vdes

Nën hetim mjekë të QSUT dhe maternitetit për vdekjen e një 35 vjeçareje dhe foshnjës së saj

Postuar në 16 Shtator, 2016 11:20

Policia e Tiranës ka nisur të bëjë verifikimet e para për shkaqet e vdekjes së një 35 vjeçare shtatzanë në muajin e nëntë. Hetimi përfshin shkaqet e vdekjes së gruas dhe foshnjës së saj dhe rolin e mjekëve të maternitetit "Koço Glozheni" dhe të urgjencës së QSUT në kryeqytet. Janë familjarët që akuzojnë mjekët për neglizhencë dhe mungesë kushtesh. Dëshmia e kunatit të 35 vjeçares me inicialet A. Ç:

Vdes bosi i Cosa Nostra-s, Bernardo Provenzano

Postuar në 13 Korrik, 2016 17:20

"Vdiq si bos, pa thënë asnjë fjalë më shumë se ato që  do të thoshte një kokë e mafias", shkruan gazeta italiane “La Stampa” për Bernardo Provenzano-n,  kapon e Cosa Nostra-s që ndërroi jetënë në spitalin e Milanos, ku ishte shtruar pas problemeve të rënda shëndetësore.

I lindur më 31 janar 1933, Provenzano e filloi aktivitetin mafioz në 1963 i njohur me nofkën ‘Kumbari” dhe për 43 vjet qëndroi i fshehur deri në 2006 ku u kap shumë afër shtëpisë së tij në Corleone të Siçilisë. Bernardo Provenzano ishte krahu i djathtë i Toto Rinës dhe njihej për karakterin e tij të dhunshëm.

Vdes pas sulmit me thikë deputetja britanike, ishte pro qëndrimit të vendit në BE (Foto)

Postuar në 16 Qershor, 2016 18:36

Anglia është shokuar nga ngjarja e kësaj të enjte. Deputetja e Partisë Laburiste, Jo Cox, ndërroi jetë  pasi u qëllua të enjten me armë zjarri, dhe u godit me thikë nga një person në qytetin në Lidsit. Dëshmitarët në vendngjarje thanë se deputetja 41-vjeçare u qëllua 2 herë herë në trup dhe një herë në kokë, e ndërsa ishte e plagosur në tokë, agresori e goditi me shkelma dheme thikë.

Pages

Subscribe to RSS - vdes