universi

Ka prova se Universi është një hologramë

Postuar në 30 Janar, 2017 18:42

Universi nuk është gjë tjetër veçse një kompleksitet hologrami. Në këtë përfundim kanë dalë jnë grup kërkimor shkencor me studius nga Britania e Madhe, Kanadaja dhe Italia. Në sajë të kërkimeve të bëra nga fizikantë dhe astrofizikantë, duke studiuar parregullsitë në fushën e mikrovalëve kozmike, apo dritës që la pas Big Bang-u dhe krijimi i Universit  vlerësohet se ka prova të forta që mbështesin teorinë e një shpjegimi holografik.

Në univers ka 2 trilionë galaktika

Postuar në 14 Tetor, 2016 23:24

Në univers ndodhen 10 herë më shumë galaktika nga sa mendohej deri më tani. Nga analizat e kryera mbi fotografimet e satelitëve dhe teleskopëve, kërkues në universitetin e Nottingham dalin në konkluzionin se ka 2 trilionë galaktika. Analiza u krye mbi bazë modelesh matematikorë, duke korrigjuar atë që “nuk dukej” deri më tani e që ishte 90% e numrit të galaktikave. Një prej studiuesve ka vënë në dukje edhe një hollësi që duhet kuptuar: nuk është fjala se ka 10 herë më shumë yje, por se këta yje janë të ndarë në shumë më tepër galaktika nga sa mendohej deri më tani.

A është jeta e parakohshme parë nga perspektiva kozmike?

Postuar në 02 Gusht, 2016 01:49

Një studim i ri teorik mbi universin, realizuar nga Qendra për Astrofizikë Harvard – Smithsonian, sugjeron se jeta siç e njohim ne, është e parakohshme, parë nga një perspektivë kozmike. “Nëse pyesni kur mund të shfaqet jeta? Mund të përgjigjeni me naivitet: Tani. Por na rezulton se shansi për ekzistencën e jetës është shumë më i madh në të ardhmen e largët”, deklaron autori kryesor i studimit, Avi Loeb. Jeta në Tokë nisi 4.5 miliardë vjet më parë në një univers që vlerësohet si 13.8 miliardë vjet i vjetër.

Relativiteti i Përgjithshëm vlen vetëm në universin tonë katërdimensional

Postuar në 20 Shkurt, 2016 18:26

Kërkuesit në Universitetin e Cambridge dhe Queen Mary në Londër kanë arritur të realizojnë një eksperiment që hedh një dritë të re kuptimin e teorisë së relativitetit të përgjithshëm dhe kufizimeve të saj. Përmes një superkompjuteri ata kanë stimuluar krijimin e një vrime të zezë me formën e një unaze shumë të hollë, e cila nxit krijimin e disa “gungave” të lidhura mes tyre nga unaza që hollohen me kalimin e kohës. Ato bëhen kaq të holla saqë me kalimin e kohës tjetërsohen në një seri vrimash të zeza në miniaturë, njësoj si përhapja e valëve të ujit.

Universi i vëzhgueshëm në një imazh të vetëm

Postuar në 02 Janar, 2016 23:04

Një muzikant, Pablo Carlos Budassi, ka krijuar në një imazh të vetëm atë që konsiderohet si universi i vëzhgueshëm. Ai ka shfrytëzuar hartat logaritmike të universitetit të Princeton dhe imazhe të NASA-s. Në qendër është sistemi diellor dhe Dielli ynë, të pasuar nga Rruga e Qumështit, krahu i Perseut në galaktikën tonë, një unazë e galaktikave më të afërta si Andromeda dhe pastaj me radhë. 

A janë Hapësira dhe Koha të ndashme apo të vazhdueshme?

Postuar në 25 Tetor, 2015 15:02

Ndaj një kilometër përgjysmë dhe përftohet një gjysmë kilometri. Ndaj gjysmën e kilometrit, përftimi është një çerek, e kështu me radhë, derisa arrin të shkëpusësh një gjatësi më të shkurtër se diametri i një atomi. A mund të vazhdojmë pafundësisht kjo ndarje, apo diku në fund do të arrijë një kufi: shenja më e shkurtër ndarëse në vizoren universale?

Radioteleskopi më i avancuar në botë po ndërtohet në Kinë(video)

Postuar në 17 Tetor, 2015 12:55

Kina po ndërton një radioteleskop i cili mendohet se do ta vendosë në krye të listës së vendeve që detektojnë sinjale nga çdo pjesë e vëzhgueshme e universit. 500 m diametri na hapje, Radio Teleskopi Sferik është duke përfunduar në rajonin jugperëndimor të Guizhou. Është në proces edhe instalimi i 4450 njësive reflektor, që përmirësojnë saktësinë e teleskopit në fjalë. Çdo panel është një trekëndësh barabrinjës me gjatësi brinje 11 m, me kabllo të fiksuara pas çdo paneli, që garanton marrjen në kënde të ndryshme.

"Bota është një krijim artistik, realizuar sipas një stili shumë të veçantë”

Postuar në 24 Gusht, 2015 23:39

Nobelisti në fizikë, Frank Wilczek, ka dhënë një intervistë për gjermanen “Spiegel”. Universi, njeriu, e bukura, këto janë temat për të cilat flet Wilczek, që sheh tek arti dhe te shkenca dy fusha që “aktivizojnë të njëjtat qendra të trurit”. Më poshtë disa pyetje – përgjigje nga intervista:

SPIEGEL: Në librin tuaj të ri, “Një pyetje e bukur”, ju shkruani se fizika i drejtohet sensit tonë të së bukurës. A ju frymëzon arti kur studioni ligjet e natyrës?

Zbulohet një strukturë kozmike që “nuk duhet të ekzistonte”

Postuar në 08 Gusht, 2015 06:59

Astronomët besojnë të kenë zbuluar një strukturë të përbindshme kozmike, që konsiston në një unazë galaktikash me madhësi 5 miliardë vjet dritë diametër. Ajo ndodhet 7 miliardë vjet dritë larg dhe u zbulua përmes dedektimit të shpërthimeve të rrezeve gama. Nëse ky “objekt” do të rezultojë me të vërtetë një strukturë kozmike, atëherë me siguri modelet kozomologjike të deritanishme do të duhet të rishikohen. Shpërthimi i rrezeve gama ndodh kur një yll arrin fundin e vet dhe pas implodimit të tij formohet një vrimë e zezë. Një sasi shumë e madhe energjie shpërthen në formën e rrezeve.

Pages

Subscribe to RSS - universi