veliaj

Veliaj para, qeveria mbrapa

Postuar në 16 Prill, 2016 18:18

Në kulmin e debatit për ndërtimin e këndit të Lodrave në Parku e Liqenit Artificial qeveria ka dalë në mbështetje të kryebashkuakut Veliaj, të cilit i ka kërkuar të mos tërhiqet nga projekti. Është zv/ kryeministri Niko Peleshi që garantoi mbështetjen e qeverisë posaçërisht për Veliajn, duke e inkurajuar të vazhdojë punimet. Peleshi i bëri këto deklarata nga Korça ku mori pjesë në inagurin e një qendre që do të quhet "qyteti i Fëmijëve".

Veliaj paralajmëron fundin e Nishanit

Postuar në 13 Prill, 2016 14:13

Presidenti Nishani dhe kryebashkiaku Veliaj janë përfshirë sërish në replika, pasi kreu i shtetit një ditë më parë priti përfaqësues të shoqërisë civile që janë kundër ndërtimit të parkut të lokrave në Liqenin Artificial. Sot kryebashkiaku Veliaj shfrytëzoi diskutimin e planit të qendrës me banorë të një njësie në Tiranë për t’i treguar presidentit se karriera e tij politike është drejt fundit. “Do i bashkohet Strazimirit me patllake në brez të protestojë kundër lojërave të kalajmve, do hyjë në historinë botërore si i vetmi president që shkon të prishë lojërat e fëmijëve.

Sheshi “Skënderbej”, aventurizmi i radhës

Postuar në 12 Prill, 2016 14:20

Gjatë fushatës për zgjedhjet lokale më tërhoqi  vëmendjen posteri elektoral me të cilin u paraqit Erjon Veliaj. Krahas fytyrës së tij rinore dhe sfondit mavi, atje paraqitej me vizë të bardhë edhe një sky-line i pamjes veriore të qendrës së kryeqytetit.

Topat e propagandës dhe patllakja e Strazimirit

Postuar në 30 Mars, 2016 17:35

Deputeti Gent Strazimiri është vënë papritur në qendër të debatit politik të ditëve të fundit për akuzën e ngritur ndaj tij nga organet e rendit për armëmbajtje pa leje, si dhe për shfaqjen e tij me këtë armë pa leje në protestën e organizuar nga opozita tek sheshndërtimi i Bashkisë së Tiranës brenda Parku të Liqenit Artificial Shfaqja e tij me patllake në një tubim proteste (nëse akuza rezulton e vërtetë) është realisht e dënueshme, aq më tepër nëse kjo armë është edhe pa leje.

PD del në konkluzionin se Erion Veliaj gënjen, thirrje Llallës të hetojë

Postuar në 28 Mars, 2016 11:39

Partia Demokratike doli sot në një konferencë për t’i bërë thirrje të përsëritur prokurorisë, të veprojë për denoncimet e njëpasnjëshme që janë bërë për ndërtimin e këndit të lojrave te Parku i Liqenit dhe denoncimet për dhunë ndaj protestuesvve. Deputeti Gerti Bogdani renditi disa nga arsyet pse Partia Demokratike i është drejtuar Prokurorisë.

“Nuk ka bërë ASNJE konsultim publik ashtu si e parashikon ligji.

Nuk ka një projekt përfundimtar por një projekt që ndryshon sipas rastit, kundër çdo parimi ligjor.

Nuk ka leje mjedisore e as studim mjedisor.

Veliaj i shpall luftë obezitetit të fëmijëve. Terrene sportive me partneritet publik privat

Postuar në 20 Mars, 2016 13:03

Bashkia e Tiranës do të do të ndihmojë çdo investim që bëhet për sportin, duke marr përsipër punimet dhe ndërhyrjet në infrastrukturë, për të siguruar aksesueshmërinë për qytetarët, përfshi rrugët, kanalizimet. Kështu deklaroi kryebashkiaku Erion Veliaj teksa mori pjesë në fillimin  e punimeve për ndërtimin e një kompleksi sportiv, që do të zbatohet me partneritet publik privat.

Më parë Bashkia, pastaj Tirana dhe qytetarët

Postuar në 17 Mars, 2016 16:58

Prej disa kohësh Bashkia e Tiranës dhe drejtuesi i saj, Erjon Veliaj, janë vënë në qendër të vëmendjes për disa nisma, të cilat në rastin më të mirë kanë nevojë për diskutim, kurse në rastin më të keq, thjesht duhen pezulluar se kanë shkelur ligjin. Ndërtimi te Parku i Liqenit duhet diskkutuar, pa folur këtu për lejen e ndërtimit, ndërkohë që konçesioni te Parku Rinia dhe ndryshimet në paketën fiskale, kanë anashkaluar ligjin.

Busti i Papa Françeskut – të premten u miratua në Këshillin Bashkiak sot u vendos. Presidenti falënderon Papën për shenjtërimin e Nënë Terezës!!!

Postuar në 15 Mars, 2016 15:40

Në 4 shtator të këtij viti njoftohet se Nënë Tereza do të shpallet shenjtore. Dhe politika shqiptare ka vendosur të jetë mirënjohëse për Shenjtërimin, duke përuruar një bust për Papa Françeskun në Tiranë. Ja sa çfarë tha Presidenti Nishani në fjalën e tij: “Dekreti i shpalljes Shenjtore të Nënë Terezës, që pritet të firmoset nga Ati i Shenjtë, e shndërron këtë moment në një nga ditët më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar.

Rastësisht “Superman” (Video)

Postuar në 14 Mars, 2016 13:04

Në Ditën e Verës kryebashkiaku Veliaj u shfaq me bluzën e "Superman-it" (njeri me aftësi të jashtëzakonshme), e cila sipas tij ishte e vetmja në dollap që mund t’u përshtatej fëmijëve, por që mesa duket i vjen përshtat edhe vetë atij për misionin që i ka vënë vetes.

Kallzim penal Erion Veliajt për parkimin nëntokësor te parku “Rinia”

Postuar në 07 Mars, 2016 19:54

Partia Demokratike dorëzoi sot në Prokurori një kallëzim penal ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me dhënien me koncesion të parkingut tek parku Rinia.Sipas Partisë Demokratike kryebashkiaku Veliaj zbatoi ligjin  e gabuar në mënyrë që të shmangte ato hallka proceduriuale të detyrueshme siç ishte negociimi me operatorin e renditur i pari, “Shoqëria Tajvan SH.P.K”, shmangu dhënien e miratimit me shkrim, të detyrueshëm, nga ana e njësisë së trajtimit të koncesioneve “Atrako” dhe ia dërgoi Këshillit Bashkiak për të marrë vendim në lidhje me miratimin e kushteve të kon

Pages

Subscribe to RSS - veliaj