veze

Grupi Parlamentar i PS-së rrit koston e vezëve. Kërkon përjashtimin e tre deputetëve agresorë

Postuar në 25 Shkurt, 2016 20:33

Pak më parë, lufta kundër vezëve parlamentare u bë me penë. Kryeministri e shkroi një status gjithë rromuze e keqardhje për opozitën. Me sa duket në këtë botë punët janë ndarë: diksuh shkruan e dikush bën pretenca. Menjëherë pas statusit, që me gjasë eci mirë dhe u prit me buzëqeshje, u shfaq elektronikisht kryetari i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi. Me anë të një letre ai ka kërkuar përjashtimin nga Kuvenid të tre deputetëve demokratë, pasi siç thotë ai, kanë qëlluar kryeministrin me vezë:

Goditet me vezë e domate ministri Beqaj (Video)

Postuar në 08 Shkurt, 2016 10:24

Makina e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj është goditur me vezë nga aktivistë të Aleancës Kuq e Zi.Incidenti ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne jashtë ministrisë që ai drejton, teksa aktivistët e AK-së po e prisnin Beqajn aty.
Aktivistët mësohet se kanë thirrur ndaj tij: “Hajdut, hajdut”, teksa kanë qëlluar mbi makkinën e tij dhe stafin e Beqajt. Burime nga policia thonë se në momentin e ngjarjes, ministri Beqaj nuk ka qenë në makinë.
Me protestat me vezë dhe domate Aleanca Kuq e Zi po ndjek shembullin e opozitës në Kosovë që ka sulmuar disa ministra në këtë mënyrë.

Studentët thanë fjalë vulgare? Në fakt edhe këto këtu janë fjalë dhe sjellje vulgare(video)

Postuar në 06 Nëntor, 2015 02:30

Tha Kryeministri Edi Rama për vezët që i hodhën studentët: “Nga deklarata pashë që sipas tyre, në polici nuk u ushtrua dhunë, por u ushtrua jashtë. Nuk ndodh asgjëkundi që njerëzit e sigurisë të mos bëjnë detyrën, është bërë një verifikim normal dhe rezistenca dhe për më tepër pastaj unë ka m dëgjuar aty fjalët më vulgare. Edhe në video njerëzit dëgjuan fjalë vulgare. Nuk imagjinoj dot që të konsiderohen studentë të denjë ata që përdorin fjalët më vulgare ndaj kujtdo qoftë. Por ama dhunë nuk ka patur”.

Shënim: Një akt i mirëpritur

Postuar në 02 Nëntor, 2015 21:00

Ngjarja e sotme e “sulmit me vezë” ndaj kryeministrit përçoi një mesazh jo pa rëndësi, në një skenografi të duhur. Ishin disa studentë ata që ndërmorën përgjegjegjësinë e “sulmit”, por edhe akuzës publike me fjalë të rënda si 'hajdut' e 'sharlatan'. Arsye zyrtare e reagimit u tha se ishte reforma në arsim, që sipas disa pikëpamjeve është përjashtuese për një kategori studentësh. Akuza “hajdut” nuk ka lidhje me reformën në arsim, e sidoqoftë, një reagim sado minimal në një vend ku askush nuk reagon, fiton natyrë politike.

Policia pengon hetimet e Avokatit të Popullit për dhunë ndaj studentëve

Postuar në 02 Nëntor, 2015 19:15

Policia i ka dhënë të tjera përmasa incidentit të studentëve me kryeministrin Rama. Shqetësimi vjen nga zyra e Avokatit të Popullit që ka nisur paralelisht hetimet si për dhunën e policisë ndaj studentëve, por edhe për pengimin e inspektorëve për të kryer hetimet. Në njoftimin e Avokatit të Popullit thuhet se: "Avokati i Popullit pas sinjalizimeve për ushtrim dhune ndaj disa studentëve nga policia, të cilët u përfshinë në një incident me kryeministrin, nisi menjëherë investigimin e këtij rasti të denoncuar.

Nuk kanë të sosur vezët, sulmohet sërish Isa Mustafa

Postuar në 06 Tetor, 2015 11:53

Edhe një ngjarje tjetër me objekt poshtërimin e kryeministrit Isa Mustafa është shënuar sot në Kosovë. Mediat e Prishtinës njoftojnë se ngjarja këtë herë ka ndodhur jo në sallën e Kuvendit, por në Podujevë, gjatë një vizite që kryeministri ka kryer me rastin e “ditës së Mjedrës” dhe një subvencioni që USAID ka dhënë për kultivimin e kësaj bime.  Mustafa është sulmuar me vezë me të filluar fjalimin nga disa persona.

Policia ka arrestuar menjëherë të dyshuarit.

Reagim në Kosovë/Qëllohet me vezë të prishura makina e Isa Mustafës

Postuar në 28 Gusht, 2015 21:27

Isa Mustafa është bërë objekt i një kundërvënieje të madhe në Kosovë. I ardhur në pushtet me marifete negociatash të stërzgjatura dhe me premtimin se Hashim Thaçi dpmtë jetë President, Mustafa ia ka dale të krijojë pakënaqësi. Kjo falë edhe lajmeve të fundit që hedhin hije skandali korruptiv. Në këtë kuadër, Lëvizja Vetëvendosje ka kapur rastin për t’u shfaqur si forcë e veprimit dhe ka organizuar një protestë lu është qëlluar me vezë të prishura makina e Mustafës.

Subscribe to RSS - veze