west bank

Izrael/Dokumenti: Kolonizimi në West Bank u krye mbi pretendime të falsifikuara

Postuar në 28 Korrik, 2016 14:43

Kolonizimi izraelit i West Bank është kryer mbi pretendime false. Gazeta e majtë izraelite “Haaretz” referon dokumente sekrete të viteve ’70, sipas të cilave kjo është ditur nga vendimmarrësit më të lartë të shtetit dhe është vijuar pavarësisht se binte ndesh me ligjet ndërkombëtare.  Në dokumentin që gazeta pretendon se e disponon, jepen hollësi ngan mbledhje ku merrte pjesë ish-ministri i Mbrojtjes, Moshe Dayan, të cilit qeveria dhe drejtuesit ushtarakë i kishin dhënë të drejtën dhe instruksionet si ta kryente këtë mashtrim me ndërtimet e reja në zonën e Kiryat Arba, pranë Hebronit.

Fotolajm/Nabi Saleh - West Bank, kjo është më shumë se luftë

Postuar në 28 Gusht, 2015 22:11

Haartez raporton se ushtari po përpiqej të ndalonte një djalë të vogël, kur disa gra dhe vajza i janë sulur për ta ndaluar. Autoritetet izraelite thonë se djali po qëllonte me gurë. Fotot tregojnë urrejtjen thuajse totale mes dy popullsive.
http://www.haaretz.com/news/diplomacy-defense/1.673469

Një kritikë radikale nga brenda: “Politika e Izraelit është Aparteid”

Postuar në 18 Gusht, 2015 02:27

Ndoshta kohë të reja po vijnë edhe në Izrael. Kohë të cilat po shohin nga fituesi i zgjedhjeve të fundit, Beniamin Netanjahu, një problem i cili mund të hedhë farën e pasigurisë afatgjatë për shtetin hebraik. Një opinion i Bradley Burston, kolumnist dhe editor i gazetës së mirënjohur “Haaretz”, shtron një kritikë radikale për politikën e Izraelit. Burston e quan atë: Aparteid.

Subscribe to RSS - west bank