vizat

Rusia propozon që aktivitetet e Komitetit I të Asamblesë së OKB-së të zhvillohen në Europë

Postuar në 04 Tetor, 2019 15:44

Rusia ka propozuar zyrtarisht që duke nisur nga viti 2020 sesionet e Komitetit të Parë për Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të zhvillohen në Europë. Zëvendës ambasadori i Përhershëm i Rusisë në OKB, Dmitry Polyansky propozoi Gjenevën ose Vjenën si vende të mundshme për këto aktivitete duke hedhur kështu idenë që SHBA të mos jetë më vendi ku zhvillohen ekskluzivisht aktivitetet e OKB-së së këtij komiteti.

Kërkesa e Holandës, KE-ja mban në fuqi regjimin pa viza

Postuar në 03 Korrik, 2019 13:19

Komisioni Europian rrëzon kërkesën e Hollandës për të aktivizuar mekanizmin e pezuillimit të lëvizjes së lirë në zonën Shengen për qytetarët e Shqipërisë. Në vlerësimin e bërë Komisionit thuhet:

Viza sërish për shqiptarët. Nuk është punë krimi, thjesht në Europë nuk na duan

Postuar në 17 Qershor, 2019 14:34

Deutsche Welle citon Komisarin e BE-së për Migrimin, Dimitris Avramopulos të jetë shprehur se Shqipëria rrezikon rikthimin e vizave me Bashkimin Europian.

Qesharake/1000 shqiptarë që vënë në lëvizje dy fuqi koloniale

Postuar në 31 Maj, 2019 13:46

Ambasadorimi Mbretërisë së Hollandës në Bashkimin Europian, Robert de Groot i ka nisur sot një letër Komisionerit për Migracionin në BE, Dimitris Avramopoulos përmes së cilës kërkon nga Komisioni Europian të zgjidhë çështjen e shqiptarëve. 

Letra është provë e statusit prej kërmilli që ka sot Europa dhe statusit të krimbit që ka Shqipëria. 

Luga bosh e Europës/Ministri turk i Drejtësisë: Po bëjmë reformë në drejtësi. Presim liberalizimin e vizave

Postuar në 25 Maj, 2019 14:32

Drejtësia, ajo e vërteta, duket se është epidemi pozitive e të qenit pranë Europës. Së fundmi edhe Turqia e Erdoganit duket se po shpreh angazhim për ndryshime në sistemin e drejtësisë që në fakt burojnë edhe nga ndryshimet kushtetuese të kryera pak kohë më parë. 

Filozofia bazë e dokumentit të ri mbi reformën në gjyqësor është sigurimi i një drejtësie që frymëzon besim. Dokumenti është një guidë, më liberale, që e çon përpara demokracinë dhe mbron më tej të drejtat dhe liritë

Sa pëqind përbëjnë "gazetarët" shqiptarë që entuziazmohen me lajmet për Mafian Shqiptare?

Postuar në 17 Prill, 2019 17:02

Nuk ka ditë që të mos shkojë pa shfaqjet e palaçollëkut politik shqiptar. Këto 48 orët e fundit e gjithë makineria propagandistike e pushtetit po merret me zbutjen e efektit psikologjik që ka vendimi i parlamentit hollandez për rivendosjen e vizave për shqiptarët. Pika kryesore e kësaj përpjekje është se shqiptarët sipas statistikave hollandeze përbëjnë 0.2% të kriminalitetit në këtë vend.  Nga ana tjetër po këmbëngulet për të shpjeguar se qeveria e Hollandës nuk do ta zbatojë rekomandimin e parlamentit.

Holanda ndez dritat e kuqe edhe për negociatat me Shqipërinë

Postuar në 16 Prill, 2019 21:49

Vendimi i parlamentit të Holandës për t’i propozuar Komisionit Europian rikthimin e vizave me Shqipërinë padyshim që nuk ka lënë shije të mirë te qeveria, e cila është në të drejtën e saj për të ballafaquar me  Komisionin Europian cënimin ose jo të kritereve të Shengenit.

Duhet thënë se kriminaliteti shqiptar dhe numri i azilkërkuesve ka qenë shqetësim i vazhdueshëm i Holandës, e cila ishte një nga tre vendet skeptike për t’i dhënë Shqipërisë dritën jeshile të hapjes së negociatave vitin e kaluar.

Biletë kthimi nga Holanda dhe notë ngelëse për qeverinë

Postuar në 16 Prill, 2019 17:45

Një zhvillim negativ vjen nga Hollanda lidhur me Shqipërinë. Parlamenti i këtij vendi ka miratuar rezolutën e 5 partive që i rekomandon qeverisë të rikthejë vizat me Shqipërinë. Në total kanë qenë 9 parti politike (Partia Socialiste, PvdD, 50plus, VVD, SGP, CDA, CU, PVV, FVD) që dhanë 105 vota për të rikthyer vizat për shqiptarët.

Britania kthen vizat për europianët nga 29 Marsi

Postuar në 29 Janar, 2019 11:10

Një Brexit pa marrëveshje më 29 mars do të thotë që qytetarët e BE që dëshirojnë të udhëtojnë në Britaninë e Madhe për më shumë se tre muaj do të duhet të aplikojnë për vizë pa pagesë.

Siç u zbulua të hënën nga Ministria e Brendshme Britanike, masa do të zbatohet drejtpërsëdrejti për ata që duan të jetojnë, punojnë ose studjojnë në  këtë vend. 

20 anëtarë të PE-së, letër të hapur: Të liberalizohen vizat për Kosovën

Postuar në 04 Dhjetor, 2018 14:49

20 anëtarë të Parlamentin Europian, mes të cilëve edhe Eduard Kukan, Knut Fleckenstein, Tanja Fajon, Ivo Vajgl, kanë publikuar sot një letër të hapur që i është dërguar Presidentit të Këshillit të Europës dhe Presidencës Austriake të Këshillit të Bashkimit Europian përmes së cilës ata kërkojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në fillm të letrës ky akt konsiderohet jetik për dhe se ai duhet bërë pa asnjë vonesë.

Pages

Subscribe to RSS - vizat