vettingu

Vettingu, jo më parë se 27 gushti?

Postuar në 28 Korrik, 2016 16:09

Miratimi i projektligjit të vetting -ut në seancën plenare të 11 Gushtit është i pamundur. Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit përcaktojnë qartë një set rregullash, që normojnë kohën që i duhet parlamentit për të shqyrtuar një ligj që kërkon shumicë të cilësuar për t’u miratuar, edhe në rastet kur mund të ketë situatë të jashtëzakonshme.

SHBA-BE mund t’u thuhet “po” edhe duke mos shkelur Kushtetutën

Postuar në 27 Korrik, 2016 14:25

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka ndërprerë vizitën e tij në SHBA, për t’u kthyer në Shqipëri ku socialistët po synojnë të fusin në seancë plenare, në mënyrë antikushtetuese, 7 ligjet shoqëruese të reformës kushtetuese. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Metës, Emiljano Aleksi, përmes një njoftimi në Facebook: “Kryetari i Kuvendit, z.

“Duhet të miratohen 40 ligje. Vettingu zgjat 5 vjet”

Postuar në 23 Korrik, 2016 21:09

Procesi i vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve do të zgjasë 5 vjet. Kështu shprehet kreu i Departamentit të Partisë Demokratike për Sigurinë, Rendin Publik dhe Luftën kundër Krimit, Enkelejd Alibeaj , i cili ka folur në një intervistë për “News24”. “Duhet të miratohen rreth 40 ligje. Procesi i vettingut do të zgjasë 5 vjet. Pavarësisht kërcitjeve politike që shoqëruan miratimin e paketës së ndryshimeve kushtetuese unë shoh një zhvillim të mirë: faktin që palët politike, shumica e tyre, gjetën kohën, mundësinë, maturinë, kryeneçësinë që një reformë kushtetuese duhet parë me sinqeritet.

PD pas deklaratës së ambasadës amerikane: "Nuk po bllokojmë. PS kërkon dy standarde vettingu". Heshtje nga delegacioni i BE-së

Postuar në 20 Korrik, 2016 23:28

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së papritur të ambasadës amerikane në Tiranës, sipas së cilës Lulzim Basha ka paraqitur propozime të reja. “Partia Demokratike e Shqiperise hedh poshte cdo pretendim se bllokimi i ndodhur oret e fundit vjen prej saj. Partia Demokratike rikonfirmon se negociatoret Bylykbashi, Agaci dhe Manjani te henen mbrema kane rene dakord qe formula e propozimit hibrid  per institucionet e vetingut do te perdoret edhe per Keshillin e Larte Gjyqesor dhe Keshillin e Larte Prokurorial.

Pages

Subscribe to RSS - vettingu