vala e dyte

Fundi i valës së dytë? Rënie rajonale e infektimeve me CoVid-19

Postuar në 14 Dhjetor, 2020 21:04

Në disa vende të Ballkanit, numri i rasteve të reja është në rënie. Kështu, në Serbi, autoritetet shëndetësore raportojnë për 4 932 raste të reja në 24 orët e fundit dhe 49 viktima. Shifrat e të infektuarve të rinj janë në rënie për të disatën ditë radhazi.

Parandalimi i valës së dytë, ku gaboi Italia?

Postuar në 26 Tetor, 2020 09:54

Nëse u hedh një sy lajmeve të Italisë në këtë moment, të krijohet përshtypja se je ende në mars. Spitale të reja Covid, mjekë të tejlodhur dhe viktima janë ato çka dominojnë titujt kryesorë. Të mërkurën, numri i të vdekurve arriti në 125 në një periudhë 24-orëshe për herë të parë që nga maji kur ky vend ishte ende në karantinë dhe shihej si paralajmërues i asaj që do të vinte.

Vala e dytë në Itali, Covid-19 rikthehet në të gjitha rajonet  

Postuar në 12 Shtator, 2020 09:53

Italia po përjeton valën e dytë të koronavirusit. Numri i rasteve të reja vijon të shënojë rritje. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, janë regjistruar 1 616 raste të reja, ndërsa një ditë më parë ishin 1 597.

Në Europë po shihen shenjat e një vale të dytë të pandemisë

Postuar në 28 Korrik, 2020 13:17

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka paralajmëruar se në Europë po shihen shenja të një vale të dytë të koronavirusit. Gjatë një vizite në Nottingham, Johnson ka mbrojtur vendimin e qeverisë së tij për të karantinuar me 14 ditë çdo person që hyn në vend nga Spanja.

Ajo që ne duhet të bëjmë është të marrim vendime të shpejta dhe të vendosura aty ku mendojmë se ka rrezik vatrash sërish. Të jemi fare të qartë rreth asaj që po ndodh në Europë. Mes disa prej miqve tanë europianë, kam frikë se po shihen shenjat e një vale të dytë të pandemisë

Nuk ka siguri për një valë të dytë. Nuk ka krahasim me 1918-ën, sepse nuk kemi epidemi Gripi

Postuar në 27 Korrik, 2020 14:06

 

Massimo Galli, president i Shoqatës Italiane të Sëmundjeve Infektive dhe Tropikale shpjegon për Avvenire situatën epidemike në Italinë fqinje, duke bërë thirrje që të shmangen krahasimet me përvojën e vitit 1918. Ndër të tjera edhe për një arsye jo të parëndësishme: Nuk kemi të bëjmë me Grip, as me virus gripi, por me një familje tjetër virusesh. Në këtë kuptim, vala e dytë është e pasigurtë nëse do të rishfaqet, por edhe nëse kjo ndodh, sipas Galli-t, sistemi shëndetësor është më i përgatitur dhe nuk do të shohim më pamjet e shkurt – marsit 2020.

Pipero: Vala e dytë, më e dobët. Riinfektimi, shumë i rrallë. Protokollet tona të mjekimit të CoVid-19

Postuar në 26 Prill, 2020 16:33

Në spitalet ku po kurohen të sëmurët me Covid-19, janë disa skemat e mjekimit që po ndiqen nga stafi shëndetësor. Baza e trajtimit mbetet hidoksiklorokina, e cila kombinohet me medikamente të tjera, që ndryshojnë nga një pacient te tjetri. Në një bisedë në Skype me studion e lajmeve në TvT, mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, tha se janë disa faktorët që përcaktojnë se cila skemë mjekimi ndiqet me secilin pacient.   

Subscribe to RSS - vala e dyte