Vucic

Video/Po të them mos t'i quash Kumbarë!

Postuar në 08 Korrik, 2023 14:59

Termi "Kumbarë" ka provokuar keq presidentin serb, Vuçiç në konferencën për shtyp me z. Rama në Beograd, aq sa në mbyllje të saj, z. Vucic nuk iu durua pa i thënë me zë të ulët z.Rama një fjali që duket sikur dëgjohet si: Po të them mos t'i quash Kumbarë!(I will tell you to not call them Godfathers...!)

Më keq nuk bëhet/Në Kosovë i mbyllën derën, në Beograd ia përplasin në fytyrë

Postuar në 07 Korrik, 2023 22:10

Turi ballkanik i kryeministrit Rama ka përfunduar me një lloj incidenti. Në fund të konferencës për shtyp me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, z. Rama është shprehur ndër të tjera se: 

Draftstatutin ia kam dërguar Francës dhe Gjermanisë si “kumbarë të marrëveshjes”. 

Koha Ditore e zbardh kështu përgjigjen e Vuçiç: 

Hajde në Tiranë se të duan më shumë!

Postuar në 05 Korrik, 2023 17:54

Beogradi, është një palë që Prishtina e ka kthyer në armik të përjetshëm sepse Prishtina e Kurtit tenton konflikt të përjetshëm në kufi, e ka të domosdoshëm.

Por në rrethanat e tanishme, siç është vënë re, qeveria e Vuçiç ka një tolerancë mjaft më të dukshme, ka një marrëveshje mjaft më të dukshme me evropianët.

Ka një gatishmëri për ta zgjidhur çështjen, të paktën diplomatikisht. E gjithë pesha sot për sot, pesha e fajit, pesha e kryqit, ndodhet në Prishtinë, tek qeveria Kurti

Përshkallëzim psikologjik i presidentit serb. Flet për tortura dhe persekutim në Kosovë

Postuar në 05 Korrik, 2023 12:37

I Dërguari i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, është takuar sot me presidetin serb, Aleksander Vuçiç, me të cilin kanë diskutuar mbi situatën në Veri të Kosovës. Mediat serbe citojnë presidentin ser btë jetë shprehur se i ka referuar Lajçak, mbi gjendjen e serbëve në Kosovë të cilën ai e ka përshkruar me terma mesjetarë.

“Kam frikë se gjërat kanë shkuar shumë larg”

Postuar në 22 Qershor, 2023 19:56

Asnjë sinjal për mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje për krizën në veri të Kosovës.

Ndërmjetësuesit e dialogut Kosovë-Serbi kanë zhvilluar sot takime të ndara me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë.

Ky i fundit, pas takimit, la të kuptohet se zgjidhja e krizës është larg.  

"Kemi diskutuar çështjen, substancën, e cila ishte e pashmangshme, por besoj edhe e dobishme, por atë që do të shohim nesër në terren, nuk e di...kur kemi kamionë në pritje...", tha ai, duke shtuar se ka frikë se “çdo gjë ka shkuar shumë larg”.

Drafti për Asocacionin, Kurti: Rama t'ia propozojë Vuçiçit për Luginën e Preshevës

Postuar në 13 Qershor, 2023 13:11

Përpjekjeve publike të Edi Ramës për të popullarizuar draft-statutin i është përgjigjur sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që nuk ka hezituar të ironizojë nismën e homologut të tij nga Shqipëria. I pyetur mbi këtë çështje, Kurti ndër të tjera tha:

Po e ndihmojnë sepse është më i dobët se kurrë

Postuar në 06 Qershor, 2023 14:51

Dje në media apo profile të ndryshme serbe në mediat sociale u shfaqën foto të ushtarëve të KFOR-it që hiqnin telat me gjemba të vënë në një nga komunat serbe në veri të Kosovës pas shpërthimit të protestave.

Mesazhi nuk ka nevojë të interpretohet: serbët nuk kanë gjë me KFOR-in.

Sot miqësia mes serbëve dhe KFOR-it ka shkuar edhe më tej: në mediat serbe qarkullojnë video të lojërave sportive mes ushtarëve të KFOR-it dhe banorëve serbë të zonave të veriut.

Kurti ka mbështetje të pakufizuar nga SHBA, Britania dhe Gjermania. Apelit i mungon Franca

Postuar në 03 Qershor, 2023 15:21

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka dalë në një intervistë në Tv Prva, ku ka folur për situatën në veriun e Kosovës. Në një shfaqje karakteriale të tijën, Vuçiç ka bërë interpretimin regjizorial të pamjeve të shpërndara në mbarë botën e ku shihen huliganë që qëllojnë mbi KFOR-in.

Vuçiç nisi të fyente serbisht

Postuar në 02 Qershor, 2023 15:42

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar diçka rreth takimit të saj me homologun serb, Aleksander Vuçiç në Moldavi, duke vënë në dukje se ai ishte takim i kërkuar me insistim nga Macron, presidenti i Francës. Në tryezën e diskutimit, Osmani thotë se ka vënë në dukje faktin se Vuçiç nuk pranon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, për të cilën mori zotim verbal, por nuk ka firmosur.

E njeh Kosovën si shtet të pavarur? Njoh Kartën e OKB-së. Serbia nuk do luftë

Postuar në 31 Maj, 2023 23:01

Është shfaqur në një intervistë me Isa Soares, Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç. Ai ka mohuar të ketë “ndonjë lloj kontrolli” mbi protestuesit në veriun e Kosovës, por ka shtuar se është i bindur se ata kanë respekt për shtetin e Serbisë. 

Pages

Subscribe to RSS - Vucic