ushtaret greke

Nis identifikimi i ushtarëve grekë përmes ADN-së

Postuar në 07 Shkurt, 2018 12:44

Nis krijimi i bazës së të dhënave  të ADN-së për të identifikuar të rënët e luftës italo-greke. Procesi i identifikimit të eshtrave të zbuluara, kërkon marrjen e dy mostrave të gjakut përkatës nga të afërmit e të ndjerit dhe veçanërisht 1 mostër nga "linja" amtare dhe një mostër nga linja  "atësore".

Nga Tepelena në Korçë, gërmimet për ushtarët grekë

Postuar në 21 Janar, 2018 12:04

Në ora 11 sipas kohës lokale, në Dragot të Tepelenës  nën mbikëqyrjen e komisionit dypalësh dhe në prani të ekspertëve, grekë dhe shqiptarë do të fillojnë gërmimet për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke.
Agjencia amna.gr njofton se për gërmimet do të përdoren kryesisht harta italiane të kohës së luftës dhe dëshmitë e banorëve të zonës. Gërmimet do të shtrihen deri në Korçë, ku mendohet se janë varrosur rreth 6,800 deri 8,000 grekët të cilët u vranë në mes të nëntorit 1940 dhe prillit 1941.

“Nuk ka varreza të reja për ushtarët grekë“

Postuar në 11 Janar, 2018 15:44

Procesi për identifikimin e trupave të rënë gjatë luftës italo-greke, pas vendimit të muajit dhjetor do të nisë nga puna në terren, sipas një harte të miratuar nga komisioni i përbashkët. Gjeneral Dedë Prenga, kryetar i komisionit shtetëror, në një intervistë për Tema Tv tregon detajet e marrëveshjes, ndërsa hedh poshtë zërat për ngritjen e varrezave të reja.

Më 18 Janar nisin kërkimet për varret e ushtarëve grekë

Postuar në 22 Dhjetor, 2017 17:27

Më 18 janar do të fillojë kërkimi, zhvarrimi dhe  identifikimi i ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke të viteve 1940-1941, sipas saj që është rënë dakord mes dy qeverive. Mediat greke raportojnë se puna do të fillojë nga zona e Dragoit në Elbasan. Ky vendim është arritur nga Komiteti i Përbashkët i ekspertëve mes Greqisë dhe Shqipërisë, i cili mblodh në Athinë pas vendimit të qeverisë shqiptare për të nisur zbatimi i marrëveshjes përkatëse dypalëshe.

Pirua i Parlamentit shqiptar

Postuar në 24 Janar, 2017 12:23

Lajmi – foto i disa ushtarëve grekë me origjinë shqiptare që bëjnë shenjën e shqiponjës, ka mbërritur deri te pragu i nuhatjes politike të deputetëve shqiptarë. Që ndonjë gazetar “patriot” që ka marrë përsipër të provojë edhe autoktoninë e reve në Shqipëri të mund të shkruajnë ndonjë fjalë qiriri për këtë ngjarje pritet, por që deputetë të Komisionit të Sigurisë të mbajnë shënim për të kërkuar zgjidhje diplomatike, kjo është diçka që nuk është shumë normale.

Subscribe to RSS - ushtaret greke