vendi i pare

Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë. 500 milionë dollarë më shumë sesa Bill Gates

Postuar në 27 Korrik, 2017 22:35

Pas një rekordi për vendin e parë si njeriu më i pasur në planet, drejtuesi i Microsoft, Bill Gates, ka zbritur në vend të dytë. Ai është zëvendësuar nga drejtuesi i Amazon, Jeff Bezos, pasuria e të cilit vlerësohet në 90 miliardë dollarë, ose 500 milioë më shumë sesa ajo e Gates. Lëvizjet në bursë të martën, rritën aksionet e Amazon me 1.6% që e përkthyer në pasuri të shtuar për Bezos shkon në 1.4 miliardë dollarë më shumë. Gates kryesonte listën e revistës Forbes për 18 vjet në 23 vitet e fundit dhe mbretërimit të tij i ka ardhur fundi.

Europa në vendin e parë për faqet pornografike të fëmijëve

Postuar në 04 Prill, 2017 10:41

Europa ka zëvendësuar Amerikën e Veriut për krijimin dhe aksesin në faqet e pornografisë së fëmijëve me 60% të shikueshmërisë së përgjithshme, sipas një raporti të publikuar  nga Observatori Britanik i Internetit (Internet Watch Foundation). Sipas raportit, 60% e URL-ve me pornografinë e fëmijëve janë identifikuar në Evropë duke përfshirë Rusinë dhe Turqinë, me një rritje prej 19 për qind krahasuar me vitin 2015. Amerika e Veriut kaloi e dyta me 37% nga  57% që ishte në vitin 2015.

Subscribe to RSS - vendi i pare