vengu

Rasti Vëngu, "nipi i nomenklaturës" nuk është i vetmi me dyshtetësi në Ministrinë e Jashtme

Postuar në 25 Dhjetor, 2015 10:36

Në diplomacinë shqiptare, shefi i kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme, Pirro Vengu nuk është i vetmi nëpunës me dy shtetësi.
Në një përgjigje zyrtare drejtuar “Gazeta Shqiptare”, MPJ sqaron se në total janë 9 nëpunës që veç pasaportës shqiptare kanë edhe një tjetër të huaj. Ndërkohë që nuk preferon të bëjë publike emrat dhe funksionet që ata mbajnë në Shërbimin e Jashtëm, MPJ thotë se ky fakt nuk përbën skandal pasi sipas saj “Konventa e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike nuk e ndalon mbajtjen e dyshtetësisë për diplomatët.

Thirrja për ushtar në Greqi e shefit të Kabinetit të M. së Jashtëm: “As ai vetë nuk e di çfarë po ndodh”

Postuar në 21 Tetor, 2015 13:32

Para disa ditësh në media doli lajmi se shefit të Kabinetit të ministrit të Jashtëm, Pirro Vengu, i ka ardhur thirrja për ushtar nga Greqia. Një kërkesë kjo që lidhet patjetër me posedimin e nënshtetësisë greke nga personi në fjalë. Sot kjo çështje është diskutuar edhe në Komisionin Parlamentar me Jashtë, ku ndër të tjera, zv.ministri i Jashtëm, Selim Belortaja ka deklaruar si më poshtë: “Unë di vetëm sa di media. Është lajm i paverifikuar. As personi vetë nuk e di çfarë po ndodh. Pranon që ka marrë më parë një njoftim të tillë dhe e ka refuzuar në mënyrë kategorike”.

Subscribe to RSS - vengu