vellai

Vëllai djeg më në fund Isarain (Letra)

Postuar në 22 Tetor, 2018 16:44

Familja socialiste ekspozohet sërish për lidhje të zyrtarëve të saj me krimin. Ish-deputeti socialist Arben Isari ka dhënë dorëheqjen nga Drejtor i Patentave pas arrestimit të të vëllait për armebajtje pa leje dhe prodhim e mbajtje te lendeve narkotike.  Në letrën drejtuar ministrit Damian Gjiknuri dhe kryeminsitrit Edi Rama, ai shprehet se arsyeja është që të mos ndikojë direkt apo indirekt në punën e sistemit të drejtësisë.

Xhafa: Jam i pamposhtur

Postuar në 16 Maj, 2018 19:32

"Nëse mendoni se do më mposhtni e keni gabim". Ky ishte mesazhi që Fatmir Xhafa dha  në një konferencë të gjatë për shtyp ku "dekriminalizoi" veten nga situata juridike por edhe morale që ka shkaktuar çështja e vëllait të tij. 

Xhafaj nuk ikën, por hetimet le të vazhdojnë

Postuar në 16 Maj, 2018 12:11

Kryeministri Rama ka folur për herë të parë për audiopërgjimin që Partia Demokratike pretendon se lidhet me vëllain e ministrit të Brendshëm.

Në mbledhjen e grupit parlamentar kryeministri e ka quajtur akt mashtrimi me një material joautentik përmes të cilit synohet destabilizimi i qeverisjes dhe pengimi i hapjes së negociatave negociatave. Bindjen e tij kryeministri e bazoi në një ekspertizë të specializuar të materialit nga një prej studiove më të njohura ligjore sipas tij.

Fatmir Xhafës i kërkohet largimi

Postuar në 06 Gusht, 2016 13:00

Opozita ka përshkallëzuar sulmin ndaj kryetarit të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, duke kërkuar largimin e tij nga Komision, pas denoncimeve të bëra nga vetë Partia Demokratike për implikimin e vëllait të Xhafës në trafik ndërkombëtar të drogës.

Subscribe to RSS - vellai