kelmendi konfirmohet kampione e botës

Postuar në 12 Shkurt, 2017 01:06

Majlinda Kelmendi rikonfirmohet kampione e botës në xhudo teksa ka mundur në Paris japonezen Natsumi Tsunoda, kurse në gjysmëfinale mposhti Distria Krasniqin. Kjo është medalja e katërt me radhë e artë e Majlinda Kelmendit në Paris, raporton Koha Ditore. Më poshtë përballja me Tsunodas:

Një përpjekje franceze kundër Majlinda Kelmendit

Postuar në 08 Gusht, 2016 23:05
Majlinda Kelmendi, medalistja e xhudos në Lojërat Olimpike të Rio de Zhaneiros ka ardhur sërish në vëmendje, por kësaj radhe për një test të refuzuar antidopingu. Refuzimi është konfirmuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, por edhe nga trajneri i saj, Agron Kuka. Federata sqaron se testi ka qenë i paplanifikuar dhe i është kërkuar sportistes kosovare në qershor, kur ajo për përgatitej në Francë për lojërat e Rios.
Nëse do të jepen sanksione ato do të mund të aplikohen vetëm në territorin francez”, deklaron Federata, raporton “The Guardian”. 

Historike/Majlindja Kelmendi merr medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Rio De Zhaneiros

Postuar në 08 Gusht, 2016 00:51

Majlinda Kelmendi ka bërë histori teksa i ka dhëë Kosovës medaljen e parë në Lojërat Olimpike Rio 2016, ku edhe Kosova merr pjesë për herë të parë. Xhudistja kosovare mundi përfaqësuesen e Italisë Odette Giuffrida, duke marrë medaljen e artë. Një ngjarje e bukur për të gjithë.

Në Kazan, Majlinda Kelmendi fiton titullin dhe i “dhuron” flamurin Kosovës

Postuar në 24 Prill, 2016 09:50

Majlinda Kelmendi fitoi sërish titullin europian në xhudo, zhvilluar në Kazan. Ka rënë në sy ngritja e flamurit të Kosovës ndërkohë që Rusia nuk e njeh shtetin Kosovës. Siç raportojnë mediat, ngritja e flamurit dhe zhvillimi normal i ceremonisë, u bë me ndërhyrjen e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos dhe presidentit të saj, Marius Vizer. 

Subscribe to RSS - xhudo