udhezimet

OBSH lëshon udhëzime të reja për trajtimin e pacientëve me Covid-19

Postuar në 26 Janar, 2021 15:16

Beteja me virusin SARS-Cov-2 është një përvojë e re edhe për komunitetin shkencor. Më shumë se një vit pas rastit të parë në Kinë, virusi ruan ende të panjohura. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) lëshoi ​sot ​këshilla të reja klinike për trajtimin e pacientëve me COVID-19, përfshirë ata që shfaqin simptoma të vazhdueshme pas shërimit. OBSH këshilloi përdorimin e dozave të ulëta antikoaguluesish për të parandaluar mpiksjen e gjakut.

Komisioni Europian miraton udhëzimet e përgjithshme për transportin e udhëtarëve

Postuar në 13 Maj, 2020 17:56

Komisioni Europian ka miratuar disa udhëzime për lëvizjen e njerëzve në zonën Shengen pas lehtësimit të masave për frenimin e epidemisë së koronavirusit. Udhëzinmet përfshijnë të gjitha mjetet e transportit. 

Kështu pasagjerët do të duhet të mbajnë maska, ata inkurajohen të blejnë bileta dhe të bëjnë rezervime online. Në pikat e kontrollit do të aplikohet distanca fizike, në vende tranziti do të eliminohen pajisje që nxisin grumbullime njerëzish, ndërkohë që në autobuzët e transportit nga terminali në avion do të ketë më pak njerëz. 

Teherani zyrtar paralajmëron: Nëse nuk ndiqen udhëzimet do të vdesin 3.5 milionë iranianë nga CoVid 19

Postuar në 17 Mars, 2020 15:18

Autoritetet iraniane kanë paralajmëruar se nëse shoqëria nuk respekton rregullat e karantinës atëherë me miliona njerëz do të vdesin. Mesazhi është përcjellë nga një televizion shtetëror pasi Ayatollah Khamenei urdhëroi kufizimin e lëvizjes në vend. Irani është vendi më i goditur nga koronavirusi në Lindjen e Mesme me 9 rastë në çdo 10 të raportuar.

Subscribe to RSS - udhezimet