vija e kuqe

Putin: Nëse Perëndimi kalon vijën e kuqe, përgjigja do të jetë e shpejtë, asimetrike dhe e ashpër

Postuar në 21 Prill, 2021 22:41

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar Perëndimin që të mos kalojë atë që e quajti “vijë e kuqe” pasi një gjë e tillë do të provokonte një përgjigje “të ashpër, asimetrike dhe të shpejtë”.

Tregëtia me Vijat e kuqe në Egje

Postuar në 18 Tetor, 2020 01:12

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar dje gjatë një konference për shtyp në Bruksel se Greqia ruan të drejtën të mbrojë sovranitetin e vet kombëtar që sipas tij shkon në 12 milje detare. Qëndrimi i tij duket se ka më shumë vlerë retorike pasi ai korrigjon një qëndrim të një dite më parë të ministrit të Shtetit, Girgios Gerapetrits sipas të cilit ujërat territoriale të Greqisë shtrihen në 6 milje detare.

Çfarë u bë me atë Vijën e Kuqe?

Postuar në 14 Prill, 2019 13:42

Dje ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, znj. Susanne Schütz deklaroi në një intervistë për agjencinë Deutsche Welle se dhuna në protestë është një vijë e kuqe.

Në fakt protesta ndodhi. Aty pati dhunë. Nga të dyja palët. Pati të lënduar. Sikurse pati deklarime të papërgjegjshme të pushtetit.

Komuniteti ndërkombëtar nuk ka reaguar deri më tani, ndaj pritmëritë janë që ky reagim të marrë për bazë standardin e qëndrimeve si ky i zonjës ambasadore e cila meqenëse ishte kaq e qartë para protestës na mbetet ta pyesim: Çfarë u bë me atë Vijën e Kuqe?

Subscribe to RSS - vija e kuqe