veto

Veto për "nacionalistin" Rama! Çfarë thonë analistët grekë? (Video)

Postuar në 20 Nëntor, 2016 12:14

Pas sinjaleve nga Athina zyrtare për pengim të hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë, disa analistë grekë ndajnë opinione të ndryshme për këtë qëndrim, teksa flasin për mikrofonin e Abc News. Ka prej tyre që veton greke e cilësojnë një mundësi të fundit të politikës së Athinës, ndërsa të tjerë bëjnë fajtor kryeministrin Rama për klimën e tensionuar Greqi- Shqipëri. Gazetarë dhe anlistë të gazetave kryesore shohin një situatë që mund të rrëshqasë kollaj në dëm të dy vendeve.

Hapja e negociatave, Athina drejt vetos për Shqipërinë në samitin e dhjetorit

Postuar në 11 Nëntor, 2016 14:17

Shqipëria mori rekomandimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, por kushtet e vendosura dhe për më tepër mungesa e një date në tekstin e progres raportit të Komisionit Europian e bëjnë edhe më komplekse situatën nisur edhe nga skepticimzmi i Athinës për të reaguar me veto ndaj sjelljes që po tregon Shqipëria në raport me fqinjin jugor.

Përshkallëzohet tensioni Tiranë-Athinë, Greqia paralajmëron veton për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Postuar në 30 Tetor, 2016 21:31

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar ashpër ndaj vendimit të kryebashkaikut të Himarës Gjergj Goro për prishjen e 19 shtëpive në Himarë. Një tjetër episod që i shtohet klimës së acaruar mes dy vendeve, të shenjuar ditët e fundit nga deklarata dhe kundërdeklarata për çështjen çame. Greqia e ka quajtur provokim lajmërimin e banorëve për prishjen e banesave në 28 Tetor, Ditën Kombëtare të “Jo-së” greke kundër fashizmit.

Reagon ambasadorja Tomasova: Vetoja ishte për reformat, jo për CEZ-in

Postuar në 02 Tetor, 2015 13:47

Në debatin politik të ditëve të fundit është deklaruar fakti që shitja e sektorit të shpërndarjes së energjisë për kompaninë çeke CEZ u bë edhe për të hequr veton e Çekisë për marrjen e statusit kandidat. Në kohën kur Shqipëria paraqiti kërkesën, Çekia kishte presidencën e radhës së Bashkimit Europian. Por ambasadorja e Republikës së Çekisë në Shqipëri ka mohuar se vendi i saj ka vendosur veto ndaj Shqipërisë, nisur nga marrëdhënia me kompaninë energjitike CEZ. Këtë deklaratë ajo e ka bërë gjatë një vizite në qytetin e Elbasanit. “Nuk besoj se probelmi kryesor është CEZ-i.

Pages

Subscribe to RSS - veto