Visar Zhiti

Kujtesa jonë e korruptuar*

Postuar në 25 Korrik, 2019 12:15

Politika e Shqipërisë së sot me ngjan si e ngecur keq në kujtesë, si në një vorbull të ngrirë, ku përsëdyten në mënyrë fantazmagorike disa nga pësimet e historisë, të pabëra përvojë, të 109 vjetëve të shtetit shqiptar. Përshfaqen kriza të mbështjella me absurd të rrezikut ekzistencial. Aq sa janë lënë pas, po aq janë dhe përballë paqartësitë dhe infantiliteti i kabinetit të Ismail Qemalit, por ai, përkundrazi rrethohej nga burra me ideal e të zotë, në tjetër kohë, që themeluan shtetin modern shqiptar, kur sot, për çudi, përsëritet se do të bëjmë shtet. Ai është i bërë.

Mungesa e ambasadorit të Shqipërisë në Vatikan, reagon Selia e Shenjtë

Postuar në 07 Shtator, 2016 21:41

Më 22 tetor të vitit 1991 u rivendosën marrëdhëniet në rang ambasadori mes Tiranës zyrtare dhe Vatikanit. Por 25 vjet pas rivënies së marrëdhënieve zyrtare, Selia e Shenjtë nëpërmjet organit të saj zyrtar "Radio Vatikanit" shpreh zhgënjimin që përfaqësimi i Shqipërisë në Vatikan nuk është në nivelin e duhur diplomatik.
"Sot në 25 vjetorin e marrëdhënieve mes selisë së shenjtë apostolike dhe Republikës së Shqipërisë, Ambasada e Shqipërisë pranë Vatikanit është pa ambasador."

Subscribe to RSS - Visar Zhiti