unaza

Davaxhiu i Përparimit!

Postuar në 06 Dhjetor, 2018 11:16

I paburrë për t'i përballur me banorët e Astirit që kundërshtojnë prishjen e shtëpive që preken nga zgjerimi i Unazës, kryebashkiaku Veliaj po bën çmos për të krijuar përshtypjen se minoranca bllokuese siç e quan ai nuk do ia dalë të pengojë përparimin sipas një vizioni që po gjen mirëkuptim te një shumicë të ardhurish që tashmë i kanë mbledhur plaçkat. Bashkia përcolli në media një material ku Veliaj është gdhirë nga Astiri për të pirë kafen dhe rakinë e mëngjesit me progresistët e Astirit.  

"Fresk Veliaj consortium"/Top-Channel tejkalon planin: I njëjti lajm publikohet në dy ditë

Postuar në 29 Nëntor, 2018 16:50

Erjon Veliaj është në politikë dhe atij i duhet që të manovrojë me shumëçka për të arritur objektivat e tij. Kjo kuptohet edhe pse marifetet e këtij pinoku politik janë komike aq sa zbardhin se ai jeton dramën e mosrealizimit të vetes. Por politika politikë. E keqja, apo qesharakja, komikja, groteskja, çfarë të duash mund ta quajmë këtë, është me median. Me një pjesë të saj, mes të cilave edhe dy televizionet Tv Klan dhe top-Channel. Ky i dyti është më origjinal, ndërkohë që i pari dallon që e ka për “hall” hosananë ndaj kreybashkiakut.

Vëllezërit gënjeshtarë!

Postuar në 27 Nëntor, 2018 16:18

Prej dy ditësh Bashkia po u servir mediave videodëshmi nga shembja e shtëpive që sipas saj kanë nisur në Unazën e Madhe pas reflektimit të banorëve. Këto lajme janë shoqëruar edhe me entusiazmin e kryetarit të Bashkisë dhe kryeministrit në rrjetet sociale, që tregojnë edhe me foto sesi populli ka ndërruar rrugë për të mos i shkuar më mbrapa Lulzim Bashës, por Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

E gjetën edhe Gjykatën Kushtetuese!

Postuar në 23 Nëntor, 2018 14:04

Në sqarimin që qeveria po i bën situatës te Unaza e Re dhe vendosmërisë për të prishur pa dëmshpërblim shtëpitë e disa banorëve që preken nga gjurma e projektit është përfshirë edhe Gramoz Ruçi, enturazhi i vjetër i Partisë Socialiste.

Ky personazh del në skenë sa herë e majta Socialiste  kërkon t'i prezantohet popullit si  një forcë që ka në arsenalin e saj, figura fjala e të cilëve zë vend, sepse në këtë rast flet Partia. Ja çfarë ka deklaruar Gramoz Ruçi në Libofshë për banorët e Unazës që protestojnë kundër prishjes së shtëpive.

Pallati i Dash Pezës dhe protesta e "shpellarëve"! (Video)

Postuar në 22 Nëntor, 2018 22:16

Pretendimi i shumicës në pushtet se mban me trimëri dhe vendosmëri llogoren që lufton paligjshmërinë dhe dhunën është as më shumë e as më pak, perifrazim i asaj që thotë populli në të tilla raste, ditë e re zakon i ri.

Zotërinjtë që sot përfaqësojnë edhe ligjin edhe Maliqin duke etiketuar si shpellarë njerëzit që protestojnë për shtëpitë e tyre nuk kanë zbritur nga ndonjë planet tjetër dhe as janë rishtarë në katrahurën që i ka shkaktuar politika këtij vendi, ku ata janë po aq përgjegjës sa pala që sot është në opozitë.

Pages

Subscribe to RSS - unaza