vrasja

Video/Foto të supozuara nga vendi i vrasjes së gjeneralit iranian

Postuar në 03 Janar, 2020 13:13

Raportime mediatike për vrasjen në Baghdad të Qasem Soleimanit, një nga drejtuesit e Gardës Revolucionare Iraniane

Postuar në 03 Janar, 2020 02:42

Media shtetërore irakene raporton se në sulmin e fundit ajror ne aeroportin e Baghdadit ka mbetur i vrarë edhe kreu i forcave Quds, përgjegjëse për operacionet klandestine në Gardën Revolucionare Iraniane, gjenerali Qasem Soleimani. 

Gjashtë të akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit

Postuar në 02 Dhjetor, 2019 17:35

Zyra e Prokurorit Special në Prishtinë ka ngritur akuzë për gjashtë persona të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e përfaqësuesit lokal të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç më 16 janar 2018.

Arrestohet biznesmeni i njohur për vrasjen e gazetares Dafni Galizia

Postuar në 21 Nëntor, 2019 10:19

Policia e Maltës ka arrestuar një nga biznesmenët më të njohur të vendit për vrasjen e gazetares Dafni Caruana Galizia, e cila kishte qenë e përfshirë në një investigim mbi Panama Papers.

Sipas Reuters, biznesmeni Jorgen Feneh u arrestua pasi policia gjeti jahtin e tij në brigjet e Maltës. Arrestimi i tij erdhi një ditë pas njoftimit se i dyshuari si ndërmjetës në vrasjen e gazetares në vitin 2017, kishte rrëfyer të dhëna të rëndësishme për hetimin dhe personin që kishte urdhëruar eleminimin e Galizias

Trump: SHBA bëri drejtësi. Al Baghdadi hodhi veten në erë

Postuar në 27 Tetor, 2019 15:30

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar sot vdekjen e kreut të Kalifatit Islamik, Abu Bakr Al Baghdati, i konsideruar si njeriu kryesor i terrorizmit në botë.

Përmes një konfeence për shtyp, Trump ka uzurpuar shoun e këtij akti, duke dhënë hollësi të aksionit që solli vdekjen e Al Baghdadit.

SHBA bëri drejtësi

tha Trump, duke shtuar më poshtë se në fakt vetëm drejtësi nuk ka patur.

Princi saudit i Kurorës: Pranoj përgjegjësinë time për vrasjen e Khashoggit, por nuk dija gjë

Postuar në 26 Shtator, 2019 12:55

Princi i Kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman ka pranuar se vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi ka ndodhur nën hundën e tij.  Ai e ka pranuar këtë fakt bashkë me përgjegjësinë që rrjedh prej saj në një dokumentar të realizuar nga rrjeti PBS,

Ndodhi nën hundën time. Marr të gjithë përgjegjësinë, sepse ndodhi para syve të mi, por pa dijeninë time

citohet princi në fjalë.

Publikohen audiot e bisedave të vrasësve të gazetarit Khashoggi

Postuar në 10 Shtator, 2019 03:24

Gazeta turke Daily Sabah ka publikuar transkripte të bisedës mes anëtarëve të skuadrës saudite që ekzekutoi gazetarin Jamal al Khashoggi  dhe të bisedës mes këtij të fundit dhe ekzekutorëve pak përpara se të vdiste. Gazeta shkruan se audiot e regjistruara janë siguruar nga shërbimi sekret turk – MIT – dhe mandej janë shpërndarë me autoritetet turke që kanë kryer hetimet.

Akuza e Serbisë: Florim Ejupi, autor i vrasjes së Oliver Ivanoviçit. Është pjesëtar i CIA-s

Postuar në 05 Korrik, 2019 17:44

Mediat serbe po qarkullojnë një emër si të dyshuar kryesor për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, politkanit serb të Kosovës. Gazeta “Novosti” flet për një person të quajtur Florim Ejupi si i dyshuar kryesor për të cilin pretendon se ka marrë informacione nga gjykatësi suedez Christer Karphammar, drejtues i hetimeve për sulmet me bombë në Podujevë në vitin 2001.

OKB gjen prova që lidhin princin saudit me vrasjen e Khashoggi-t

Postuar në 19 Qershor, 2019 13:22

Një eksperte e OKB-së ka arritur në përfundimin se ka "prova të besueshme" që kërkojnë hetime të mëtejshme lidhur me përgjegjësinë e princit të kurorës saudite, Mohammed bin Salman, dhe zyrtarëve të tjerë të lartë në vrasjen makabre të gazetarit Jamal Khashoggi.

27 vjet më pas/Fije që lidhin vdekjen e Falcones me Gladio: Cosa Nostra vetëm shtypi butonin

Postuar në 19 Maj, 2019 17:17

27 vjet pas vrasjes së gjykatësit Giovanni Falcone, të dhëna të reja kanë dalë në sipërfaqe të cilat vënë në dukje një vrasje me sfond politiko-mafioz, në ndryshim nga ideja e krijuar deri më sot për një atentat që kishte të bënte kryesisht me hakmarrjen e Cosa Nostras dhe konkretisht klanit korleonez që drejtonte asokohe. Në një dokumentar 2.35 orë të gjatë, gazetari Andrea Purgatori ka sjellë intervista dhe dëshmi, ka bërë një sintezë të plotë të asaj që ndodhi më 23 maj 1992, ku makina e Falcones u hodh në erë në autostradën A29 në afërsi të Capaci në Siçili.

Pages

Subscribe to RSS - vrasja