vitet '70

Ndoshta zbulohet se nga e morën modelin e vanitetit "artistët" e pas '90-ës

Postuar në 08 Tetor, 2017 14:11

Kemi parë të gjithë  se spektakli i “artistëve”  të skenës shqiptare të pas ’90-ës, bashkon dy aspekte: artin si produkt(varet si e sheh secili do thoshte një alibi tipike e këtyre kohëve) me performimin. Sigurisht që kjo e dyta ka anën dramatike, kur sheh sesa mund dhe energji harxhojnë artistët për t’u zhveshur apo dukur siç duhet. Të veçantë, të menduar, në qendër të çdo gjëje, një vanitet që lufton komplekset dhe tradhëton modelin e vetëm që qarkullon në dejet e këtij arti e që është: Arti jam unë, më shih në televizor.

Meshkujt e '70-ës, modë apo dikush donte të tallej?

Postuar në 20 Dhjetor, 2016 13:53

Vitet ’70 njihen si vite të ndryshimeve të mëdha. Por po të jetë për modën e meshkujve, apo një pjesë të saj, mund të thuhet se ajo duhet harruar. Disa foto më poshtë paraqesin disa veshje që sot jo vetëm ngjajnë komike, por bashkë me mënyrën e ekspozimit, kombinimin dhe pozimin e modelëve, të bën të mendosh se ke të bësh me ndonjë pararendës të papromovuar të filmave të Jim Carrey. Fotot e me to modelet nuk kanë nevojë për ndonjë koment pasi ato nuk mund të mos i shikosh pa qeshur.

Subscribe to RSS - vitet '70