wuhan

OBSh rrëzon mundësinë e daljes së Sars-CoV-2 nga laboratori

Postuar në 09 Shkurt, 2021 14:37

Koronavirusi mund të mos e ketë origjinën në Wuhan. Shkencëtarët e OBSH-së po mbajnë sot një konferencë për të hulumtimet mbi origjinën e SARS-CoV-2 në Kinë, gjatë së cilës deklaruan se është “jashtëzakonisht e pamundur” që virusi të ketë dalë nga një laborator dhe kanë kërkuar që të mos studiohet më tej në teori. Në vend të kësaj, Peter Embarek, udhëheqësi i ekipit të OBSH-së, tha që studime të mëtejshme duhet të kryhen nëse virusi është importuar në vend - ndoshta përmes mishit të ngrirë të shitur në tregun në Wuhan, nga ku u zbuluan rastet e para të të infektuarve.

Shkencëtarët kinezë: Sars-Cov-2 nisi në Indi dhe më herët u përhap në 8 vende

Postuar në 27 Nëntor, 2020 14:01

Shkencëtarët kinezë deklarojnë se varianti Sars-Cov-2 që preku në fund të vitit 2019 rajonin e Wuhanit në Kinë, është gjurmuar se ka qenë më herët në tetë vende të ndryshme në katër kontinente. Lajmi i përcjellë prej tyre vjen ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar nisjen e një hetimi ndërkombëtar mbi burimin e koronavirusit që shkakton sëmundjen e CoVid-19. Sipas kërkuesve kinezë të publikuar në revistën Molecular Phylogenetics and Evolution, kalimi i parë i virusit nga kafshët te njeriu mendohet të ketë ndodhur në nënkontinentin indian.

Virologia e njohur kineze: Virusi nuk doli nga laboratori në Wuhan, as nga tregu

Postuar në 26 Korrik, 2020 13:46

Shi Zhengli, virologia 56 vjeçare kineze me doktoraturë në universitetin e Montpellier në Francë, studiuese e njohur sidomos për kërkimet mbi lakuriqët e natës e që tashmë është bërë e famshme në mbarë botën, pretendon se virusi nuk ka dalë nga qyteti i Wuhanit, as nga laboratori, e as nga tregu.

Në mediat sociale koronavirusi i ri cilësohet rëndom si “ Virusi i Wuhanit”, “ Virusi kinez”, apo “ Kung Flu”, kjo e fundit një lojë fjalësh që përzien gripin me artet marciale.

Virusi nga diku ka ikur. Ne do ta gjejmë

Postuar në 06 Maj, 2020 18:55

Duket se pandemia e koronavirusit ka katalizuar një krizë besimi jo ndaj autoritetit të ShBA-ve, pasi kjo ka kohë, por edhe ndaj aftësisë së administratës së saj për të menduar në mënyrë të kthjellët. 

Akuza: Vonoi me 6 ditë njoftimin e epidemisë

Postuar në 15 Prill, 2020 19:52

Media të ndryshme po shkruajnë për atë që e quajnë seria e gabimeve kineze që i kushtoi botës pandeminë e tanishme. Kështu u bllokua çdo paralajmërim për të paktën 6 ditë që nga momenti kur ekspertët kinezë konstatuan se ishin në pragun e një pandemie nga një virus i ri. Nga dita një deri në ditën 7 kur Jinping bëri njoftimin dhe që përkon me datën 20 janar në Wuhan, u lejuan festimet dhe bankete me rezultat 3000 të infektuar. 

Studimi paraprak me pacientët e Wuhan: Grupi i gjakut 0 më rezistenti ndaj CoVid 19. Grupi A, më i ekspozuari

Postuar në 17 Mars, 2020 15:35

Kërkues kinezë kanë konkluduar në një studim të tyrin se infektimi nga CoVid 19 ka një relacion proporcional edhe me grupin e gjakut. Konkretisht njerëzit me grupin e gjakut A janë më të predispozuar të preken sesa njerëzit me grupin e gjakut 0 që janë më rezistentë. Studimi u bazua mbi mostrat e gjakut të mbi 2000 pacientëve që u infektuan në Wuhan dhe Shenzhen dhe u krahasuan me ato të popullsisë së shëndetshme. U gjet se pacientët me grup gjaku A kishin shkallë më të lartë infektimi dhe priren të zhvillojnë simptoma më të rënda.

Incident në Wuhan, mishi u shpërndahet banorëve me kamionin e mbetjeve urbane

Postuar në 12 Mars, 2020 14:25

Shpalli fitore mbi koronavirusin, por ka rrëshqitur në një gabim që nuk ka kaluar pa vëmendje.

Shkencëtarët kinezë deklarojnë se coronavirusi nuk e ka origjinën në Wuhan

Postuar në 23 Shkurt, 2020 15:26

Shkencëtarët kinezë të Akademisë së Shkencave dhe Institutit Kinez për Kërkime të Trurit deklarojnë në një raport të fundit se coronavirusi i ri, të cilin e quajnë – SARS –COV-2 – nuk ka origjinuar në tregun e ushqimeve të detit në Wuhan. Sipas tyre virusi është importuar nga jashtë dhe për shkak të popullimit të madh të këtij tregu është përhapur shumë shpejt.

Subscribe to RSS - wuhan