urrejtja ideologjike

Realizmi Socialist, si uzinë e prodhimit të urrejtjes ideologjike

Postuar në 15 Prill, 2017 12:23

Realizmi socialist që nga lindja e vet si rrymë letrare ka qenë një rrymë e panatyrshme, sepse duke u imponuar nga ideologjia bolshevike dhe nga shteti totalitar sovjetik, në plan të parë e ka pasur imponimin e diktatit ideologjik mbi artin, e jo përjetimin dhe afirmimin e vlerave estetike. Objektivi kryesor i realizmit socialist, që nga akordi ndërmjet Stalinit e Gorkit në vitin 1932, për konstituimin e një modeli normativ letrar, ishte glorifikimi i socializmit dhe i atdheut ku ai u instalua për herë të parë dhe denoncimi i armiqve të socializmit e të BRSS-së.

Subscribe to RSS - urrejtja ideologjike