Turqia

Armenia: Jemi gati për normalizim të marrëdhënieve me Turqinë

Postuar në 15 Shkurt, 2023 18:48

Tërmeti në Turqi është shfrytëzuar për të përcjellë mesazhe diplomatike që përndryshe do të kalonin si rutinë. Ministri i Jashtëm i Armenisë, Ararat Mirzoyan, i ka deklaruar homologut të tij turk, Mevlut Cavusoglu se Armenia është e gatshme dhe e interesuar për vendosjen e marrëdhënieve normale mes të dyja vendeve.

Do të doja t’ju siguroja se ne duam të rivendosim paqen në rajon dhe të sjellim në normalitet marrëdhëniet me Turqinë për një përmbushje të marrëdhënieve diplomatike me të

Fatkeqësia e tretë më e madhe sizmike në Turqi që nga 1668

Postuar në 06 Shkurt, 2023 14:09

Tërmeti që goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë mëngjesin e datës 6 shkurt 2023 ka marrë deri më tani 1014 jetë njerëzish dhe plagosur 5000 të tjerë. Goditja kryesore u ndje në provinën e Kahramanmaraş dhe pati magnitudë 7.7, rreth 10 km nën tokë.

Tërmeti është pasuar deri më tani nga 100 pasgoditje, një pjesë e të cilave me magnitudë 6. Goditjet janë ndjerë edhe në Siri dhe Liban. 

Turqia, problemi i NATO-s. Nuk ka analogji mes invazioneve të SHBA dhe atij rus

Postuar në 03 Shkurt, 2023 13:41

Ish-kreu i forcave të NATO-s në Europë, James Stavridis ka deklaruar në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se Turqia është aktualisht pika kryesore e mosmarrëveshjeve dhe ndasive në NATO.

Turqia reagon ndaj diplomacisë së izolimit. Paralajmëron për kujdes qytetarët e vet në Europë dhe SHBA

Postuar në 29 Janar, 2023 14:44

Turqia ka lëshuar së fundmi paralajmërime për qytetarët e vet që udhëtojnë drejt SHBA dhe Europës.

Turqia bllokon Suedinë, Finlanda: Aplikojmë më vete për në NATO

Postuar në 24 Janar, 2023 12:54

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, Ka deklaruar se Turqia do të kundërshtojë anëtarësimin e Suedisë në NATO, pas akteve të djegies së Kuranit para ambasadës turke në Stokholm.

Është e qartë se ata që lejuan një skandal të tillë jashtë ambasadës së vendit tonë nuk mund të presin ndonjë favor prej nesh lidhur me aplikimin e tyre për anëtarësim në NATO

është shprehur Erdogan në një konferencë për shtyp. Sipas tij fakti që akti u konsumua para ambasadës turke e shndërron çështjen në një problem fetar dhe kombëtar për Turqinë.

Turqia dhe Greqia po përpiqen t’i rezistojnë të ardhmes

Postuar në 12 Janar, 2023 12:03

Konflikti dhe rivaliteti greko-turk mbi kërkimet e hidrokarbureve në Mesdhe nuk po konsideron një problem më të madh që është mjedisi dhe e ardhmja e afërt e basenit që është një ndër zonat ëm të rrezikuara në botë.

Bullgaria merr akses në terminalet turke të gazit

Postuar në 04 Janar, 2023 17:11

Bullgaria ka marrë sot akses në terminalet turke të gazit duke zëvendësuar kështu furnizimin me gazin rus, ndërprerë për shkak të sanksioneve.

Sitki Ayan/Njeriu i afërt i Erdogan ekspozohet si lidhje kryesore e iranianëve për anashkalimin e sanksioneve të SHBA

Postuar në 08 Dhjetor, 2022 20:41

Gazeta “Politico” raporton sot për përfshirjen në trafikimin e naftës iraniane përmes linjave turke të rrethit të brendshëm të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Emri që del në sipërfaqe është ai i Sitki Ayan, një njohje e vjetër e shkollës e Erdogan që përmes kompanive të tij që organizon nxjerrjen e naftës iraniane drejt Kinës dhe Rusisë, duke shamngur sanksionet e SHBA. Çështja dokumentohet edhe nga

Turqia nuk do të tolerojë zgjerim as me një centimetër në Egje nga Greqia

Postuar në 11 Nëntor, 2022 18:16

Gazeta greke “Kathimerini” i ka marrë një intervistë admiralit turk në pension, Cihat Yayci, i konsideruar si një ndër përpiluesit e doktrinës “Atdheu Blu”. Doktrinë kjo që në Greqi konsiderohet si revizioniste, madje ekspansioniste për ndarjen e hapësirës detare në Egje. Më poshtë një pjesë e intervistës në shqip me titull nga ResPublica:

Intervistoi: Athanasios Katsikidis

BE nuk do pranojë një satelit të Turqisë në Adriatik. SHBA po kërkon zëvendësuesin e Ramës

Postuar në 16 Tetor, 2022 14:09

Stavros Tzimas i gazetës greke “Kathimerini” ka publikuar sot një opinion mbi atë që e quan vallëzimi i çuditshëm i Edi Ramës me Erdoganin”. Shkak është fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë në KiE gjatë të cilit ka rënë në sy mbrojtja që z. Rama i ka bërë presidentit turk. Asgjë nuk e ka pishur humorin e të pranishmëve lidhur me raportin e Dick Martyt, sipas Tzimas ka qenë avokatia e Edi Ramës për Erdogan që ka çuar në refuzimin e darkës së punës të thirrur prej tij.

Pages

Subscribe to RSS - Turqia